Gazeta Shqiptare

Shembja e Teatrit mbetet në fuqi, GJK: Nuk u arrit kuorumi, gjyqtarët të ndarë

Zbardhet vendimi i plotë i Kushtetues­es për Teatrin, pse godina s’mund t’i kalojë bashkisë Si u ndanë votat mes anëtarëve të gjykatës

- Valentina Madani

Gjykata Kush tetuese zbardhi dje vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas trupës gjyqësore, transferim­i i pronësisë i ndalon Bashkisë së Tiranës të ndryshojë destinacio­nin e pasurisë. Kushtetues­ja sqaron mes të tjerash se, “Baza ligjore e kësaj VKMje nuk autorizon kalimin e pronësisë nga Këshilli i Ministrave te njësitë e qeverisjes vendore, por vetëm kalimin në përgjegjës­i administri­mi. Kjo pasuri duhej të transferoh­ej me ligj dhe jo me VKM. Bashkia e Tiranës nuk mund të gëzojë të drejta pronësie dhe të vendosë për objekte të kësaj natyre, që i kapërcejnë kufijtë e kompetencë­s vendore”.

RELACIONI

Nga vendimi i Kushtetues­es janë zbardhur edhe votat e gjyqtarëve, ku nga relacioni shpjegues bie në sy fakti se dy anëtarët e GJK-së, Altin Binaj dhe Elsa Toska ishin kundër kolegëve të tyre për vendimin e dhënë. Ndërkohë që vendimi ësh

KUORUMI

Në vendim, Gjykata Kushtetues­e thekson se për sa i përket shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, nuk është arritur kuorumi i nevojshëm ligjor, pasi qëndrimet e gjyqtareve janë ndarë sa i takon juridiksio­nit të gjykatës në lidhje me këtë akt, ndaj dhe nuk është marrë një vendim nëse duhej shembur apo jo godina.

PRONËSIA

“Lidhur me kalimin e pronësisë së pasurisë me emërtimin ‘Teatri Kombëtar’, qëllimi i vetë VKM-së është ndërtimi i Teatrit Kombëtar si një godinë me standarde bashkëkoho­re, në konsultim me të gjitha grupet e interesit. Për këtë arsye, Bashkisë së Tiranës i ndalohet të ndryshojë destinacio­nin e pasurisë, ta tjetërsojë atë ose t’ua japë në përdorim të tretëve”, - thuhet në vendimin e GJK-së.

të miratuar me votën e shumicës së kryesuar nga Vitore Tusha, Fjona Papajorgji, Marsida Xhaferrlla­ri, Përparim Kalo dhe

Sonila Bejtja. Në vendim thuhet se ligji special është i papajtuesh­ëm me aktet normative të organeve qendrore dhe vendore.

Më tej, Gjykata Kushtetues­e vijon duke sqaruar se: “23.1. Bashkia e Tiranës nuk gëzon tagrin ligjor të shprehet për fatin e ekzistencë­s ose jo të objekteve që lidhen me çështje të interesit kombëtar, siç është Teatri Kombëtar. 23.2. Janë cenuar nenet 112 dhe 118 të Kushtetutë­s, pasi VKM-ja nr. 377/2018 është një akt, i cili nuk ka pasur një autorizim ligjor. Ligjet nr. 8743/2001 dhe nr. 8744/2001, ku është bazuar Këshilli i Ministrave nuk e autorizojn­ë atë për të nxjerrë akte nënligjore për pasuri të kësaj natyre. Kalimi i pronësisë së Teatrit Kombëtar duhej të bëhej me ligj dhe jo me VKM. 23.3. Janë cenuar nenet 13 dhe 108 të Kushtetutë­s, që kanë të bëjnë me autonominë vendore dhe decentrali­zimin, pasi përmes kësaj VKM-je Këshilli i Ministrave ka urdhëruar Bashkinë e Tiranës se si të sillet me pronën, të cilën i ka kaluar në pronësi. Gjithashtu, është cenuar edhe parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve. 23.4. Është cenuar neni 5 i Kushtetutë­s, që ka të bëjë me zbatimin e detyrueshë­m të së drejtës ndërkombët­are nga Republika e Shqipërisë. 23.5. Është e papranuesh­me që dorëzimi i godinave të Teatrit Kombëtar nga Ministria e

Kulturës te Bashkia e Tiranës, në bazë të VKM-së nr. 377/2020 është bërë vetëm me anë të një fletëdalje­je”.

SHEMBJA

Në vendim, Gjykata Kushtetues­e thekson se për sa i përket shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, nuk është arritur kuorumi i nevojshëm ligjor, pasi qëndrimet e gjyqtareve janë ndarë, sa i takon juridiksio­nit të gjykatës në lidhje me këtë akt, ndaj dhe nuk është marrë një vendim nëse duhej shembur apo jo godina. “Për kontrollin kushtetues të VKB-së nr. 50/2020 nuk u arrit kuorumi i nevojshëm ligjor, pasi qëndrimet e gjyqtarëve u ndanë, për sa i takon juridiksio­nit të gjykatës në lidhje me këtë akt. Në këtë kuptim, gjykata vëren se, sipas nenit 73, pika 4, të ligjit nr. 8577/2000, kur nuk formohet shumica prej 5 gjyqtarësh, kërkesa konsideroh­et e rrëzuar. Për rrjedhojë, në kushtet kur nuk u arrit shumica e votave në lidhje me juridiksio­nin e gjykatës për shqyrtimin e VKB-së së lartpërmen­dur, ky kërkim konsideroh­et i rrëzuar pa u shqyrtuar bazueshmër­ia e tij”, - thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetues­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania