Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi i babë e bir në Elbasan, GJKKO kalon për gjykim Ardian Çapjan dhe tre bashkëpunë­torët e tij

-

TIRANË - Gjykata e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Jorgo Lekut për akuzën e vrasjes së dyfishtë në Elbasan në vitin 2012 Gentian e Nezir Beqiri. Gjithashtu, gjykata ndau dosjen për dy të pandehurit e tjerë, Florenc Çapja dhe Ervis Bardhi për shkak se janë në mungesë, janë të arrestuar, njëri në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetri në Greqi. Bazuar në rrëfimin e të penduarit të Drejtësisë, Ervis Bardhi, Prokuroria e Posaçme ngriti akuza për një nga të fortët e qytetit të Elbasanit, Ardian Çapja, për të cilin prokurorët e posaçëm kanë dyshime se ai urdhëroi e madje pagoi për vrasjen e

VRASJA E BABË E BIR

Ekzekutimi i Gentian Beqirit është kryer në gusht të vitit 2012, në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen "Sporti i vjetër" në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar, është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciato­r dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi, ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për "Shpërdorim detyre".

Gentian Beqirit dhe që më pas përveç tij u vra edhe i ati, Nezir Beqiri. Akuzat ndaj Çapjas lidhen me dyshime

për vrasje ne rrethana cilësuese, por edhe pjesëmarrj­e ne grup te strukturua­r kriminal, të njëjtat qe ishin ne fuqi edhe nga prokurorët e Elbasanit, që shpallën mos kompetencë­n duke e konsiderua­r si një histori që duhej zbërthyer nga prokurorët e posaçëm. Megjithatë, të njëjtat dyshime bëjnë bashkë në të njëjtën dosje edhe Florenc Çapja, që i shpëtoi rrjetës së policisë shqiptare gjatë aksionit "Krasta", por që u zbulua dhe u arrestua i fshehur në Dubai. Si bashkëpunë­tor konsideroh­et edhe bashkëpunë­tori i drejtësisë, Ervis Bardhi se bashku me Olsi Leku dhe Klajdi Dekolli. Krimi

tronditi vendin në gusht të vitit 2012, për shkak se dy viktimat u gjetën të pajetë ndonëse duhet të ruheshin nga policia mbeti i pazbuluar për një kohë të gjatë. Prokuroria e Elbasanit ra në gjurmë të Bardhit që më pas vendosi të flasë pasi ai u tradhtua nga gjurmë biologjike që kishin mbetur në një automjet. I riu tregoi se kur shkoi në banesën ku qëndronte nën arrest Gentian Beqiraj aty gjendej dhe i ati Neziri, kurse policët që duhet të qëndronin në hyrje kishin braktisur shërbimin dhe po ushqeheshi­n me byrekë. Së bashku me të në vrasje u angazhua edhe Olsi Leku, një tjetër autor që u arrestua në Greqi dhe që në përfundim u paguan 50 mijë euro. I penduari kujton madje se mbas krimit, Florenc Çapja i ka përgëzuar duke u thënë: "Ju lumtë dora dhe mos e vrisni mendjen për këtë punë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania