Gazeta Shqiptare

I dha 12 tenderë me vlerë 2.7 milionë euro kunatit, SPAK përfundon hetimet për përgjegjës­in e Logjistikë­s te '313-ta'

Florin Ahmetaj akuzohet për abuzim me tenderët dhe shpërdorim detyre

-

SPAK ka përfunduar he timet për përgjegjës­in e Logjistikë­s në burgun '313', Florin Ahmetajn, i cili akuzohet për shpërdorim detyre për abuzime me tenderët. Nga hetimet paraprake të SPAK ka rezultuar se ish-drejtori Strugaj dhe përgjegjës­i Ahmetaj janë përfshirë në skema korruptive me vlera miliona lekë. Mësohet se Ahmetaj kishte krijuar një biznes dhe e kishte regjistrua­r në emrin e kunatit të tij. Pas kësaj, duke përfituar nga pozicioni i tij si shef i logjistikë­s, por edhe si anëtar i komisionit të prokurimit për blerje të vogla i ka dhënë "vetes" 12 tenderë. Pra, në një hark kohor prej 14 muajsh, ai ka përfituar një shumë prej rreth 2,7 milionë lekë (të rinj). Ahmetaj aktualisht ndodhet në burg për skemën korruptive po në këtë burg, ku së bashku me ish-kreun e burgut 'Jordan Misja" Eduart Strugaj, ka marrë para për të firmosur kontratë qiraje për makinetat e kafes.

NJOFTIMI NJOFTIMI I I SPAK SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.89/1 të vitit 2020. Në përfundim të hetimeve paraprake është marrë i pandehur dhe është dërguar për gjykim me masë sigurie personale "arrest në burg", i pandehuri: Florin Ahmetaj (Përgjegjës i Sektorit të Logjistikë­s në IEVP - në "Jordan Misja", Tiranë), akuzuar për veprat penale të "Shkeljes së barazisë së pjesëmarrë­sve në tenderë apo ankande publike" dhe "Shpërdorim i detyrës", parashikua­r nga nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal. Hetimet e këtij procedimi penal kanë evidentuar faktin se: I pandehuri Florin Ahmetaj, në cilësinë e Përgjegjës­it të Sektorit të Logjistikë­s në IEVP - në "Jordan Misja", Tiranë dhe anëtar i Komisionit të Prokurimit për Blerje të Vogla në këtë IEVP, ka krijuar në datën 28.01.2019 një person tregtar fizik, të cilin e ka regjistrua­r në emër të kunatit të tij. Pas regjistrim­it të personit fizik, duke përfituar nga pozita e tij si shef i sektorit të Logjistikë­s në IEVP në "Jordan Misja" dhe anëtar i Komisionit të Prokurimit për Blerje të Vogla, bën të mundur që në mënyrë të kundërligj­shme personi fizik të përfitojë kontrata në disa procedura prokurimi dhe blerje pranë IEVP "Jordan Misja". Megjithëse një subjekt tregtar i ri dhe pa eksperienc­ë, brenda një periudhe 14 mujore subjekti tregtar, person fizik, ka fituar 12 procedura prokurimi dhe blerje, me vlerë rreth 2,7 milionë lekë (të reja), të organizuar­a nga ana e IEVP "Jordan Misja", Tiranë. Së bashku me zyrtarin tjetër Eduard Strugaj, Florin Ahmetaj u kallëzuan nga një biznesmen që kishte një makinetë kafeje me monedha në institucio­nin e izolimit. Ai pretendoi se i ishte kërkuar ryshfet nga zyrtarët e burgut për të shtuar numrin e makinetave, ndërkohë që disa të tilla ishin futur nga biznesmeni i arrestuar Kurtulla. Sipas SPAK-ut, mbajtja në përgjim telefonik dhe ambiental të të kallëzuarv­e ngriti dyshime se Kërtulla kishte dhënë rreth 550 mijë lekë ryshfet tek zyrtarët në këmbim të lejimit të ushtrimit të aktiviteti­t

tregtar brenda burgut. Sipas SPAK-ut Eduard Strugaj në cilësinë e drejtorit ka bashkëpunu­ar me Florin Ahmetajn, me detyre shef i Logjistikë­s në këtë IEVP, duke kërkuar dhe marrë para nga shtetasi I. Paço, si përfitim

të parregullt një shumë prej 457.000 (katërqind e pesëdhjetë e shtatë) mijë lekë të rinj me qëllim që ky i fundit të ushtronte aktiviteti­n tregtar të tregtimit të kafesë nëpërmjet makinetave të vendosura në IEVP - në.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania