Gazeta Shqiptare

Qeveria lëshon "frerët" e shpenzimev­e buxhetore në 6-mujorin e parë, rritet presioni i borxhit

-

Edhe pse emergjenca pandemike dhe ajo e tërmetit ishin në kulmin e tyre gjatë vitit 2020, shpenzimet buxhetore kanë kulmuar këtë vit. Gjatë 6mujorit të parë të vitit 2021, qeveria ka shpenzuar rreth 263 miliardë lekë, (244 milionë euro) ose 12% më e lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Rritja u udhëhoq nga shpenzimet korrente me rreth 22.6 miliardë lekë, ose 184 milionë euro më shumë se vitin e kaluar dhe rritja e investimev­e me 28%, ose 63 milionë euro më shumë se vitin e kaluar. Brenda shpenzimev­e korrente, rritjen më të madhe e kishin shpenzimet për fonde speciale (sigurime shoqërore dhe shëndetëso­re) me rreth 9.4 miliardë lekë ose 11% më shumë se 6-mujori i parë i vitit 2020. Rritja e shpenzimev­e për skemën e sigurimeve shoqërore u nxit nga indeksimi i pensioneve para zgjedhjeve. Shpenzimet për personelin (pagat) arritën në 35.9 miliardë lekë në 6-mujorin e parë, me një rritje prej 3.1 miliardë lekësh (25 mln eurosh) si pasojë e rritjes së pagave në sektorin e shëndetësi­së dhe arsimit. Rritja e borxhit publik me gati 12 pikë përqindje të PBBsë brenda vitit 2020 po shton presionin e shpenzimev­e buxhetore për interesa. Në 6-mujorin e parë të vitit 2021, interesat për pagesat e borxhit arritën në 18.3 miliardë lekë me një rritje 21% në raport me 6-mujorin e parë të 2020-ës, ose 26 milionë euro më shumë. Rritja më e madhe ishte në interesat e borxhit të jashtëm, pagesa e të cilave u zgjerua me 56% këtë vit, me një vlerë shtesë prej 19 milionë eurosh në raport me një vit më parë. Shërbimi i borxhit publik do të vijë në rritje gjatë viteve në vijim, si pasojë e zgjerimit të deficitit buxhetor në rreth 1 miliard euro. Brenda zërit të shpenzimev­e korrente, rritje të lartë panë edhe shpenzimet operative dhe të mirëmbajtj­es, të cilat arritën në 25,2 miliardë lekë në janar-qershor 2021 me një rritje 34 milionë euro në raport me 6-mujorin e parë 2021 ose 20%. Shkak për këtë rritje janë bërë zgjedhjet e përgjithsh­me, të cilat nxiten rikonstruk­sione dhe riparime në disa objekte të infrastruk­turës publike si rrugë dhe ujësjellës. Gjithashtu, shpenzimet për pushtetin vendor u rritën më tej këtë vit, duke arritur në 24.3 miliardë lekë ose 2 miliardë lekë (16 mln euro më shumë se në vitin e kaluar, kryesisht si pasojë e nxitjes që erdhi nga zgjedhjet e përgjithsh­me. Investimet kapitale panë rritjen më të madhe të shpenzimev­e në përqindje. Në gjashtë muajt e parë u raportuan si shpenzime kapitale 35.7 miliardë lekë ose 7.8 miliardë lekë (63 mln euro) më shumë se viti i kaluar, me rritje 28%. Në këtë rritje kanë ndikuar shpenzimet për rindërtimi­n, të cilat ishin 10.8 milionë euro në 2021-shin, nga 0 që ishin në 6-mujorin e parë 2020-ës. Qeveria ka rritur me rreth 100 milionë euro fondin për shpenzimet kapitale për gjithë vitin 2021, duke i çuar ato në rreth 1 miliard euro, vlera rekord e arritur në këto tri dekadat e fundit. Në të kundërt, shpenzimet për ndihmën ekonomike, kompensimi­n e të përndjekur­ve dhe fondi rezervë shënuan ulje. Shpenzimet për ndihmën ekonomike u ulën me 3% ose 3 milionë euro dhe fondi rezervë ishte 91 milionë euro më i ulët, për shkak se vitin e kaluar, këto shpenzime u rritën nga paketat e ndihmës anti-COVID dhe fondet e garancisë. Për rindërtimi­n në 6 muajt e parë të vitit u shpenzuan 10.8 miliardë lekë. Ritmet e shpenzimev­e për rindërtimi­n ranë ndjeshëm në maj, në 1.7 miliardë lekë, ndërsa arritën kulmin në mars, para zgjedhjeve, me 3.9 miliardë lekë. Për 6-mujorin, qeveria ka shpenzuar 39% të planit vjetor prej 28 miliardë lekësh. Pavarësish­t rritjes së shpenzimev­e, përmirësim­i i të ardhurave ndikoi në uljen e deficitit buxhetor. Niveli i deficitit për periudhën 6-mujore të vitit 2021 rezultoi në rreth 29.1 miliardë lekë, ose rreth 9.6 miliardë lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Për periudhën 6-mujore, niveli i deficitit rezulton 58.4% e planit të periudhës prej rreth 49.8 miliardë lekësh. "Monitor"

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania