Gazeta Shqiptare

Ekipi i ri, Basha: Jemi shpresa e vetme për shqiptarët

Zgjedhja e këshillit kombëtar, kreu i PD-së: Kemi përgjegjës­inë për të luftuar çdo ditë për qytetarët “Sfidat që kemi përpara janë të mëdha”

- Valentina Madani

Lideri i Partisë Demokratik­e, Lul zim Basha reagoi dje pasi u zgjodh këshilli i ri kombëtar i partisë. Me anë të një postimi në “Facebook”, kreu i PD-së shprehet se demokratët dhe demokratet kanë përgjegjës­inë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve shqiptarë.

“Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësua­n demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhu­r!

Keni besimin e demokratev­e dhe demokratëv­e dhe përgjegjës­inë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësime­t e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkërish­t vështirësi­të dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësi­e.

Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por vullneti dhe vendosmëri­a jonë po ashtu.

Këshilli i ri, i hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpuni­mi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një platformë qytetare për demokracin­ë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim”- deklaroi kreu i PDsë Lulzim Basha. Partia Demokratik­e mblodhi ditën e shtunë kuvendin kombëtar ku u miratuan ndryshimet statutore dhe u votua për anëtarët e rinj. Numërimi i votave përfundoi mesditën e djeshme duke u bërë dhe renditja nga 14 grupet e numërimit. Renditja u bë bazuar në detyrimet statutore për kuotat e rinisë, grave, raporti në qarqe gjë e cila mori kohë për shpalljen e rezultatit përfundimt­ar. Kujtojmë që kryetari i komisionit zgjedhor në PD, Jemin Gjana, nëpërmjet një deklarate për mediat tha se numri i delegatëve të pranishëm në Kuvendin Kombëtar,

SFIDAT

nga 7646 delegatë gjithsej, të pranishëm në kuvend kanë qenë, e nga këto, 5703. Anëtarët aktual të kryesisë së partisë që nuk iu nënshtruan procesit të votimit janë: Endri Hasa, Enno Bozdo, Fatbardh Kadilli, Florjon Mima, Izmira Ulqinaku, Jamarbër Malltezi, Çlirim

Gjata, Ivi Kaso, Ervin Minarolli, Arben Kashahu.

Edhe ish-presidentë­t, ishkryemin­istrat, ish-kryetarët e Kuvendit dhe ish kryetarët e PDSH-së që janë anëtarë të PDSH-së në momentin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar nuk iu nënshtruan votimit. Ata janë: Sali Berisha,

PËRBALLJA

“Keni besimin e demokratev­e dhe demokratëv­e dhe përgjegjës­inë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësime­t e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkërish­t vështirësi­të dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësi­e”,- tha Basha.

“Sfidat që kemi përpara janë të mëdha, por vullneti dhe vendosmëri­a jonë po ashtu. Mirënjohje për delegatët që në kuvendin kombëtar përfaqësua­n demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese këshillit kombëtar të përzgjedhu­r!”,- theksoi Lulzim Basha.

Tritan Shehu, Eduard Selami dhe Bujar Nishani. Të tjerët që nuk iu nënshtruan procesit të votimit janë deputetët në detyrë të mandatuar nga KQZ në vitin 2021, kryetarët e bashkive, kryetarët e këshillave të bashkive dhe të qarkut që i përkasin PD si dhe anëtarët e kolegjit të kryetarëve të partive në degë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania