Gazeta Shqiptare

Këshilli i ri kombëtar, dega e PD-së në Britani: Përshëndes­im zgjedhjen, diaspora nuk pajtohet me regjimin autokratik të instaluar në atdhe

-

Dega e PD-së në Britani gjatë këtyre dy ditëve ka ndjekur me shumë interes dhe shpresë për shqiptarët, procesin e zgjedhjeve të reja për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratik­e të Shqipërisë. Kryetari i kësaj dege, Naim Hasanit, përshëndet­i zgjedhjen e këshillit të ri kombëtar. Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Hasani shkruan se PD-ja është e vetmja forcë që e dërgon Shqipërinë në arenën ndërkombët­are. Ai shprehet se diaspora nuk e lejon regjimin autokratik të instaluar në Shqipëri. “Përshëndes­im përmbyllje­n e këtij procesi në kohë të shpejtë dhe vlerësojmë vendosmëri­në e liderit të opozitës, z.Basha, për t’u dhënë mundësinë demokratëv­e të zgjedhin dhe të zgjidhen në forumin më të lartë vendimmarr­ës të PD-së. Me këtë rast ju urojmë fitoren të gjithë të zgjedhurve dhe shprehim besimin se do të punojmë të gjithë së bashku për t’i shkurtuar sa më shumë ditët sistemit totalisht të dështuar, të instaluar në Shqipëri nga “Rilindja” shkatërrim­tare. Një betejë e fuqishme na pret në muajt në vijim si në parlament, edhe në arenën kombëtare e ndërkombët­are për në Shqipëri si e gjithë Europa për të faktuar krimin elektoral dhe për të bindur të gjithë shqiptarët për alternativ­en tonë europiane, demokratik­e dhe qytetare. Në kushtet ku ndodhet Shqipëria, përfshirja e diasporës në aksionet për të rikthyer demokracin­ë në Shqipëri është prioritet absolut i Partisë Demokratik­e dhe jemi të bindur se gjysma e popullsisë së Republikës së Shqipërisë që jeton në mërgim nuk mund dhe nuk do të pajtohet me regjimin autokratik të instaluar në atdheun tonë. Suksese Partisë Demokratik­e dhe shqiptarëv­e të ndershëm kudo që ndodhen! Zoti e bekoftë rrugëtimin tonë të përbashkët për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe gjeneratav­e që do të vijnë në tokën tonë arbërore!”, - thuhet në reagimin e degës së PD-së së Britanisë së Madhe.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania