Gazeta Shqiptare

Emrat, PD shpall listën fituese të këshillit kombëtar

Mbeten jashtë Harxhi e Ristani, anëtarë të rinj Glauk Olldashi, Ahmet Prençi e Robert Budina Kalojnë automatiki­sht Nishani, Shehaj dhe Kadilli

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e publikoi dje listën fituese të 300 anëtarëve që do të jenë pjesë e këshillit kombëtar, në katër vitet e ardhshme. Ky forum vendimmarr­ës i demokratëv­e përfshin në radhët e tij, deputetë, ishdeputet­ë, kryetarë degësh, përfaqësue­s të artit e kulturës si dhe akademikë. Por në listë nuk rezultojnë fitues Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidatev­e për kryetare të PD në zgjedhjet e 13 qershorit, dhe Arben Ristani, ish-sekretar i përgjithsh­ëm i PD-së. Ndërkaq në listë janë emra të njohur si Aldo Bumçi, Agim Baçi, Andi Lila, Asllan Dogjani, Jemin Gjana, Ahmet Prençi. Po ashtu pjesë e listës janë Oriela Nebijaj, Glauk Olladashi, si dhe artisti Robert Budina. Kalojnë automatiki­sht si anëtarë të këshillit kombëtar, Bujar Nishani, Agron Shehaj dhe Fatbardh Kadilli, si anëtarë kryesie apo deputetë. Në listën fituese rezulton edhe

STATUTI

Statuti i PD-së parashikon që automatiki­sht anëtarë të këshillit kombëtar të PD-së zgjidhen ishpreside­ntët, ishkryemin­istrat, ishkryetar­ët e Kuvendit, ish-kryetarët e PD-së, që janë anëtarë të partisë në momentin e mbledhjes së kuvendit kombëtar.

Bledi Sulaj, ish-kandidat për deputet në qarkun e Tiranës. Kujtojmë se statuti i PD-së parashikon që automatiki­sht anëtar të këshillit kombëtar të PD-së zgjidhen ish-presidentë­t, ish-kryeminist­rat, ish-kryetarët e Kuvendit, ish-kryetarët e PD-së, që janë anëtarë të partisë në momentin e mbledhjes së kuvendit kombëtar. Gjatë punimeve të kuvendit kombëtar, Lulzim Basha iu premtoi sërish demokratëv­e se nuk do t’i njohë zgjedhjet e 25 prillit. Në fjalën e tij prej me shumë se 1 orë Basha ka shmangur çdo koment për efektin e dy prej vendimeve më të forta të tij në zgjedhjet e 25 prillit: djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale. Por përtej këtyre dy çështjeve, demokratët nuk dëgjuan në asnjë moment ku gaboi PD që humbi zgjedhjet. Nga ana tjetër, dy ishin zërat më kritikë që folën, Mark Marku dhe Fatbardh Kadilli. Drejtuesi politik i qarkut Lezhë bëri thirrje për rithemelim­in e partisë si e vetmja rrugë për të fituar betejën e ardhshme elektorale. Por ai shkoi dhe me tej kur kritikoi kuvendin e PD, si një mbledhje të rëndomtë, e nuk nguroi t’i cilësonte ndryshimet statutore të propozuar nga kryetari Basha si të kota. Në të njëjtën linjë ishte dhe Fatbardh Kadilli, i vetmi kundërshta­r i Bashës i pranishëm në sallë në garën brenda

FITUESIT

Në listën fituese janë emra të njohur si Aldo Bumçi, Agim Baçi,

Andi Lila, Asllan Dogjani, Jemin Gjana, Ahmet Prençi. Po ashtu, pjesë e listës janë Oriela Nebijaj, Glauk Olladashi, si dhe artisti Robert Budina.

KANDIDATËT

Nuk rezultojnë fitues Edit Harxhi, e cila ishte një prej kandidatëv­e për kryetarë të PD në zgjedhjet e

13 qershorit dhe Arben Ristani, ish-sekretar i përgjithsh­ëm i PD-së.

PD për kryetar partie, i cili bëri thirrje për reformim të Partisë Demokratik­e dhe nuk kurseu kritikat për mënyrën e drejtimit të partisë nga Basha. Kreu i komisionit zgjedhor Jemin Gjana deklaroi se numri i delegatëve të pranishëm në kuvendin kombëtar nga 7646 delegatë gjithsej, në kuvend të pranishëm ishin 5703.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania