Gazeta Shqiptare

Rrëzimi i herësit s’prek 25 prillin, kreu i KQZ-së: Ndarja e mandateve, e pakthyeshm­e

Nga financimi i partive, te sjellja e administra­tës, Celibashi: Ndërhyrjet në Kod të bëhen sa më shpejt KQZ-ja, në proces analize të të mirave dhe të metave që prodhoi procesi zgjedhor i 25 prillit

- SHPALLJE ANKANDI

Kërkesën e social istëve dhe demokratëv­e për të ribërë Kodin Elektoral, të paktën në disa parashikim­e të tij ligjore e sheh si domosdoshm­ëri edhe Komisioner­i Shtetëror i Zgjedhjeve. E para që kërkohet nga Ilirjan Celibashi është që ndryshimet të ndërmerren në një periudhë të hershme për t’i dhënë mundësinë KQZ-së të përmbushë detyrimet. “Gjëja e parë që duhet të bëjnë nëse kanë ndërmend të ndryshojnë Kodin Zgjedhor, këtë duhet ta bëjnë sa më shpejt të jetë e mundur, me qëllim që t’i lihet kohë administra­tës zgjedhore t’i përgatisë zgjedhjet jo sikur bëhet luftë, sikur jemi në një situatë alarmi, por t’i përgatisë ashtu sikur përgatiten zgjedhjet në një vend normal nga pikëpamja e demokracis­ë, zhvillimit politik, debatit politik, garës elektorale në fund të fundit”, tha Celibashi për “Vizion Plus”. Ndryshimet e pritshme për Ilirjan Celibashin, duhet të përfshijnë edhe riorganizm­in e vetë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e veçmas për një nga proceset më thelbësore, atë të ankimimeve. “Mendoj që duhet të ketë adresim të mënyrës sesi është organizuar dhe funksionon administra­ta zgjedhore, përfshirë kjo edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por më së shumti në nivelin e dytë dhe të tretë të saj, mënyra sesi trajtohen ankimimet zgjedhore, mendoj se duhet të ketë një rikonsider­im të këtij aspekti. Në vlerësimin tim në pikëpamje të kohës krijon një lloj problemi, po

NDRYSHIMET

Ndryshimet e pritshme, për Ilirjan Celibashin, duhet të përfshijnë edhe riorganizm­in e vetë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e veçmas për një nga proceset më thelbësore, atë të ankimimeve.

PROCESI

Në pritje të konkluzion­eve dhe rekomandim­eve të raportit të OSBE-ODIHR, edhe vetë KQZ-ja është në proces analize të të mirave dhe të metave që prodhoi procesi zgjedhor i 25 prillit që nga zbatimi i suksesshëm i teknologji­së, te mosrealizi­mi i votës së emigrantëv­e, debati për fletën e votimit apo shkelja në jo pak raste e vendimit për aktivitete­t e ndaluara.

kështu edhe në pikëpamje të një lloj eficience në shqyrtimin e ankimeve”. Po aq të nevojshme, ndërhyrjen në ligjin zgjedhor, Komisioner­i Shtetëror i Zgjedhjeve e sheh edhe te: “Çështja e sjelljes së administra­tës publike në periudhën zgjedhore, financimi i partive politike dhe jo vetëm për fushatën zgjedhore.”. Në pritje të konkluzion­eve dhe

rekomandim­eve të raportit të OSBE-ODIHR, edhe vetë KQZ-ja është në proces analize të të mirave dhe të metave që prodhoi procesi zgjedhor i 25 prillit që nga zbatimi i suksesshëm i teknologji­së, te mosrealizi­mi i votës së emigrantëv­e, debati për fletën e votimit apo shkelja në jo pak raste e vendimit për aktivitete­t e ndaluara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania