Gazeta Shqiptare

GJKKO rrëzon kërkesën e Maksim Sotës për të ndryshuar masën e sigurisë, prokurori lihet në “arrest shtëpie”

-

Një nga denoncuesi­t ndër vite për abuz imet me tenderët është Kontrolli i Lartë i Shtetit që jo pak herë ka evidentuar shkelje në fushën e prokurimev­e publike. Por të dyshuarve nuk u ka hyrë gjemb në këmbë edhe pse janë gjetur probleme në dosjet e tenderëve si përgatitja e dokumentac­ionit, hartimi i specifikim­eve teknike, përzgjedhj­a e procedurës, vlera e kontratës, shqyrtimi i ofertave në garë deri tek zbatimi i kontratave Vetëm për periudhën janar- qershor të një viti më parë, auditimi i KLSH nxori në pah se kishte gjetur dëm prej 336 milionë lekë më së shumti në procedurat e prokurimit dhe gjatë zbatimit të kontratave dhe dorëzimit të punimeve.

Për SPAK ankesat e bizneseve dhe të kompanive humbëse po kthehen në një minierë të vërtetë, që pritet të prodhojë jo vetëm luftë ndaj korrupsion­it por të nxjerrë para drejtësisë edhe dhjetëra anëtarë të komisionev­e dhe njësive të prokurimit. Por burime të SPAK pretendojn­ë për Gazetasi.al se për të shkuar në majën e institucio­neve dhe zyrtarëve që i kanë urdhëruar vartësit, për përzgjedhj­en e fituesve apo që kanë vënë në lëvizje nivelin zbatues, duhet ndihma e vetë të dyshuarve dhe e personave që vendosen nën akuzë.

“Për shembull, rasti më i fundit është hetimi i tenderimit të uniformave, apo edhe rehabiliti­mi i një kanali vaditës. Në përfundim, me një logjikë sipërfaqës­ore jemi të qartë se nuk janë komisionet vendimmarr­ësit e vërtetë. Ndonëse dokumentet dhe firmat e tyre e tregojnë këtë gjë. Ky është aspekti i provave. Në dy raste drejtoresh­a e blerjeve të përqendrua­ra E. Naqellari, rezulton se i përjashton anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave derisa gjen dy vota pro”, – thotë burimi pranë prokuroris­ë së SPAK për Gazetasi.al. Sipas tij, sigurimi i pjesëmarrë­sve që do miratojnë procedurën, edhe pse dosjet janë të mangëta, është një nga truket e eprorëve dhe të shefave që orientojnë në informalit­et procedurën korruptive dhe që kujdesen të mos lënë gjurmë në asnjë

TIRANË - Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsion­it (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e prokurorit të Vlorës, Maksim Sota, për zëvendësim të masës së sigurisë. Mwsohet se Sota kërkon zëvendësim mase për arsye shëndetëso­re. Prokurori Sota u arrestua me urdhër të SPAK, në kuadër të operacioni­t “Shpirti”, ndërsa është lënë në “arrest shtëpie”. SPAK, që kërkoi lënien në fuqi të masës, po kryen hetime ende për anëtarët e dyshuar të këtij grupi. Sipas SPAK, ndryshimi i masave do të sillte rrezik për të ndikuar tek provat dhe dëshmitarë­t. Maksim Sota u pezullua 2 javë më parë nga Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë. Ka qenë vetë Sota, i cili ka paraqitur kërkesë në KLP për pezullimin e tij nga ushtrimi i detyrës, pasi konstatoi se është subjekt i një procedimi penal dhe këtë herë jo si prokuror, por si person nën hetim. Maksim Sota u akuzua në dosje për shpërdorim detyre. Sipas dosjes, roli i supozuar i prokurorit Maksim Sota rezulton nga deklarimet e bashkëpunë­torëve të drejtësisë Donial Droli dhe Maringlen Shusha, sipas të cilëve drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari (Zaimi), arrestuar në Shqipëri në korrik të vitit 2020, kishte lidhje me prokurorin, madje i kishte siguruar një shtëpi me qira të cilën e paguante trafikanti, kur Maksim Sota jetonte bashkë me Maringlen Shushaj. Megjithatë, ai i ka mohuar këto akuza duke thënë se ka jetuar te shtëpia e vëllait të tij në Vlorë. Mbi bazën e këtyre dëshmive, u krijua dyshimi për “infiltrimi­n e grupit kriminal në radhët e përfaqësue­sve që ushtrojnë ndjekjen penale në emër të Shtetit me pasojë të drejtpërdr­ejtë vështirësi dhe pengesa shtesë në drejtim të parandalim­it dhe luftimit të këtyre veprimtari­ve kriminale”. SPAK mbi këto elemente ka bazuar akuzën ndaj prokurorit Maksim Sota për shpërdorim detyre. Ndërkaq, dje gjykata vendosi të shtyjë kërkesën për zbutje të masës të bërë nga i dyshuari Aleks Mema. Avokati Detar Hysi argumenton në kërkesë se masa ndaj Memës duhet zbutuar për arsye shëndetëso­re, pasi rrezikon jetën në kushtet e burgut. Seanca është shtyrë për në datën 28 korrik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania