Gazeta Shqiptare

Përfitoi së bashku me anëtarët e tjerë 38 mijë euro përmes mashtrimit në “Facebook”, kapet hakeri i fundit i grupit

Policia: 22-vjeçari Endri Karimanlla­ri akuzohet për mashtrim kompjuteri­k

-

SKEMA E MASHTRIMIT

Në këtë skemë mashtrimi, fillimisht hakerohesh­in profilet e ‘Facebook’ të personave të ndryshëm kryesisht me banim jashtë vendit. Personat që binin pre e kësaj skeme mashtrohes­hin dhe dërgonin shuma parash në agjencitë e transferim­it të vlerave monetare pasi mendonin se komunikoni­n me të afërmit e tyre. Rrjeti i mashtruesv­e hiqeshin sikur personat në profilet e vjedhura prej tyre kishin nevojë për lekë për të përballuar probleme të ndryshme shëndetëso­re. Baza ku zhvillonin aktiviteti­n e tyre kriminal ky grup ishte në një banesë pranë Pallatit me Shigjeta dhe për të bërë të mundur tërheqjen e vlerave monetare nga agjencitë e transferim­it të parave përdoreshi­n persona me prejardhje nga komuniteti rom.

rimtari kriminale.

Në vijim të operacioni­t, nga shërbimet e Policisë u bë kapja e shtetasit E.K dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrim kompjuteri­k”, për shtetasin e shpallur në kërkim E.K., 22 vjeç.

Ky shtetas, në bashkëpuni­m me shtetasit e tjerë të arrestuar, për një periudhë 1-vjeçare, ka ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social Facebook, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive.

Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38000 euro.

Vijon puna për dokumentim­in dhe mbledhjen e provave të tjera, si dhe për evidentimi­n dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligj­shëm. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania