Gazeta Shqiptare

Kultivoi kanabis, arrestohet 44-vjeçari në Skrapar, nën hetim kryeplaku dhe inspektori i Shërbimit Pyjor

-

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar dje nga policia e Tiranës në kuadër të operacioni­t të koduar “Transferta”. Në pranga ka përfunduar Endri Karimanlla­ri, i cili akuzohet se në bashkëpuni­m me 9 anëtarët e grupit përfituan 38 mijë euro përmes mashtrimit në “Facebook”. Arrestimi i të riut në fjalë e ka çuar në 11 numrin total të të arrestuarv­e gjatë këtij operacioni. Karimanlla­ri akuzohet për veprën penale “Mashtrim kompjuteri­k”. Sipas policisë, i arrestuari së bashku me personat e tjerë që janë pas hekurave, për një periudhë 1-vjeçare kanë ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social Facebook, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive. Me anë të mashtrimit, miqve të personave që u kanë ndërhyrë në llogari, u kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38000 euro. Operacioni “Transferta” u finaliziua më 7 korrik të vitit të kaluar. 9 persona, nga 21 deri në 48 vjeç mes të cilëve edhe dy vajza u vunë në pranga, pasi u zbulua skema e mashtrimit përmes ‘Facebook’, ndërsa Endri Karimanlla­ri u shpall në kërkim. Në këtë skemë mashtrimi, fillimisht hakerohesh­in profilet e ‘Facebook’ të personave të ndryshëm kryesisht me banim jashtë vendit. Personat që binin pre e kësaj skeme mashtrohes­hin dhe dërgonin shuma parash në agjen

BERAT - Kryeplaku i fshatit Mëndrakë në Kuçovë, Shefqet Kuqi dhe inspektori i Shërbimit Pyjor, Kujtim Behari janë vënë nën hetim nga policia për shpërdorim detyre, pasi në këtë zonë janë konstatuar fidanë kanabasi. Ndërkohë që është arrestuar 44-vjeçari Adi Myftari, i cili u kap duke kultivuar kanabis në fshatin Vërzhezhë të Skraparit (në tokën pranë shtëpisë së tij). “Shërbimet e Policisë së DVP Berat, në bazë të informacio­neve të siguruara si dhe në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimi­n dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Vërzhezhë, Skrapar dhe në fshatin Mëndrakë, Kuçovë fidanë të dyshuara bimë narkotike kanabis sativa. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Skrapar, arrestuan në flagrancë shtetasin A.M., 44 vjeç, banues në Vërzhezhë, pasi u kap nga shërbimet e policisë, duke ujitur fidanët të dyshuara bimë narkotike kanabis sativa, të cilat ishin të mbjella pranë tokës së tij”, njoftoi policia. Ndërsa sqaroi se “specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Kuçovë, proceduan penalisht shtetasit Sh.K., 62 vjeç, me detyrë Kryetar i fshatit Mëndrakë, Kuçovë dhe K.B., 51 vjeç, me detyrë Inspektor i Shërbimit Pyjor, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale ‘Shpërdorim detyre’”. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

citë e transferim­it të vlerave monetare pasi mendonin se komunikoni­n me të afërmit e tyre. Rrjeti i mashtruesv­e hiqeshin sikur personat në profilet e vjedhura prej tyre kishin nevojë për lekë për të përballuar probleme të ndryshme shëndetëso­re. Baza ku zhvillonin aktiviteti­n e tyre kriminal ky grup ishte në një banesë pranë Pallatit me Shigjeta dhe për të bërë të mundur tërheqjen e vlerave monetare nga agjencitë e transferim­it të parave përdoreshi­n persona me prejardhje nga komuniteti rom.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të operacioni­t policor të koduar “Transferta”, për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e krimeve kompjuteri­ke, finalizuar me datë 07.07.2020 nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 10 shtetas, ka vijuar puna me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifiki­min dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë vep

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania