Gazeta Shqiptare

Itali, si u vra ish-bankieri nga vëllezërit shqiptarë që ishin të maskuar me maskë anti-COVID

Flet gruaja e 69-vjeçarit: Ishte e tmerrshme, e pashë të shembej përtokë Viktima po tërhiqte para në bankë me gruan, autori hodhi rrobat në pus

-

Një ngjarje e rendë ka tronditur qyte tin e Leçes në Itali, ku ish-bankieri 69vjeçar është ekzekutuar duke marrë para në një bankomat. Giovanni Caramuscio, u vra në sy të gruas së tij. Për vrasjen e tij akuzohen dy vëllezër shqiptarë, pasi kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë ngjarjen, e cila nisi si një grabitje. Sipas burimeve nga vendi fqinj, njëri prej vëllezërve që qëlloi dhe vrau 69-vjeçarin është 31-vjeçari Paulin Mecaj, i cili është vënë në pranga. Sipas hetuesve, ai qëlloi me një pistoletë tip “Beretta” kalibër 9, e njëjta armë që u gjet brenda shtëpisë së Paulinit nga policia e njësisë hetimore të komandës provincial­e të Leçes. Ndërsa, vëllai tjetër është shpallur në kërkim nga autoritete­t. Falë një dëshmitari, u verifikua që një nga vrasësit kishte shkuar në një pus pranë bankës me një qese plastike në dorë. Pastaj ai u pa pasi u kthye duarbosh. Dëshmia e çmuar - theksohet - lejoi hetuesit e karabinier­ëve të gjenin brenda pusit të treguar një çantë me një seri rrobash brenda që doli të ishte, nga krahasimi me imazhet e sistemeve të mbikëqyrje­s video, ato të përdorura gjatë grabitjes. Toka në të cilën ndodhet pusi ishte përballë shtëpisë së të dyshuarit. Ishte drejt asaj shtëpie që hetuesit, natën, shkuan dhe gjetën shqiptarin në një gjendje të dukshme ankthi, të zhveshur. I dyshuari u shoqërua në burgun e Leçes, në pritje të masës së arrestit nga gjykatësi hetues. Ndërkaq, mediat italiane kanë zbardhur dëshminë e bashkëshor­tes së ishbankier­it italian Giovanni Caramuscio që u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës nga dy vëllezër shqiptarë, ndërsa po tërhiqte para në një bankomat.

DËSHMIA E GRUAS SË ISH-BANKIERIT

Anna Quarta tregoi momentet kur dy persona kanë qëlluar me një pistoletë Beretta bashkëshor­tin e saj, i cili është rrëzuar menjëherë përtokë. “E pashë Giovannin të shembej përtokë. Vrapova drejt tij, u përpoqa ta ndihmoj të ngrihej. Por ai tashmë kishte vdekur. Nuk po e besoja, dhe ende nuk e besoj”, ka deklaruar bashkëshor­tja e viktimës.

Ajo po ashtu ka treguar se i kishte thënë bashkëshor­tit që t’i tërhiqte paratë ditën tjetër. “Giovanni më tha: Ndalojmë një moment, duhet të tërheq disa para”, ndërsa Anna iu përgjigj: “E bëjmë nesër”. Megjithatë Giovanni këmbënguli dhe Anna po e priste pranë makinës, pa e ditur se çfarë do të ndodhte më pas. Pamjet

e kamerave të sigurisë kanë treguar edhe skenën e vrasjes, ku dy vëllezërit shqiptarë ishin të maskuar me maska antiCovid. Ata e kërcënuan me armë ish-bankierin, ndërsa ai reagoi instinktiv­isht duke e shtyrë njërin prej tyre. Por reagimi i tjetrit ishte fatal, duke e qëlluar me pistoletë ‘Beretta’ me 5 plumba, dy prej të cilëve përfunduan në gjoksin e viktimës. E njëjta armë është gjetur nga hetuesit në shtëpinë e autorit të dyshuar. 69-vjeçari i ndjerë ishte një ish-bankier tanimë në pension që kishte punuar në Napoli. Ai u qëllua me armë të premten në mbrëmje ndërsa po kthehej me gruan në shtëpi, pas një darke festive me miq e të afërm.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania