Gazeta Shqiptare

Ngjarje tragjike në Greqi, pas debatit në makinë, i dashuri hedh nga shkëmbi 26-vjeçaren

E reja Garyfallie nxirret e pajetë nga deti

-

GREQI - Një tjetër ngjarje ka tronditur Greqinë, pas vrasjes tragjike të 20-vjeçares Caroline nga bashkëshor­ti i saj pilot. Mësohet se një 30-vjeçar ka vrarë të dashurën e tij, vetëm 26 vjeç, duke e hedhur nga shkëmbi pas një debati që kishin zhvilluar së bashku. E reja Garyfallia u gjet e vdekur tri ditë më parë në det, në zonën e Lygaria të Folegandro­s, ndërsa 30vjeçari u prangos menjëherë duke pranuar edhe autorësinë e krimit. Sipas autorit, ai dhe e dashura kohët e fundit kishin nisur grindjet e mëdha, që nuk i “duroi” dot më të premten. Ai tregoi se teksa po lëviznin me makinë kishin nisur që të ziheshin sërish. Ndaj dhe ai kishte parkuar në anë të rrugës, e nxori jashtë makinës dhe e hodhi nga shkëmbi. Pastaj ai u zhyt për ta gjetur, por kur vuri re se ishte pa ndjenja u largua menjëherë nga vendngjarj­a. Ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se e reja kishte ndërruar jetë nga mbytja pasi ishte e paaftë për të notuar. Pra, nëse i dashuri do ta kishte nxjerrë jashtë në atë moment, e reja do kishte mbijetuar.

Një ditë pas vrasjes së Garyfallia­s, një grua e pa burrin që endej në gjendje të keqe natën në një zonë shkëmbore në Lygaria dhe informoi Policinë dhe Rojet Bregdetare, oficerët e së cilës nxituan në vend. 30-vjeçari sapo pa Policinë dhe autoritete­t e portit, filloi t’i gjuante me gurë, duke sharë dhe duke bërtitur: “ishte moment i keq”.

Vrasja ka tronditur opinionin publik në Greqi, duke paralajmër­uar protesta të grave dhe vajzave, të cilat shprehen se ndjehen të rrezikuara. Për më tepër që e gjitha ka ndodhur vetëm disa muaj pas vrasjes së Caroline Crouch nga bashkëshor­ti i saj, ngjarje që ende nuk është harruar nga grekët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania