Gazeta Shqiptare

Rriten shifrat, 21 raste të reja me koronaviru­s brenda 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësi­së: 156 pacientë aktivë në të gjithë vendin, kryeson Tirana Asnjë humbje jete, shërohen 2 qytetarë

- Voltiza Duro

Kurba e COVID vijon të pasojë rritje ditaditës. Ministria e Shëndetësi­së ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së pandemisë COVID-19 në vendin tonë. Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur një rritje të lehtë të numrit të infektuarv­e. Infektimet e reja janë 21, ndërsa një ditë më parë, ky numër ishte 18. Për fat të mirë, për ditë me radhë, vendi ynë nuk regjistron asnjë viktimë nga virusi. Në njoftim saktësohet më tej, se në njësitë e kujdesit intensiv ndodhen të shtruar 5 pacientë. Nga krahu tjetër gjatë kësaj kohe, janë shpallur të shëruar 2 qytetarë.

APELI

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalim­in e COVID-19 dhe të mos neglizhojn­ë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t'u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Në 24 orët e fundit janë kryer 2451 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 21 qytetarë në këto bashki: 8 raste në Tiranë, nga 3 raste në Durrës, Elbasan, 2 në Konispol, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Cërrik. Aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializu­ar 5 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,074 që nga fillimi i epidemisë.

STATISTIKA (18 KORRIK 2021)

Raste të reja ditore 21 Të shëruar në 24 orë 2 Të shtruar në spitale 5 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 2451 Testime totale 855,993 Raste pozitive 132,686 Raste të shëruara 130,074 Raste Aktive 156

Humbje jete 2,456

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania