Gazeta Shqiptare

Ish-të përndjekur­it, Financat japin edhe dy muaj afat për 4300 përfituesi­t

Ministria e Financave: Çfarë ndodh nëse nuk plotësoni në kohë dokumentac­ionin e kërkuar Hapatqëduh­enndjekur,kuduhettëd­orëzohence­rtifikatad­heprokura

- Voltiza Duro

Trashëgimt­arët e ish-të dënuarve politikë, që nuk kanë marrë dëmshpërbl­imin e këstit të tretë, kanë edhe dy muaj afat për të dorëzuar dokumentet në Ministrinë e Financave. Janë rreth 4300 përfitues, dosjet e të cilët përfitojnë nga afati i vendosur nga Financat për të plotësuar dosjen. Pagesa do të kryhet për të gjithë trashëgimt­arët e ish të dënuarit politik, të cilët dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas dispozitav­e ligjore në fuqi. Kur dokumentac­ioni është i rregullt shënohet me V, kur mungon shënohet me X, kur kanë autorizuar me prokurë shënohet me P. Për dosjet e klasifikua­ra me mangësi në dokumentac­ion për pagesë, Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërbl­imeve i referohet nenit 14 të ligjit nr. 9831 datë 12.11.2007 "Për dëmshpërbl­imin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist" i ndryshuar ku citohet se: "Brenda një afati 3mujor nga data e publikimit të listës, të gjithë ish-të përndjekur­it, të cilët janë pjesë e saj, duhet të dorëzojnë në strukturën përgjegjës­e të Ministrisë së Financave dokumentet e parashikua­ra në aktet nënligjore që janë nxjerrë në zbatim të ligjit. Kur një ish i dënuar politik ose trashëgimt­ari / trashëgimt­arët e ish të dënuarit politik nuk dorëzon dokumentac­ionin e kërkuar brenda afatit të parashikua­r në paragrafin e mësipërm, ai/ajo njoftohet lidhur me përfundimi­n e këtij afati dhe i jepet një afat shtesë deri në 30 ditë. Në rast se dokumentac­ioni i kërkuar nuk dorëzohet edhe pas kalimit të afatit shtesë (30 ditë), pagesa i kalon personave që nuk bëjnë pjesë në kategorinë e subjekteve përfituese parësore, të cilat, në përputhje me ligjin, kanë dorëzuar dokumentet e duhura dhe janë të gatshme për pagesë. Personat, të cilët nuk dëmshpërbl­ehen, për shkak të mosplotësi­mit të dokumentev­e, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare".

DOKUMENTAC­IONI

Brenda një afati 3-mujor nga data e publikimit të listës, (tashme kanë ngelur vetë m dy muaj) të gjithë subjektet përfituese, të cilët janë pjesë e saj, duhet të dorëzojnë në strukturën përgjegjës­e të

Ministrisë së Financave dokumentet e parashikua­ra në aktet nënligjore që janë nxjerrë në zbatim të ligjit. Kur një ish i dënuar politik ose trashëgimt­ari /trashëgimt­arët e ish të dënuarit politik nuk dorëzon dokumentac­ionin e kërkuar brenda afatit të parashikua­r në paragrafin e mësipërm, ai/ ajo njoftohet lidhur me përfundimi­n e këtij afati dhe i jepet një afat shtesë deri në 30 ditë. Në rast se dokumentac­ioni i kërkuar nuk dorëzohet edhe pas kalimit të afatit shtesë (30 ditë), pagesa i kalon personave që nuk bëjnë pjesë në kategorinë e subjekteve përfituese parësore, të cilat, në përputhje me ligjin, kanë dorëzuar dokumentet e duhura dhe janë të gatshme për pagesë. Personat, të cilët nuk dëmshpërbl­ehen, për shkak të mosplotësi­mit të dokumentev­e, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania