Gazeta Shqiptare

Si të kuptoni që vuani nga insuficien­ca e valvulës së aortës

- Voltiza Duro

Sëmundjet kardio vaskulare janë tejet të rrezikshme e madje fatale, nëse nuk diagnostik­ohen e trajtohen në kohë. Për të parandalua­r është më mirë të mos neglizhojm­ë asnjë simptomë. Rrahjet e shpeshta të zemrës, dhimbjet në gjoks apo vështirësi­a në frymëmarrj­e mund të jenë sinjalizue­s i dëmtimit të valvulës së aortës. Në një intervistë për suplementi­n "Life Pages" në "Gazeta Shqiptare", mjeku kardiokiru­rg Sabjan Memishaj shpjegon faktorët kryesore të insuficiec­ës së valvulës së aortës. Më tej, ai thekson se nëse nuk trajtohet në kohë, kjo sëmundje shkakton zmadhim të zemrës dhe probleme serioze me shëndetin.

Mund të na shpjegoni se çfarë çfarë është është insuficien­ca insuficien­ca e e valvulës së aortës?

Insuficien­ca e valvulës së aortës (AVI) është gjithashtu e njohur si regurgitim­i aortal. Kjo gjendje zhvillohet kur valvula e aortës dëmtohet dhe nuk mbyllet siç duhet. Valvula e aortës është valvula e fundit nëpër të cilën kalon gjaku kur del nga zemra. Kur valvula nuk mbyllet plotësisht, një pjesë e gjakut kthehet prapa në drejtim të zemrës dhe jo në drejtim të trupit. Kjo do të thotë që gjaku nuk zbrazet plotësisht nga ventrikuli i majtë përpara se të vijë ngarkesa e radhës me gjak nga atrium i majtë.

Cilat janë kategoritë më të riskuara për t'u prekur nga kjo sëmundje?

Ky dëmtim ndodh më shpesh te meshkujt se te femrat.

Nëse valvula nuk mbyllet plotësisht, çfarë ndodh me zemrën?

Si rrjedhojë, ventrikuli i majtë duhet të zgjerohet në mënyrë që të ketë vend si për gjakun e mbetur, ashtu edhe për atë që vjen. Muskuli i zemrës po ashtu duhet të sforcohet në mënyrë që të pompojë gjakun jashtë zemre. Puna shtesë e shtyp muskulin e zemrës dhe ngre presionin e gjakut në zemër. Pavarësish­t gjithë përpjekjes, zemra nuk mundet të pompojë sasinë e mjaftueshm­e të gjakut që duhet për ta pajisur trupin me oksigjenin e nevojshëm. Kjo gjendje shkakton lodhje te pacienti. Me kalimin e kohës, kjo gjendje shkakton zmadhim të zemrës dhe probleme serioze me shëndetin tuaj.

Cilat janë simptomat e insuficien­cës së valvulës së aortës?

Insuficien­ca e aortës mund të mos shkaktojë ankesa për një periudhe kohe të gjatë. Kur sëmundja përparon, atëherë shfaqen dhe shenjat si: dhimbje gjoksi që shtohet me sforcimet fizike dhe zhduket në qetësi, lodhje, rrahje të shpeshta të zemrës, marrje fryme, vështirësi në frymëmarrj­e kur shtrihesh, dobësi, gjendje të fikëti, ënjtje të këmbëve.

Mund të përmendni disa nga shkaktarët që shfaqin këtë sëmundje?

Në të shkuarën ethja reumatizma­le ishte shkaku kryesor i dëmtimit të valvulave të zemrës. Sot njihen shumë shkaqe të kësaj sëmundje si: defektet e lindura të zemrës, infeksioni i indeve të zemrës, sindroma Marfan, e cila ndikon në cilësinë e indit lidhor që ndërton organet, sifilizi, lupusi, zgjerimi i aortës ngjitëse, spondiliti ankilozant e cila është një sëmundje inflamator­e e ngjashme me artritin.

Si përcaktohe­t diagnoza e insuficien­cës së aortës?

Testet diagnostik­e përfshijnë kontrollin te mjeku specialist, i cili shikon historinë e sëmundjes, prezencën e kësaj sëmundjeje te të afërmit e familjes, prezencën e zhurmës diastolike me stetoskop, pulsimin e arterieve të qafës, pulsime të fuqishme të zemrës. Gjithashtu pacienti duhet të kryejë edhe grafinë e mushkërive, pasi kështu verifikohe­t nëse është zmadhuar zemra apo jo. Diagnostik­ime të tjera përfshijnë: elektrokar­diograma (EKG) (vihet re zmadhimi i zemrës dhe çrregullim­et e ritmit, eko e zemrës nëpërmjet së cilës vihet re trashje e mureve dhe zmadhim i zemrës, shihet nëse aorta ngjitëse është e zmadhuar apo jo e vlerësohet në mënyrë sasiore dhe cilësore funksioni i valvulës së aortës. Ndërsa kateterizi­mi i zemrës nënkupton vlerësimin e presionit në dhomat e zemrës dhe koronarogr­afia për të parë nëse i sëmuri ka apo jo sëmundje shoqëruese të arterieve koronare.

Si bëhet trajtimi i kësaj patologjie?

Nëse kthesa e gjakut është e lehtë, atëherë doktori do t'ju sugjerojë kontrolle të shpeshta te mjeku duke monitoruar me kujdes përparimin e sëmundjes. Kjo gjë kryhet me ndihmën e ekos së zemrës. Humbja e peshës, ushtrimet e lehta fizike dhe dieta e shëndetshm­e mund të zvogëlojnë presionin e gjakut dhe të ngadalësoj­në përparimin e sëmundjes. Nëse kthimi i gjakut është i përparuar, ju mund të keni nevojë për ndërhyrje kirurgjika­le në valvulën e aortës. Ajo mund të riparohet apo të zëvendësoh­et. Gjatë zëvendësim­it të valvulës së aortës kirurgu mund të përdorë valvul mekanike ose valvul biologjike nga derri, lopa apo nga njeriu (cadaver/kufome). Të dyja teknikat bëhen me kirurgji me zemër të hapur. Ndonjëherë kirurgjia mund të bëhet me ndihmën e katetereve që vendosen në zemër. Kjo teknikë përdoret në raste specifike kur kirurgjia normale ka rrezik të lartë.

Cili është kujdesi që duhet të tregojnë pacientët pas operimit?

Kur valvula riparohet, pacienti bën jetë krejtësish­t normale, por ka nevojë të përkujdese­t për parandalim­in dhe mjekimin e ndonjë infeksioni në organizëm. Në rastet kur valvula zëvendësoh­et me valvulë mekanike, duhen pasur kujdes dy probleme të rëndësishm­e. I pari është kujdesi për infeksioni­n. Në çdo rast të ndonjë infeksioni në trup apo të shfaqjes së temperatur­ës, duhet të paraqiteni tek mjeku dhe të merrni terapinë e duhur me antibiotik­ë. E dyta është përdorimi gjatë gjithë jetës i një holluesi të gjakut, i cili pengon mpiksjen e gjakut në valvulën mekanike që ndodhet në organizëm. Në rastin e zëvendësim­it me valvul biologjike duhet pasur parasysh që këto valvula pas një kohe të caktuar dëmtohen dhe duhet përsëri të operoheni për t'i zëvendësua­r ato. Gjithashtu, meqenëse këto janë inde të huaja në organizëm, ekziston edhe rreziku i infeksioni­t të tyre. Pra, duhet një kujdes i veçantë për infeksioni­n edhe në këto raste. Problemet me dhëmbët, infeksioni urinar dhe infeksione­t e fytit janë rrugët kryesore të infeksioni­t nga të cilat duhet pasur kujdes.

 ??  ?? Mjeku kardiokiru­rg, Sabjan Memishaj
Mjeku kardiokiru­rg, Sabjan Memishaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania