Gazeta Shqiptare

Ylli Merja: Luftoni infeksione­t e aparatit të frymëmarrj­es me mjaltë

Është një burim energjie dhe antioksida­ntësh të fuqishëm

- Voltiza Duro

Mjalti ka një histori të gjatë përdorimi jo vetëm si ushqim, por edhe për qëllime mjekimi. Ndër të tjera, përdorimi terapeutik i mjaltit dokumentoh­et në tekstet Ajurveda të Indisë së lashtë, të shkruara rreth 5000 vjet para erës së re. Mjalti shumëlules­h ka aromë të luleve, shije të ëmbël dhe ngjyra mund të variojë nga e verdhë në kafe të hapur. Mjalti i gështenjës është ndër më të rrallët dhe më kurues. Ka një ngjyrë kafe të errët në të zezë të lehtë, është i lëngët dhe ka shije shumë të hidhur e një aromë gështenje. Ky lloj mjalti fillon të errësohet në ngjyrë me kalimin e kohës, është i lëngët dhe nuk ngrin në dimër. Mjalti i maresë është gjithashtu i hidhur, ka një ngjyrë të verdhë të hapur, është i ngurtë në dimër dhe shkrin në verë. Duhet theksuar se mjalti nuk duhet të ketë shije dhe erë të lidhur me proceset e prodhimit ose me kushtet e ruajtjes, pasi kështu nuk është 100% i pastër.

Prodhimi i mjaltit

Bletët mbledhin nektarin e luleve, i cili është një lëng i verdhë që ndodhet në majën e luleve. Në bazë të luleve të ndryshme që ato marrin nektarin edhe mjalti merr ngjyrën. Bleta e depoziton nektarin në hoje, më pas aty përpunohet nga bletët e tjera, dehidratoh­et dhe hojet mbyllen sipër me dyllë blete. Kështu, ato e ruajnë si ushqim për periudhën e dimrit. Produkte të tjera të bletës janë poleni dhe propolisi. Poleni prodhohet nga bleta kur ajo mbledh polenin e luleve, e përpunon dhe formon disa si topa të vegjël me ngjyra të ndryshme që variojnë nga e verdhë e hapur në të verdhë të errët në varësi të luleve.

Përbërja kimike e mjaltit

Mjalti është një përzierje komponimes­h kimike, kryesisht sheqernash të ndryshëm, ku predominon fruktoza dhe glukoza. Lëndë të tjera të pranishme janë acidet organike, enzimat, si dhe pjesëza të ngurta me origjinë nga grumbullim­i i mjaltit. Aktiviteti i enzimës invertazë ndikohet shumë nga temperatur­a dhe nga qëndrimi. Prania e invertazës përdoret si një tregues i freskisë së mjaltit. Mjalti përmban shumë antioksida­ntë, enzima që ndihmojnë tretjen; vitamina si B, B6, C dhe minerale si hekur, zink, kalcium, magnez etj.. Është shumë i pasur me aminoacide, bazat e ndërtimit të AND-së dhe prandaj kanë aftësi rigjenerue­se. Aminoacide­t ndihmojnë në rigjenerim­in e qelizave e mjalti përmban 11-21 të tilla, në varësi të llojit të mjaltit, periudhës kur prodhohet dhe vendit ku ndodhen bletët.

Vetitë kimike

Mjalti këshillohe­t në infeksione të aparatit të frymëmarrj­es, kollë, të ftohtë, kundër mykut, kundër alergjive, ndihmon në ruajtjen e një zemre të shëndetshm­e, është shumë efektiv kundër uljes në peshë, uljes së yndyrave. Është një burim energjie dhe antioksida­ntësh të fuqishëm. Mjalti përmban sheqer natyral dhe individët që vuajnë nga diabeti mund të përdorin mjaltin e maresë, pasi ky lloj mjalti nuk ndikon në rritjen e sheqerit në gjak. Gjithashtu, mjalti përmban një sasi shumë të madhe antioksida­ntësh, prandaj është shumë i efektshëm për kaq shumë sëmundje. Por, vlen të theksohet se ka efekt qetësues në organizëm, ndihmon në

 ??  ?? Ylli Merja
Ylli Merja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania