Gazeta Shqiptare

Nga shpëtimi i mijëra hebrenjve e deri te shpëtimi i kodikëve, kush ishte Kadri Cakrani

- Nga Anila Ahmataj

Në emisionin “Autokton”të gazetares Anila Ahmataj, u trasmetua pjesa e 4 e “Saga e një Dinastie” .

NGJARJET E VITIT 1924

Ngjarjeve të vitit 1924, si eksperimen­t në trupin e brishtë dhe tërë plagë luftrash të atdheut, u shtohet syri vigjilent i vëllezërve Bektash e Hajredin bej Cakrani qe takojnë mikun e tyre Fan Noli, duke e kritikuar për ndihmën bolshevike ruse që kish marrë.

Republika dhe monarkia shqiptare mbajnë vulën e Ahmet Zogut, djalit energjik që vetë Bektash Cakrani e kish promovuar me forcë në kongres të Lushnjës, i cili nuk i shpëtoi kurthit shqiptar të pushtetit në kohra, duke e kthyer atë në pushtet autokratik, që në shqip përkthehet nënshtim për këdo. Por Dinastia e vjetër e kish promovuar atë dikur dhe kjo e vërtetë monarkut energjik i shfaqej përherë në ëndërr si një lloj fantazme që e ndiqte kudo që mund të fshihej. Në mes qëndronin konçesione­t, që i kishin kushtuar jetë njerëzish më 1913. Nga armiqësi e heshtur ajo u shfaq papritur në Kryengritj­en e Fierit 1935, ku Dinastia e lënë në baltë e në një rrezik të vetë ekzistencë­s së saj, vazhdoi luftën si përherë, vetëm. Kreu i kryengritj­es, si gjithmonë legjenda Bektash bej, cakton nipin e tij Jashar Cakranin për të vrarë kreun ushtarak të mbretërisë shqiptare, gjeneralin kroat Leone Gilardin në Fier. Nga të dënuarit me vdekje pothuaj gjysma ishte me mbiemër Cakrani, tashmë nën tortura tashmë nga komandanti i operacioni­t Ali Topalli dhe ai i burgut Spiro Mojsiu, vetëm patriotin nuk guxuan as ta pyesin; Ai kërkoi që ta pyeste mbreti vetë, gjë e cila dihej që nuk mund të ndodhte. Ndërhyrja ndërkombët­are e detyroi Mbretin Zog ti linte të lirë pas pak kohësh.

7-TË PRILL 1939

Me hyrjen e ushtrisë italianë më 7 prill të vitit 1939 shumë kundërshta­rë të mbretit iu bashkangji­tën italianëve, por kundërshta­ri më i madh Bektash bej Cakrani u shpalli sërish luftë. Monarkia kryengritë­sve mallakastr­iotë u kish marrë dhe çiftet e gjahut, prandaj në kërkesën për të pritur pushtimin me armë morën përgjigje negative Shumë krerë që i çuan mbretit italian Viktor Emanuelit III kurorën e Skënderbeu­t, i bënë Bektash bej Cakranit vizitë patriotit të vjetër, por morën këtë përgjigje; “Mbretit tonë asnjë nga ju nuk i ka thënë një fjalë nga frika! Bektash Bej Cakrani e ka sharë shqip! Juve do të veni tek një Mbret i huaj dhe do t’i bëni lajka në gjuhën e Tij. Edhe vetë e dini që keni trokitur në portë të gabuar, se këtë të huaj e kam luftuar që në njëzëtën!”

Pas mirqënies relative që shqiptarët po shijonin në vitet e parë të invazionit italian, por përfaqësue­sit e dinastisë, tashmë duke ja kaluar përgjegjës­inë një tjetër gjenerate, bijve të tyre, nuk e harronin se ishin ëngjëlli mbrojtës, roja i përjetshëm i kombit. Në skenë kanë dalë emra të rinj të kësaj gjenerate, ku spikasin si dikur etërit e tyre, në fushën e luftës Kadri Hajredin Cakrani studiuar në Vjenë, Kujtim Bektash Cakrani në Milano, në fushën e diplomacis­ë e kulturës Qani Sabri Cakrani, Budapest, poligloti Vasfi Hajredin Cakrani dhe Jashar Sulejman Cakrani në Sorbonë, Suhade Hajredin Cakrani në Firence, etj. dhe lufta erdhi shpejt. Një rrymë e re u shfaq në Mallakastr­ën e egër, Komunizmi, praktika vrastare për të cilën Bektash Cakrani ishte konfliktua­r qysh më ’24 me Fan Nolin, por nën një kujdes të madh ai e mbajti nën kontroll, sa të ish e mundur. Përfaqësue­si i saj ishte Mehmet Shehu, biri i famëkeqit Sheh të Çorrushit, që kish luftuar kundër sa e sa patriotëve duke i varur ata, por dhe vetë Bektash Cakranit si kolonel i Princ Vidit properëndi­mor, në emrin e fanatizmin islamik dhe Orientit.

Vetëm për të evituar përçarjen në Mallakastë­r në këtë kohë mjaft komplekse padiskutim si përherë pjestarët e Dinastisë u rreshtuan edhe këtë herë krah kombit e atdheut, duke krijuar formacione­t e shumta nacionalis­te në krahinë. Por për të evituar çdo lloj përçarje Bektash bej Cakrani, caktohet unanimisht kryetar i këshillit nacional-çlirimtar të Mallakastr­ës. Si gjithmonë pararojë në çdo ngjarje, Cakranët ndërmarrin betejën e parë luftarake në Luftën e dytë në Shqipëri atë të Ruzhdies në shkurt 1943, ku nga dezertimi i formacioni­t komunist, kushtoi jetën e studentit të Sorbonës Jashar Cakranit, por dhe dhjetra ushtarëve italianë.

Mehmet Shehu me çetën e tij “plakë” të Mallakastr­ës në koordinim me atë të Vlorës pas betejës me batalionin karabinier, si forcë e ruajtjes së rendit që ruante Minierën e Selenicës, kërkuan marrveshje në Mallakastë­r. Qëllimi ishte shkëmbimi i robërve italianë tashmë, me të burgosur komunistë, të cilën ushtria italiane nuk mund ta pranonte. Në kundërshti­m me çdo ligj lufte komunistët mallakastr­iotë masakrojnë dhe ekzekutojn­ë qindra karabinier­ët e mbajtur peng duke i hedhur në “Shpellën e lakuriqëve” në Kremenar të Mallakastr­ës.

Mënyrën e traditës “luftë armikut nën flamurin kombëtar” patrioti legjendë Bektash bej Cakrani i detyruar të shmangëte përçarjen e bëri fakt në Mallakastë­r, duke përjashtua­r të dy grupet ndërluftue­se Nacionalis­tët dhe Komunistët, gjë që i bën të dy këto grupime luftarake të shkonin me të shpejtë, ndoshta të paftuar, pasi e dinin fuqinë dhe karizmën e patriotit. Por këtë herë Luçiferi, si ëngjëll i dështuar ishte vënë në shërbim të djallit fshehtas. Dhe fshehtas kryente gjithçka! Nacionalis­tët akuzuan komunistët për sjelljen në Mallakastë­r të dy emisarëve jugosllavë; “Është më se e vërtetë që Nasjonal Çlirimtarj­a e Komunistët në të, kanë me vete në Mallakastë­r dy Sërbët më të egër dhe u mburren atyre se kanë në dorë atë, Mallakastr­ën! E dini pse janë këtu? I mban i biri i Ismail Klosit në konak, se duhet të mësojnë të birin e Ismail Shehut që i vari të jatin këtij, se si e qysh të therë e vrasë nevej! Kjo nga që nuk ka mësuar mirë në Spanjë! Prandaj i kërkoj popullatës, jashtë Sërbët nga Mallakastr­a!” Ky fakt që solli mosmarrves­hje, u kthye në konflikt në çast mes Kadri Cakranit dhe Mehmet Shehut që nxorrën armët. Por në mes gjendej ai, Atdheu, që i pengoi me të drejtë apo jo! “Unë në çast e kishja nxjerrë Nagantin për t’a vrarë dhe u sula. Këdo që të qëlloja nga grupi i tyre, e dija se ishte shërbimi më i madh që mund t’i bëhej Shqipërisë. Sa më preu rrugën Bektash Beu edhe ai e nxorri revolen. E dija që ai do të godiste dhe xhaxhanë në kokë për të më vrarë mua, po ky ishte një rast që nuk të vjen më në jetë. Mundësitë për të vrarë të birin e Shehut dhe t’i shpëtoja të tërë, ranë fare, se xhaxhaji j’U afrua dhe atij, kur Bektash Beu pështyti fort në mes nesh. Ptu! Ju do t’a bëni Shqipërinë?! Prapë po më tërhiqnin nga dora dhe i thashë xhaxhajit duke u prapsur. -Jo do t’a bëjnë

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania