Gazeta Shqiptare

Dy “nonat” e informalit­etit

- Nga Boiken Abazi

... vetë karrocën për t’i shpëtuar konfiskimi­t nga Policia Bashkiake që kishte ardhur ta largonte. Pas kësaj, “Nonës” i bënë edhe një “intervistë investigat­ive” me kamera të fshehtë ku ajo tregon se kishte fituar 150.000 Lekë (të vjetra) atë ditë nga njerëz të panjohur dhe gazetarë që i kishin bërë bashkë paret për t’ia dhënë në solidarite­t, pasi kishin parë ngjarjen. Sipas “investigim­it” të kamerës së fshehtë, “Nona” e moshuar nga zonat rurale, e veshur në mënyrë të thjeshtë, “ia kishte hedhur të gjithëve”, por tani u “demaskua”! Megjithatë, “Nona” nuk u pyet nga kamera e fshehtë përse ajo punon përtej moshës së pensionit. Nuk u pyet nëse merr pension apo ndihmë sociale, dhe nëse i mjafton për të mbuluar minimumin jetik. S’e pyetën si i ka hallet në shtëpi dhe si ka ndikuar pandemia në familje. Ama, u “vertetua” se ajo kishte bërë “show” dhe NUK ia kishte përmbysur karrocën policia! Qytetarët nuk kanë pse të indinjohen tani me policinë, bashkinë, qeverinë, me rendin aktual në përgjithës­i, apo jo!?

Le ta zhbëjmë demagogjin­ë e mercenarëv­e mediatikë që mbrojnë këtë rend. Kur flasin për informalit­etin e të varfërve në rrugët e qytetit ata përmendin pastërtinë dhe estetikën, pa folur për llumin e parasë së krimit që hidhet për ngritje kullash të neveritshm­e që përçudnojn­ë qytetin e na zënë frymën përditë. Ata mbrojnë trotuarët nga “Nona” që tregton në informalit­et, por heshtin për shembjen antikushte­tuese të trashëgimi­së kulturore, për shkatërrim­in e parqeve dhe ngulfatjen e hapësirave publike nga lejet e ndërtimit pa kriter. Ata kritikojnë konkurrenc­ën e pandershme kur denoncojnë të mjerët që punojnë në të zezë, por s’bëzajnë kundër pushtetit dhe oligarkisë së krimbur në pare që krijon monopole dhe përvetëson pasuritë kombëtare. Ata kanë për synim të na ngulitin në kokë një mendësi binare: formalja (e pastër) kundër informales (së pistë). Duan të na hutojnë duke na përçarë më shumë, sepse mund edhe të kthjellohe­mi e të bëhemi bashkë për të goditur sistemin që prodhon varfërinë dhe pabarazinë strukturor­e si për punëtorët në informalit­et ashtu edhe për ekonominë formale.

Ekonomia jonë formale e ka informalit­etin brenda, por edhe e prodhon ekonominë informale.

Sistemi shtetëror ekonomiko-politik është ngritur dhe mirëmbahet nga informalit­eti i lidhjeve që u shërbejnë interesave të ngushta. Klikat e pushtetit politik dhe ekonomik të lidhura me njëratjetr­ën dhe me pushtetin mediatik, VKM-të dhe ligjet e porositura që kalohen për të favorizuar tajkunët në ekonomi, janë informalja në epiqendër të ekononomis­ë formale. Këto përbëjnë informalit­etin e madh kriminal që pastrohet dhe formalizoh­et përmes sistemit në Shqipëri. Të ardhurat që prodhon ekonomia formale shkojnë gjithnjë e më shumë te shtresat e larta ekonomike, gjithnjë e në më pak duar, duke pamundësua­r daljen nga varfëria edhe atëherë kur ekonomia e përgjithsh­me rritet. Për shumë punëtorë të ekonomisë formale puna është e pasigurtë, pa kontrata afatgjata, në kushte të vështira dhe shpesh me paga minimale që i mbajnë ata afër pragut të varfërisë. Reagimi spontan ndaj brutalitet dhe pabarazisë strukturor­e të kësaj ekonomie formale është emigracion­i ose puna në ekonominë informale brenda vendit.

“Nona” 77 vjeçare është në majën e vogël të dukshme të një ajsbergu gjigand – ekonomia informale – ku qëndrojnë të zhytur shumica e njerëzve të varfër dhe një pjesë e shtresës së brishtë të mesme që punon në Shqipëri. Prej një dekade, insitucion­et e shtetit nuk e masin më nivelin e varfërisë dhe pabarazisë, duke refuzuar të përllogari­tin edhe minimumin jetik në Shqipëri. Formalisht, sistemi e ka pastruar Shqipërinë prej të varfërve, pabarazisë dhe nevojës për të përcaktuar një minimum jetik. Por të varfërit “çuditërish­t” këmbëgulin të shfaqen nëpër rrugët e qytetit, duke u prishur qejfin dhe “shijen e hollë” atyre që i shohin nga lart me përçmim – edhe pse këta të fundit mirëmbajnë sistemin që prodhon varfërinë. Organizata­t ndërkombët­are na tregojnë se nëse punon sot në Shqipëri, gjasat më të mëdha janë që punon në informalit­et: mbi 56% e punëtorëve. Nëse jeton sot në Shqipëri, gjasat e mëdha janë që (mbi)jeton në varfëri: mbi 40% e popullsisë. Ky është mjerimi që ka prodhuar ekonomia formale në Shqipëri, dhe mjerimi nuk luftohet me polici.

Shumica dërrmuese e njerëzve që punojnë në informalit­et ofrojnë produkte dhe shërbime të ligjshme që tregtohen në shpërputhj­e me rregullat dhe legjislaci­onin, por kjo nuk i bën ata kriminelë. Ata janë më të pa mbrojturit në këtë shoqëri. Janë kryesisht të vetëpunësu­ar në bujqësi, ndërtim, tregti me shumicë e pakicë … pa kontrata dhe sigurime shoqërore e shëndetëso­re, pa kushte dinjitoze pune dhe nuk morën “paga lufte” gjatë pandemisë. Ishin në krizë edhe para pandemisë, por numri i tyre është rritur dhe gjendja u është përkeqësua­r nga thellimit i krizës prej pandemisë. Duhet bërë dallim mes biznesit që punëson e shfrytëzon punëtorë pa kontrata pune dhe kryen evazion fiskal vetëm ngaqë mundet, dhe punëtorit informal që punon për të dalë nga varfëria. Shërbimet dhe mallrat në ekonominë informale ofrohen zakonisht me çmime më të lira dhe përdoren rëndom po nga shtresat më të varfëra të shoqërisë, duke bërë një lloj subvencion­imi informal të minimumit jetik të të varfërve në Shqipëri.

Nuk jemi në tranzicion prej shumë vitesh. Ky është sistem dhe e ka emrin neoliberal­izëm. Sistemi do vazhdojë të prodhojë sërish varfëri, pabarazi dhe informalit­et, sa kohë nuk organizohe­mi për ta ndryshuar dhe për ta vendosur Shqipërinë në binarët e modelit ekonomik të shtetit zhvillimor. Por duhet kuptuar se neoliberal­izmi ka prodhuar dy “nona” të informalit­etit: “Nona” informale brenda sistemit, që qëndron e fshehur pas formalitet­it të ekonomisë neoliberal­e; dhe “Nona” shitëse ambulante, që shohim rrugëve të qytetit. E para është krijuar nga lidhjet perverse informale të interesave të ngushta të elitave ekonomiko-politike, lidhje që ndërthurin politikën me mafjen. Ajo ka sjellë në jetë sistemin dhe ekonominë formale, kujdeset për të dhe kujdeset që të mos duket. E dyta, “Nona” 77 vjeçare që punon në informalit­et, është krijuar nga brutalitet­i i pabarazive strukturor­e të sistemit. Ato janë dy “Nona” që i kundërvihe­n njëra-tjetrës. E para sulmon me të gjitha institucio­net e shtetit të kapur dhe mediat e pushtetit. E dyta mbrohet me ato energji që ka dhe kërkon një jetë me dinjitet. Cila “nonë” është legjitime? ©LAPSI.al

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania