Gazeta Shqiptare

Në kërkim për trafik armësh në Shqipëri, merr fund “arratia” për këngëtaren Fjolla Morina, arrestohet në Prishtinë

Më 26 mars të këtij viti u dënua me 6 vite burg në mungesë

-

Pas dhjetë muajsh në ar rati, këngëtarja e njo hur shqiptare Fjolla Morina është arrestuar në Kosovë. Burime të sigurta për “Telegraf ” kanë bërë me dije se ajo është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi është hasur nga ata në një lokal në lagjen “Emshir” të kryeqyteti­t. “Në bazë të urdhërarre­stit ndërkombët­ar të lëshuar nga autoritete­t e Shqipërisë, sot (dje) më 19.07.2017 në Prishtinë nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpuni­m me zyrtarët policorë të stacionit policor ‘Jugu’ në Prishtinë është arrestuar e dyshuara femër”, njoftoi policia e Kosovës. Fjolla Morina ishte e shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. Kjo si pasojë e arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u kap me dy pistoleta në veturën e saj, shoqëruar nga dy bashkudhët­arë meshkuj. Morina ishte mbajtur në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombët­ar. Ajo u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet. Prokuroria kishte kërkuar

DËNIMI DËNIMI I I MORINËS MORINËS

vetëm 7 vjet, por gjykata u tregua më e ashpër, kjo pasi gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikim­in e veprës penale nga armëmbajtj­e pa leje, në trafikim të armëve, që e

rëndoi pozitën e këngëtares. Fjolla Morina dhe prokurori i saj, Edmond Karriqi kanë të njëjtin fat, të dy pas hekurave. Këngëtarja u arrestua dje, pasi ishte në kërkim për armëmbajtj­e

ARRESTIMI I KËNGËTARES

Fjolla Morina u arrestua në shtator të vitit të kaluar, në pikën e kalimit kufitar të Morinës, pasi këngëtares iu gjetën 2 armë zjarri pistoleta me 23 fishekë. Ajo është justifikua­r përballë oficerit të Krimeve se i ndërronte çantat e dorës shpeshherë dhe se nuk e dinte çfarë kishte brenda saj. Bashkë me të u arrestua edhe biznesmeni Fisnik Syla, me të cilin këngëtarja kurorëzoi dashurinë në Maldive, gjatë kohës që ishte në kërkim nga Interpoli. Ndonëse ishte në kërkim, ajo ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ku ka publikuar foto nga udhëtimi i saj në Dubai apo dasma në Maldive

Këngëtarja ishte mbajtur në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombët­ar. Ajo u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet. Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet, por gjykata u tregua më e ashpër, kjo pasi më herët ndryshoi edhe klasifikim­in e veprës penale nga armëmbajtj­e pa leje, në trafikim të armëve, që e rëndoi pozitën e këngëtares.

pa leje, ndërsa prokurori u ndalua për korrupsion. Edmond Kariqi disa muaj më parë ka pasur një përplasje me Gjykatën e Kukësit, pasi ka mbuluar çështjen

e arrestimit të këngëtares së njohur Fjolla Morina. Kariqi akuzohet nga SPAK-ut për veprën penale “Korrupsion­i pasiv i gjyqtarëve, prokurorëv­e dhe funksionar­ëve të tjerë të drejtësisë”. Sipas SPAK-ut, nga veprimet hetimore të kryera janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se Kariqi në cilësinë e drejtuesit të Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare të parregullt­a, me qëllim për të favorizuar disa persona të proceduar, të cilët kanë qenë duke u hetuar në Prokurorin­ë e Kukësit. Çështja e fundit e tij, e cila ka bërë bujë është ajo e

këngëtares Fjolla Morina. Kariqi u përplas me drejtuesen e Prokuroris­ë së Kukësit, Rita Gjati, pasi hodhi poshtë akuzën “trafik armësh” për këngëtaren Morina, e cila u kap me dy armë zjarri në pikën kufitare të Morinës. Ndërkaq, ditën e djeshme janë publikuar pamjet e para të arrestimit të këngëtares Fjolla Morina në Prishtinë. Në videon e publikuar nga “Prive”, këngëtarja e njohur shihet me pranga në duar, ndërsa është e veshur me një fustan jeshil me lule, syze dielli dhe flokët i ka kapur. Fjolla shihet në shoqërinë e disa personave, teksa diskuton me policët. Ajo ndodhej përpara dyqanit që mban emrin e vajzës së saj “Alayah”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania