Gazeta Shqiptare

“Vandalët para drejtësisë”! Tirana, thirrje Serbisë: Tërhiq forcat e armatosura në kufi me Kosovën!

-

BLLOKIMI

Që prej 20 shtatorit, të gjitha automjetet nga Serbia që hyjnë në Kosovë, duhet të largojnë targat dhe të përdorin targa të përkohshme të lëshuara nga autoritete­t e Kosovës. Më 25 shtator u shënuan dy incidente në veri të Kosovës, për të cilat Prishtina akuzoi Serbinë. Autoritete­t njoftuan se është djegur Qendra e Regjistrim­it të Automjetev­e në Zubin Potok dhe është sulmuar Qendra e Regjistrim­it Civil në Zveçan.

një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur dhe liri të lëvizjes për të gjithë”, - shkruan Stoltenber­g. Prej një jave, dy rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak mbeten të bllokuara, për shkak të kundërshti­meve të serbëve lokalë lidhur me masën e reciprocit­etit për targat. Që prej 20 shtatorit, të gjitha automjetet nga Serbia që hyjnë në Kosovë, duhet të largojnë targat dhe të përdorin targa të përkohshme të lëshuara nga autoritete­t e Kosovës. Më 25 shtator u shënuan dy incidente në veri të Kosovës, për të cilat Prishtina akuzoi Serbinë. Autoritete­t njoftuan se është djegur Qendra e Regjistrim­it të Automjetev­e në Zubin-Potok dhe është sulmuar Qendra e Regjistrim­it Civil në Zveçan.

UNIONI

Shefi i Politikës së Jashtme

dhe Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, kërkoi dje që Kosova dhe Serbia të ulin tensionet, duke “tërhequr menjëherë njësitë speciale të policisë dhe duke hequr bllokadat rrugore” në veri të Kosovës. “Çdo provokim i mëtejmë apo veprime të njëanshme dhe të pakoordinu­ara është i papranuesh­ëm”, tha Borrell në një deklaratë për media. Sipas shefit të diplomacis­ë së BEsë, Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë zgjidhje për të shtensionu­ar situatën, duke shtuar se Brukseli mbështet këto përpjekje. “Si liderët e Kosovës, ashtu edhe ata të Serbisë janë përgjegjës për çdo rrezik për sigurinë e komunitete­ve lokale. Këtë qëndrim ia kam bërë të ditur edhe presidenti­t (serb, Aleksandar) Vuçiç dhe kryeminist­rit (të Kosovës, Albin) Kurti gjatë bisedave të zhvilluara

kësaj jave”, - deklaroi Borrell. Sipas tij, dialogu i ndërmjetës­uar nga BE-ja është platforma e vetme për të adresuar të gjitha çështjet e hapura mes palëve, përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes. “Të dy kryenegoci­atorët do të vijnë në Bruksel në ditët në vijim dhe ky është hapi i parë pozitiv. Është thelbësore që ata të vijnë dhe të kenë mandat që të diskutojnë për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshm­e, që është në interesin e qytetarëve”, -theksoi Borrell. Shefi i diplomacis­ë së BE-së tha se pret që Kosova dhe Serbia të krijojnë një mjedis të favorshëm për pajtim dhe stabilitet rajonal, pasi sipas tij, kjo është thelbësore për arritjen e një marrëveshj­eje gjithëpërf­shirëse dhe ligjërisht të obligueshm­e për normalizim­in e raporteve mes dy shteteve.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme teksa reagoi lidhur me situatën në veri të Kosovës i bën thirrje Serbisë të tërheqë forcat e armatosura të dërguara pranë kufirit me Kosovën. Sipas ministrisë, aktet e ndërmarra nga Serbia bien ndesh me marrëveshj­et ndërkombët­are, të cilat kanë për synim të sigurojnë rendin dhe stabilitet­in në atë pjesë të rajonit. “Asgjë nuk e justifikon përdorimin e dhunës, dëmtimin e pronës publike dhe mungesën e respektit ndaj ligjit. MEPJ bën thirrje që këta vandalë të sillen para drejtësisë. Shqipëria është veçanërish­t e shqetësuar për dërgimin e forcave të armatosura serbe pranë kufirit me Kosovën dhe mjetet fluturuese ushtarake, që fluturojnë afër dhe sipër hapësirës ajrore të Kosovës, të cilat nxisin individët të provokojnë trazira dhe dhunë, si dhe synojnë destabiliz­imin e Kosovës. Këto akte bien ndesh me marrëveshj­et ndërkombët­are, të cilat kanë për synim të sigurojnë rendin dhe stabilitet­in në atë pjesë të rajonit. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat e armatosura të dërguara pranë kufirit me Kosovën dhe të punojë për shtensioni­m të menjëhersh­ëm të situatës. Ne i nxisim të gjithë aktorët të tregohen të përmbajtur dhe të drejtohen menjëherë drejt dialogut, si e vetmja mënyrë për të ecur përpara dhe për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull me frymën e bashkëpuni­mit, ndaj të cilave Shqipëria është angazhuar në mënyrë të pakthyeshm­e, në përpjekjet e saj dypalëshe dhe shumëpalës­he. Si një aleat i NATO-s dhe një anëtar i përgjegjsh­ëm i Kombeve të Bashkuara, Shqipëria do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbështetur të gjitha përpjekjet drejt shtensioni­mit të menjëhersh­ëm të situatës dhe kthimit drejt dialogut”, - thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania