Gazeta Shqiptare

Këshilli i Ambasadorë­ve, apel ndërkombët­arëve: Reagoni ndaj veprimeve konfliktnx­itëse të Serbisë!

-

Këshilli i Ambasadorë­ve Shqiptarë po përcjell me shqetësim zhvillimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. KASH shpreh keqardhjen që marrëveshj­et e dakorduara në Bruksel nuk gjejnë vullnetin për zbatim, duke prapësuar arritjet e procesit të dialogut të ndërmjetës­uar nga BE-ja. Këshilli i Ambasadorë­ve Shqiptarë thekson se paqja, stabilitet­i dhe prosperite­ti i rajonit tonë mund të ndërtohet vetëm mbi bazën e barazisë dhe respektit të ndërsjellë të të gjitha shteteve dhe popujve. “Nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë stabilitet të qëndrueshë­m në rajon, duke iu rikthyer sjelljeve dhe veprimeve që nxisin dhunën dhe urrejtjen”, - shprehet këshilli. KASH i bën thirrje Republikës së Serbisë që të ndalojë retorikën konfliktnx­itëse dhe përshkallë­zimin e tensioneve. “Një qasje e tillë e udhëhequr nga nivelet më të larta shtetërore të Serbisë nuk është në interes të askujt, aq më pak në interes të qytetarëve të etnisë serbe të Republikës së Kosovës. Retorika konfliktua­le e Beogradit dhe Moskës zyrtare, lëvizja e forcave ushtarake të Serbisë në kufij me Kosovën dhe sulmet kriminale në qendrat e regjistrim­it të automjetev­e të Zubin-Potok dhe Zveçan janë të papranuesh­me dhe një kambanë alarmi për të frenuar në kohë daljen jashtë kontrolli të situatës”, - thuhet në deklaratë. KASH u bën thirrje BE-së, NATO-s dhe SHBA-ve për të reaguar me shpejtësi dhe pa ekuivok ndaj politikave dhe veprimeve konfliktnx­itëse të Serbisë. Këshilli i Ambasadorë­ve Shqiptarë përsërit se dialogu dhe integrimet në strukturat europiane dhe euroatlant­ike janë rruga e vetme për paqe, stabilitet dhe prosperite­t të rajonit tonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania