Gazeta Shqiptare

Situata në Veri bashkon qeverinë dhe opozitën, Haradinaj: Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë

-

Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, takoi dje liderët e partive opozitare, ku u diskutua për situatën në veri të vendit. Në takim morën pjesë kryetari i Partisë Demokratik­e të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetari i Lidhjes Demokratik­e të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Në takim nuk ishte i pranishëm, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. “U bisedua për situatën dhe zhvillimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe u theksua përkushtim­i i institucio­neve të Republikës së Kosovës në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetuts­hmërisë dhe ligjshmëri­së në vend”, -thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. Krerët opozitarë Krasniqi dhe Abdixhiku, sipas njoftimit, kanë shprehur mbështetje­n për sundimin e ligjit në mbarë territorin e Kosovës dhe për mbrojtjen e kufijve të shtetit të Kosovës. Haradinaj, tregoi arsyen pse mungoi në takimin me Kurtin për situatën në veri, takim në të cilin ishin krerët e PDK dhe LDK. Ai shprehet se “i jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeminist­rin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty! Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri”. Haradinaj tha se qëndrimi i tij për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësish­t nëse vjen Kryeminist­ri në takim apo jo!. “Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë. Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës! Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë”, - deklaroi Haradinaj. Nga ana tjetër Haradinaj thekson se koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë i përhershëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania