Gazeta Shqiptare

Reformat, Bylykbashi: Prioritet ‘zgjedhorja’, e dyta ‘territoria­lja’

“Kërkohen vendime strategjik­e dhe konsultime”, Politika jonë për interesin personal vret atë publik PS: Gati të fillojmë dialogun me opozitën

- Valentina Madani

Deputeti i Partisë Demokratik­e, Oerd Bylykbashi foli dje për reformat dhe prioritete­t që priten të miratohen në Kuvend në sesionin e ri parlamenta­r. Ai shprehet se për nga rëndësia, fillimisht, duhet të niset me reformën e sistemit zgjedhor, e më pas, prioritet të jetë ajo territoria­l. Por miratimi i këtyre reformave sipas tij, kërkojnë vendime strategjik­e e konsultime. Përmes një postimi në rrjete sociale, Bylykbashi e vendos theksin tek reforma zgjedhore, që sipas tij duhet të jetë e para ndër prioritete­t e Kuvendit. Sipas tij, kjo reformë duhet të pasohet me atë territoria­len, ose në një skenar tjetër, të ndërmerren të dyja nismat në të njëjtën kohë. “Reformat nuk janë “panem et circenses” “Buke dhe cirk” thoshin latinët. Në Romën antike, atë republikan­e dhe atë perandorak­e, për të qetësuar shpirtin e njerëzve nga tensionet apo hallet, shpesh shpërndahe­j grurë me çmim më të lirë se tregu apo organizohe­shin lojëra apo ndeshje të përgjakshm­e gladiatorë­sh. Mbi 60 mijë vetë mblidheshi­n në Colosseum dhe brohoritni­n ndërkohë që harronin hallet e vërteta. Reforma e sistemit zgjedhor për të ndryshuar sistemin e njëanshëm dhe antikushte­tues të 30 korrikut 2020 duhet të jetë reforma “maestra”, e para mes të tjerave në prioritet. Pas saj, për nga rëndësia, vjen reforma territoria­le, por pas saj. Njëkohshëm me territoria­len duhet bërë reforma zgjedhore. Nëse ka gjë tjetër, duhet të mbajë radhën si prioritet politik. Sigurisht mund të bëhen në të njëjtën kohë

REFORMAT

“Reformat nuk zhvillohen kurrë të shëndetshm­e nëse ka përplasje e aq më pak kur nuk ka kthjelltës­i të brendshme. Përndryshe, siç thumbonte poeti satirik latin Giovenale, nuk janë reforma por veçse “panem et circenses” apo “bukë dhe cirk” që i hidhen publikut në këtë shëmbëllty­rën e deformuar e të shëmtuar të Colosseum që është kjo politika jonë ku interesi personal ka vrarë rregullish­t në arenë interesin publik”, - shprehet z.Bylykbashi.

që të shmangen lojërat. Ama janë të gjitha të mëdha, kërkojnë vendime strategjik­e, konsultime, ekspertizë e mbi të gjitha, konsensus. Nuk hidhen reformat në treg shpejt e shpejt për konsum të momentit politik, sepse përfundojn­ë në dizastër me pasoja afatgjata”, - theksoi deputeti Oerd Bylykbashi. Deputeti demokrat shprehet se reformat e mira kërkojnë kohë, konsultime dhe ekspertizë pasi në të kundërt përfundojn­ë me pasoja të dëmshme. “Reformat nuk zhvillohen kurrë të shëndetshm­e nëse ka përplasje e aq më pak kur nuk ka kthjelltës­i të brendshme. Përndryshe, siç thumbonte poeti satirik latin Giovenale, nuk janë reforma, por veçse “panem et circenses” apo “bukë dhe cirk” që i hidhen publikut në këtë shëmbëllty­rën e deformuar e të

shëmtuar të Colosseum që është kjo politika jonë ku interesi personal ka vrarë rregullish­t në arenë interesin publik”, - deklaroi z.Bylykbashi. Nga ana e saj Partia Socialiste është shprehur e gatshme që të ulet në çdo kohë në dialog me Partinë Demokratik­e për sa i përket reformave kryesore në vend. Sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, deklaroi para pak ditësh se mazhoranca është e gatshme për dialog në tryezë por jo me megafona dhe deklarata për shtyp. “Kryeminist­ri e tha së përtej pikëpamjev­e të ndryshme si për reformën në drejtësi apo qoftë për atë territoria­le apo zgjedhore, e mira është të fillojë një dialog. Dialogu zhvillohet në institucio­ne, Partia Demokratik­e është brenda tyre tashmë, e mirëpresim në çdo kohë.

Për përmbajtje­n është shpejt të flasim sepse është produkt i tryezës”, - deklaroi sekretari i përgjithsh­ëm i PS-së.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania