Gazeta Shqiptare

I riu u kap brenda taksisë ku po udhëtonte

Sekuestroh­en rreth 6 kg lëndë kanabis dhe 1 pushkë në Durrës, arrestohet 25-vjeçari

-

Policia e Durrësit ka finalizuar operacioni­n e koduar “Selekt” duke sekuestrua­r një sasi droge e armë. Në pranga ka përfunduar një 25-vjeçar. Seksioni i Hetimit të Narkotikëv­e në bashkëpuni­m me shërbimet e Komisariat­it të Policisë Durrës dhe Forcat Operaciona­le në DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e narkotikëv­e dhe kapjen e personave që disponojnë armë zjarri, në

ARMË DHE KANABIS

Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit tip taksi, shërbimet e Policisë gjetën rreth 6 kg lëndë narkotike kanabis sativa e presuar dhe 1 armë zjarri (pushkë), të cilat u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale.

bazë të informacio­neve të mara në rrugë operative kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacioni­n policor të koduar “Selekt”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Elton Maxhaku, 25 vjeç,

banues në Durrës. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi shërbimet e policisë kanë ndaluar në lagjen nr. 2, Durrës, mjetin tip taksi me të cilën ky shtetas e kishte prenotuar për të lëvizur. Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit tip taksi, shërbimet e policisë gjetën rreth 6 kg lëndë narkotike kanabis sativa e presuar dhe 1 armë zjarri (pushkë), të cilat u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale. Nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifiki­min e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania