Gazeta Shqiptare

Dhunoi ish-gruan dhe dhunoi të riun, në kërkim dy vëllezërit Dinamika e ngjarjes në Gjirokastë­r

-

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Theth. Personi, rreth 40 vjeç është qëlluar me automatik në këmbë dhe është transportu­ar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia e Shkodrës ka mbërritur në vendngjarj­e dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit dhe kapjen e autorit. “Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transporto­het për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore. Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorit”, thuhej në njoftimin e policisë. Ndërkaq i plagosuri ka mundur që të flasë vetë pak minuta pas ngjarjes. I shtrirë në tokë dhe i plagosur në këmbën e djathtë, Ndrezaj tregon se me autorin ishin konfliktua­r për arsye banale. Ai thotë se autori i ka kërkuar që të bëj një punë, ndërsa ai s’ka pranuar pasi nuk ka pasur mundësi. Në këtë moment, sipas 47-vjeçarit, autori, i cili ishte me një makinë, ka nxjerrë automatiku­n dhe e ka qëlluar një herë në këmbë. Ai thotë se ka pasur vetëm një të shtënë si dhe shton se autorin e njeh, pasi është banor i zonës. “Ka edhe më keq. Autori më kërkoi të bëja një punë. I thashë se nuk kam mundësi. E njoh autorin, është vendali. Më plagosi me automatik. Ngjarja ndodhi para 10 minutave. Ai ishte me makinë. Më gjuajti një herë,”thotë i plagosuri. Ndërkaq menjëherë është zbuluar identiteti i të plagosurit me armë zjarri në Theth. Gazetari Senad Nikshiqi, raporton se i plagosuri është 47vjeçari Gëzim Ndrezaj. Ky i

DËSHMIA

“Ka edhe më keq. Autori më kërkoi të bëja një punë. I thashë se nuk kam mundësi. E njoh autorin, është vendali. Më plagosi me automatik. Ngjarja ndodhi para 10 minutave. Ai ishte me makinë. Më gjuajti një herë,”- thotë i plagosuri.

POLICIA

Në fshatin Theth, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.T, i cili po transporto­het për në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore. Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorit

fundit ndërtonte si murator, e kryesisht, merrej me ndërtimin e shtëpive. Dyshohet se ai është plagosur për prishje pazari me autorin. Policia ka mundur ta identifiko­jë atë dhe po punon për kapjen e tij, ndërsa sipas

banorëve efektivët kanë mbërritur me shumë vonesë në vendngjarj­e. Bëhet me dije se policia ka pasur vështirësi për të mbërritur në zonën ku kishte ndodhur ngjarja. Për këtë arsye, i plagosuri është transportu­ar për në

spitalin e Shkodrës me helikopter. Sipas dëshmie, ai është jashtë rrezikut për jetën, pasi plumbi e ka prekur në zonën e këmbëve. Ndërkaq vijon aksioni për kapjen e autorit, që është identifiku­ar menjëherë nga forcat blu.

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastr­ës, pasi dhunuan ish-gruan e njërit prej tyre. Ngjarja ndodhi në një bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pasi kanë dhunuar shtetasin me inicialet O. S., dy vëllezërit kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç. “Specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Gjirokastë­r shpallën në kërkim shtetasit F. S. dhe G. S.(vëllezër) pasi këta shtetas gjatë mbrëmjes së datës 25.09.2021, në një bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastë­r kanë dhunuar fizikisht dhe psikologji­kisht shtetasen O. S.(ish-bashkëshor­tja e shtetasit F. S.). Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastë­r, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastë­r jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e shtetasve F. S. dhe G. S.”,-thuhet në njoftimin e policisë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania