Gazeta Shqiptare

30-vjeçari Fasil Likaj: Nuk doja ta qëlloja, dëshmitarë­t: E tërhoqi zvarrë

Plagosi të renë në Vlorë, dëshmia: Doja ta trembja

-

bardhet dëshmia e 30Zvjeçari­t,

Fasil Likaj, i cili ditën e shtunë ka qenë protagonis­t i një ngjarjeje kriminale, ku ka tërhequr zvarrë një 20-vjeçare, me të cilin kishte pasur lidhje sentimenta­le. Ndonëse me vete kishte një pistoletë dhe 2 granata dore, në dëshminë e tij, ai ka deklaruar se kishte qëllim vetëm ta trembte dhe jo ta lëndonte, ndonëse nuk rezultoi ekzaktësis­ht këtu, ai e qëlloi në këmbë, por fatmirësis­ht e reja është jashtë rrezikut. “Tentova ta trembja. Nuk doja që ta qëlloja”, mësohet të ketë thënë ai përpara uniformave blu, e ndërsa nga sa mësohet ka shfaqur një gjendje të rënduar mendore. Megjithatë, përtej dëshmisë së tij, ajo se çfarë panë dëshmitarë­t në lokal në Vlorë, ku dhe ndodhi ngjarja, ishte një skenë e cila për fatin e mirë përfundoi pa një viktimë, pa një tjetër vajzë të vrarë nga një djalë që nuk e pranon se “e dashura e tij, nuk është prona e tij”. 30-vjeçari Fasil Likaj kishte udhëtuar nga Shkodra në drejtim të Vlorës me granata dore dhe pistoletë në çantë. Ai ka pritur në një lokal derisa sa ka mbërritur 20-vjeçarja Kostandina Zanaj. Pas një debati të shkurtër verbal, dëshmitarë­t kanë treguar se e ka tërhequr zvarrë të renë dhe e ka qëlluar me pistoletë. 20-vjeçarja nga Berati, por që kryente studimet e larta në Vlorë ka mbetur e plagosur në këmbë, fatmirësis­ht jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkodrani Fasil Likaj dhe 20vjeçarja nga Berati, studente në Vlorë, kanë pasur një lidhje dashurie të mëparshme dhe sipas policisë konflikti ka ndodhur për motive të dobëta. Paraprakis­ht mësohet se e reja po tentonte t’i jepte fund lidhjes me 30vjeçarin, por ku nuk e ka pranuar, dhe për pak i mori jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së shtunës në lagjen “28 Nëntori” pranë Poliklinik­ës së Vlorës duke shkaktuar panik tek klientët e lokalit dhe kalimtarët. Policia ka mbërritur menjëherë, duke vënë në pranga 30vjeçarin Fasil Likaj dhe u sekuestrua arma e krimit. Por gjatë kontrollit është gjetur një granata e pashpërthy­er në lokal që dyshohet se i ka rënë 30-vjeçarit gjatë përleshjes me ish-të dashurën. Po kështu në çantë mbante dhe një granatë të dytë. ‘Është marrë një telefonate se janë dëgjuar krisma me armë zjarri në një lokal në afërsi të ambulancës. Është bërë i mundur neutralizm­i i personit të

DINAMIKA

30-vjecari Fasil Likaj kishte udhëtuar nga Shkodra në drejtim të Vlorës me granata dore dhe pistoletë në çantë. Ai ka pritur në një lokal derisa sa ka mbërritur 20vjeçarja Kostandina Zanaj. Pas një debati të shkurtër verbal, dëshmitarë­t kanë treguar se e ka tërhequr zvarrë të renë dhe e ka qëlluar me pistoletë.

dyshuar që ka qëlluar me armë zjarri, është sekuestrua­r arma e zjarrit dhe personi është i shoqëruara në ambientet e policisë vendore në Vlorë. Kemi një vajzë të dëmtuar është 23 vjeçe dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Arma e krimit është sekuestrua­r. Po kryejmë të gjitha veprimet’- tha drejtori i policisë së Vlorës, Bledar Celiku. 30-vjeçari Fadil Likaj është arrestuar nga policia pasi ka plagosur me armë zjarri pistoletë një studente 20 vjeçe në Vlorë, me të cilën dyshohet se kishte pasur një lidhje dashurie. Pas arrestimit policia i gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se ka kryer plagosjen, si dhe dy granata dore. Plagosja dyshohet se ka

ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku 30vjeçari qëlloi në drejtim të Kostandina Zanaj, 20 vjeçe, studente në qytetin e Vlorës, të cilët dyshohen se kanë pasur një lidhje dashurie të mëparshme. ‘Plagosi me armë zjarri një 20 vjeçare, falë reagimit në kohë kapet dhe arrestohet brenda pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes. Sekuestroh­et një armë zjarri pistoletë dhe 2 granata dore. Më datë 25.09.2021, rreth orës 12:05, në vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjja “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar për në spital për ndihmë mjekësore, momentalis­ht

jashtë rrezikut për jetën. Falë reagimit të menjëhersh­ëm të shërbimeve të policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fasil Likaj, 30 vjeç, banues në Shkodër. Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në çantën e autorit iu gjet dhe sekuestrua një granatë e dytë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarj­e dhe nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.’ – njofton policia.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania