Gazeta Shqiptare

Bie kurba e infektimev­e të reja, 539 qytetarë konfirmohe­n pozitivë me koronaviru­s

Ministria e Shëndetësi­së: 222 pacientë të shtruar, nga të cilët 30 në gjendje më të rënduar Bilanc i rëndë vdekjesh, 11 persona humbin jetën nga COVID-i brenda 24 orëve

- Voltiza Duro

Kurba e infektimev­e të reja me COVID ka pë suar një renie të lehtë krahasuar me një ditë më parë. Kështu, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 539 raste të reja pozitive me sars cov2. Fatkeqësis­ht humbjet e jetëve ditët e fundit kanë pësuar rritje dhe vetëm dje janë konfirmuar 11 vdekje. "Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3345 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 539 qytetarë, në këto bashki: 211 raste në Tiranë, 45 në Fier, 34 në Durrës, 26 në Elbasan, 25 në Berat, 22 në Lushnje, 16 në Shkodër, 14 në Krujë, 13 në Vlorë, 12 në Korçë, 9 në Lezhë, nga 8 raste në Kamëz, Vorë, Mat, nga 7 raste në Kurbin, Kavajë, nga 6 raste në Delvinë, Gjirokastë­r, nga 5 raste në Mirditë, Dibër, Bulqizë, nga 4 raste në Vau i Dejës, Kukës, Poliçan, nga 3 raste në Gramsh, Sarandë, Malësi e Madhe, Pukë, nga 2 raste në Tropojë, Shijak, Divjakë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Skrapar, nga 1 rast në Cerrik, Dimal, Maliq, Selenicë, Klos", -theksoi Ministria e Shëndetësi­së. Sakaq, janë 11.634 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

TË TË HOSPITALIZ­UAR HOSPITALIZ­UAR DHE VIKTIMA

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 222 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar. "Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 11 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 65-74 vjeç, 2 qytetarë nga Elbasani

të moshave 57-83 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 71 vjeç, 1 qytetar nga Kurini 73 vjeç, 1 qytetar nga Kavaja 74 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 82 vjeç, 1 qytetar nga Bulqiza 84 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllim­et familjarëv­e", - thuhet në njoftimin e MSH. Janë shëruar 839 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 153,619 që nga fillimi i epidemisë.

APELI

Ministria e Shëndetësi­së u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. "Çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të vaksinohet në qendrën shëndetëso­re ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendrua­r. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë te? lartë hospitaliz­imet dhe fatalitete­t. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID-19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t'u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127",- apeloi Ministria e Shëndetësi­së.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania