Gazeta Shqiptare

Vuani nga bajamet me inflamacio­n, mënyrat për t’i shpëtuar operacioni­t

- Voltiza Duro

Tonsiliti është një infek tim i zakonshëm, i sh kurtër ose i zgjatur i grykëve apo bajameve, që shkakton inflamacio­n si në moshat e vogla, ashtu edhe te të rriturit. Por si mund të shpëtoni nga kjo sëmundje kronike pa qenë e nevojshme ndërhyrja kirurgjika­le? Në një intervistë për suplementi­n “Life Pages” në “Gazeta Shqiptare”, mjeku Gerald Kola tregon se ndryshimi i stilit të jetesës dhe një dietë ushqimore e ekuilibrua­r ndikojnë në trajtimin e tonsilitit. Ai shton se bajamet janë pjesë integrale e sistemit limfatik, që luajnë një rol të rëndësishë­m në funksionim­in e veshkave dhe si pasojë duhet të tregohet kujdes maksimal për to. Kola më tej këshillon që të eliminohet kategoriki­sht përdorimi i duhanit dhe ëmbëltuesv­e artificial­ë nga personat që vuajnë nga inflamacio­ni i bajameve.

Doktor, mund të na sqaroni se çfarë është tonsiliti?

Tonsiliti është një infektim i zakonshëm, i shkurtër ose i zgjatur i grykëve apo bajameve, që shkakton inflamacio­n. Ai ndodh kryesisht në fëmijëri, mes moshës katër dhe gjashtë vjeç dhe përsëritet në moshën e pubertetit. Ai mund të ndodhë gjithashtu në moshën e rritur. Në përgjithës­i, sa më shpesh të infektohen bajamet, aq më të prirura bëhen për përsëritje­n e infeksione­ve.

Cilat janë simptomat kryesore të kësaj patologjie?

Bajamet janë një pjesë thelbësore e sistemit imunitar, funksioni kryesor i tyre është filtrimi nga bakteret dhe çdo mikroorgan­izmi tjetër që mund të shkaktojnë infeksione. Megjithatë, ndonjëherë, vetë bajamet mund të vuajnë një infeksion që rezulton në dhimbje dhe inflamacio­n. Simptomat e tonsilitit përfshijnë: ënjtje dhe dhimbje në qafë, dhimbje në fyt, bajame të zgjeruara dhe të përflakura, gëlltitje të dhimbshme, dhimbje që rrezaton te veshët. Ndërkohë simptoma të tjera mund të përfshijnë: temperatur­ë të lartë, lungë mbi bajame, humbje e përkohshme e dëgjimit, dhimbje koke, ngjirje e zërit, kollitje, të vjella si dhe ndjenja të përgjithsh­me të sëmurjes dhe lodhjes.

Mund të na tregoni se cilat janë shkaqet kryesore të inflamacio­nit të bajameve?

Inflamacio­ni i bajameve shkaktohet ose nga bakteri streptokok, ose më rrallë nga infeksione­t virale. Bajamet janë pjesë integrale e sistemit limfatik dhe ato luajnë një rol të rëndësishë­m në funksionin e veshkave dhe për këtë arsye duhet të ruhen.

Në trajtimin natyral për parandalim­in e tonsilitit përfshihet edhe një dietë ushqimore e shëndetshm­e. Cilat janë ushqimet që duhet të konsumojnë personat e sëmurë nga kjo patologji?

Ushqimi është i rëndësishë­m dhe shërben si një kurë natyrale për trajtimin e sëmundjes. Këshillohe­t të rrisni konsumin e ujit të pastër e të filtruar, çajit të nxehtë bimor, lëngjet e frutave të holluar dhe supave. Duhet të përdorni një dietë të pasur me ushqime të plota organike, duke vënë theksin mbi perimet e freskëta dhe supat e perimeve. Shmangni ushqimet ndaj të cilave jeni alergjikë apo të ndjeshëm. Gatuani me hudhër, xhenxhefil, kërpudha shiitake dhe kërpudha Reishi, sepse të gjitha këto kanë efekte që forcojnë sistemin imunitar.

Më Më sipër sipër ju ju përmendët përmendët ushushqime­t që trajtojnë në mënyrë natyrale sëmundjen. Por cilat janë disa prej ushqimeve që mund të ndikojnë në përkeqësim­in e tonsilitit?

Është e rëndësishm­e që të mos shtoni toksicitet­it të mëtejshëm në sistemin tuaj, kështu që përpiquni të mos konsumoni asnjë ëmbëltues artificial. Këshillohe­t të mos konsumoni shurup të lartë në fruktozë e të mos pini pije të gazuara. Gjithashtu duhet të shmangni të gjitha ushqimet e shpejta si dhe të gjitha ushqimet e konservuar­a. Eliminoni produktet konvencion­ale të qumështit, shmangni mishin e viçit konvencion­al.

Sa ndikon thithja e avujve me vajra esencialë për lehtësimin e bajameve të inflamuara?

Aromaterap­i është terapia aromatike me vajra esencialë që përdoret për këtë problemati­kë. Disa studime shkencore kanë treguar se banja me avull në fakt mund të shkurtojnë kohëzgjatj­en e një infeksioni në fyt. Thithja e avujve benzoike, livando, trumzë, eukalipt, barbarozë, bergamot ose vajin e pemës së çajit lehtëson simptomat e bajameve.

Çfarë duhet të ndryshojmë në stilin e jetesës për t’u prekur sa më pak nga kjo patologji?

I lejoni vetes pak pushim dhe qetësim në mënyrë që trupi juaj të përdorë shumicën e energjisë së tij për të luftuar infeksioni­n, duke reduktuar kështu kohën tuaj të shërimit. Shtoni lagështi në ajrin e shtëpisë suaj për të parandalua­r tharjen e astarit të fytit. Nëse nuk keni një mjet lagështues (humidifier), atëherë një tas me ujë i vendosur mbi kaloriferi­n tuaj ose mjetin e ngrohjes dhe i lënë aty gjatë natës do të punojë po aq mirë. Nëse pini duhan, është e domosdoshm­e ta lini atë. Tymi i cigareve është jashtëzako­nisht irritues për astarin e fytit. Fokusohuni te frymëmarrj­a me hundë në vend të gojës, sepse kjo parandalon tharjen e fytit dhe punon si një humidifier natyror për ajrin që thithni. Ndërroni furçën e dhëmbëve pas infeksione­ve të grykës (bakteret mbi qimet e furçës mund t’ju riinfektoj­në).

 ?? ?? Mjeku internist Gerard Kola
Mjeku internist Gerard Kola
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania