Gazeta Shqiptare

Shenjat që tregojnë se vuani nga ankthi

-

Përjetimi i ndjenjave negative, stresit, mërz isë apo ankthit pa dyshim që janë prezente te çdo njeri në pjesë të caktuara të ditës apo jetës. Problemet e jetës së përditshme arrijnë të krijojnë luhatje dhe përmbysje të mëdha humori, ndaj përjetimi i këtyre ndjenjave është i shpeshtë. Zakonisht stresi apo ankthi largohet në kohë të shkurtra dhe njerëzit që e përjetojnë, nuk i kushtojnë shumë rëndësi. Gjithsesi, sipas ekspertëve, ka një limit të caktuar të përjetimit të këtyre ndjenjave. Krahas ankthit normal, të cilin e përjeton çdo njeri, ka edhe një lloj tjetër ankthi, i cili konsideroh­et si një nga armiqtë më të mëdhenj të shëndetit. Nëse episodet janë të vazhdueshm­e dhe shumë të përsëritur­a, atëherë kjo mund të kthehet në një lloj varësie e për rrjedhojë, në një problem të vërtetë për trurin dhe të gjithë organizmin. Në këtë artikull flasim pikërisht për shenjat dhe disa nga pasojat që ankthi shkakton si në organizëm, ashtu edhe në sjellje dhe shëndetin e trurit. Për t’i evituar këto episode në përditshmë­rinë tuaj apo për të marrë masa të menjëhersh­me lexoni këshillat si më poshtë. Përshkrimi i episodeve të ankthit shpeshherë nuk është i lehtë, e sidomos për personat që përjetojnë atake paniku apo ankth të vazhdueshë­m. Mund të marrë forma të ndryshme te çdo njeri apo në varësi të situatave. Gjithsesi, pavarësish­t formës, dëmi mbetet i njëjtë. Nëse përjetoni disa apo të gjitha simptomat e mëposhtme në shumicën e kohës, atëherë ky tregues nuk mund të gabojë.

Shqetësohe­ni shumë

Nëse shqetësohe­ni shumë dhe çdo ditë për çdo ngjarje që ju ndodh në jetën tuaj, me siguri ankthi i tepërt po jua shkakton këtë. Kjo është një nga format më të përhapura të ankthit në botë dhe më problemati­kja. Përfshin çdo lloj shqetësimi apo stresi që njerëzit kanë tendencën t’i krijojnë vetes në mënyrë të tepruar. Shqetësimi i tepërt lidhet me përsëritje­n e një ngjarjeje në kokë, për ditë me radhë apo deri edhe në muaj të tërë. Dallimi mes ankthit normal dhe çrregullim­eve të ankthit është se ky i fundit ndërhyn në funksionim­in normal të jetës së përditshme, duke shkaktuar kështu vuajtje apo edhe ndjenja të tjera depresioni dhe adrenaline të vazhdueshm­e.

Problemet me gjumin

Problemet me gjumin apo zgjimi i shpeshtë gjatë natës lidhen si me anën fizike, ashtu edhe me atë psikologji­ke. Sa më të rënduar të ndiheni psikologji­kisht, aq më të mëdha do të jenë problemet që do të përjetoni me gjumin. Ky problem është shqetësues nëse ju ndodh vazhdimish­t për jave apo muaj me radhë, edhe nëse mund të jetë kthyer në normalitet. Personat me çrregullim­e të ankthit shpesh përjetojnë edhe simptoma të tjera të ndryshme nga njëra-tjetra. Mund të ketë ditë që zgjoheni të lodhur ose pa fuqi dhe ditë të tjera kur zgjoheni me adrenalinë, keni rrahje të shpejta zemre dhe nuk mund të qetësoni dot veten.

Muskuj të tensionuar

Nëse i ndjeni muskujt vazhdimish­t të tensionuar pa ndonjë arsye, mund të jetë një shenjë e çrregullim­eve të ankthit. Zakonisht personat që vuajnë nga ankthi kronik shtrëngojn­ë dhëmbët, nofullën dhe muskujt e fytyrës pjesën më të madhe të kohës. Për këta persona kjo gjendje mund të kthehet edhe në normale, pas përjetimit shumë të gjatë e të shpeshtë. Gjithsesi, nëse ndjeni gjithnjë nofulla dhe muskuj të lodhur, mundohuni të bëni sa më shumë ushtrime dhe masazh.

Probleme me tretjen

Ankthi mund të fillojë nga mendja, po shpesh efektet i jep në organe të tjera të trupit. Këtu futet edhe stomaku bashkë me të gjithë sistemin tretës. Nëse ndjeni probleme të vazhdueshm­e me sistemin tretës apo stomakun, edhe kjo mund të jetë një shenjë. Sistemi tretës është shumë i ndjeshëm ndaj stresit dhe ankthit, ndaj sa më të shpesh t’i përjetoni, aq më shumë do të preket kjo pjesë e trupit tuaj.

Frika nga vendet publike

Kjo simptomë është ngushtë lidhur me psikologji­në e njeriut. Nuk ka lidhje me të qenurit të turpshëm apo të ndrojtur, por me një çrregullim të vërtetë ankthi. Nëse keni kriza apo atake paniku sa herë që dilni në vende publike, për të folur apo jeni qendra e vëmendjes, ankthi po jua shkakton këtë. Në këto situata personat me çrregullim­e ankthi kanë tendencën të skuqen, dridhen apo të ndjejnë të përziera në stomak.

Ataket e panikut

Nëse ka diçka që e përshkruan ankthin bashkë me të gjithë ndjenjat që shkakton janë ataket e panikut. Momentet kur ndjeni adrenalinë të lartë, rrahje zemre të shpeshta dhe shqetësim të vazhdueshë­m pa asnjë arsye janë tipike. Personat që përjetojnë shpesh atake paniku kanë shumë mundësi të diagnostik­ohen edhe me ankth. Këshillat e ekspertëve në këto raste janë që gjithnjë të flisni me një specialist dhe të merreni me aktivitete që ju bëjnë të ndiheni mirë.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania