Gazeta Shqiptare

Betejat e panjohura dhe të përgjakshm­e të mbrojtjes së Ulqinit, si gjallon qyteti mbi eshtrat e të rënëve

Në emisioninA­utokton të gazetaresA­nilaAhmata­j në “News 24”, këtë të dielë u trajtua pjesa e parë e “Mbrojtja e Ulqinit”

- Nga Anil;a Ahmataj

Dikur, nga shekulli V para Krishtit, veç Liburnëve në krye të Adriatikut, shfaqet ndër disa brigje përrallore të këtij deti, befas një qytet lundërtarë­sh, luftëtarës­h, piratësh, gezësh toke dhe deti, që arriti një famë të madhe ndër kohra. Fillimisht emrin Kolkin, ja vendosën Kolhët, themeluesi­t, por nuk mbetën prapa dhe romakët që e quajtën Olkiniumi sipas Tit Livit, e më tej, Dulkinam, Dylkinjo, osmanët Ylgyn e me radhë, por termi Ulkinion mbeti nga gjeografi i famshëm aleksandia­n Klod Ptolemeu. Ndikimit të tij i janë referuar që nga George fon Han, e deri tek Eqrem Çabej që e lidhin emrin e qytetit me atë të ujkut, (apo ulk) kafshës symprehtë, simbol i gjuetisë por dhe i ruajtjes së territorit.

Ulqini, një nga qytetet më të vjetra të Adriatikut që kish qënë nën sundimet e Balshajve, Venedikasv­e e shumë qytetërime­ve antike.

Nuk kish si të mos bëhej pre e lakmive të kohëve moderne, të cilët kanë lënë padyshim gjurmët e tyre, si ato osmane, të fundit gjurmë që pas shumë shekujsh vunë në diskutim ekzistencë­n e vetë qytetit banuar autoktonis­ht nga Ilirë, Arbër dhe në këtë kohë totalisht nga Shqiptarë.

Kriza Lindore u quajt lufta ruso-osmane më 1877, jo për herë të parë, me shkak rebelimin e prijësve sllavë ndaj sundimit osman në Ballkan, dhe me një pasojë që askush nuk mundi ta parashikon­te; Ekzistencë­s së vetë qytetit të lashtë. Të ndihmuar nga popujt sllavë të Ballkanit, armatat ruse depërtuan nëpër malet Ballkan dhe u gjendën papritur në dyert e Stambollit. Kjo bëri që ushtritë osmane të mos reagonin dot në kohë, dhe pas kaq shekuj lavdie ndër kontinente, kapitullim­i osman u shfaq si një mallkim prej qiellit, dhe Perandoria Osmane duke u zvarritur në armëpushim­in e Edërnesë dhjetor 1977, ndaloi me traktatin në Jeshilqë apo me emrin bizantin Shën Stefan mars 1878, bisedimet e të cilit u mbajtën tepër sekret.

Çfarë kish ndodhur në këtë marrveshjë të zymtë dhe të fshehtë për të mos u marrë vesh?

Perandoria kish humbur në kushtet me rusët pothuaj gjithë Ballkanin, duke ua dorëzuar sllavëve, të cilët që nga ky çast do të dilnin nga kjo perandori. “Me nënshkrimi­n e këtij traktatimë 3 mars 1878 Turqia humbi rreth 80% të zotërimeve të saj në Ballkan dhe Rusia kerkonte si dëmshpërbl­im lufte pjesën më të madhe të Dobruxhës, ishujt e Danubit, provincat e Karsit (Kaukaz), Ardahanit, Artvinit në Anadollin Lindor, si dhe një shumë prej 400 milionë rublash. Është e vërtetë që Europa e bëri një sy të verbër për luftën, por tani që cari kërkonte të vëndoste mbi fatin e tërë Lindjes, Anglia dërgoi flotën e saj luftarake të hidhte spirancën para Stambollit, ndërsa Austria mobilizoi ushtrinë dhe shpalli se ishte gati për luftë me Rusinë..” shkruan Robert Matran në librin “Historia e Perandoris­ë Osmane”. Shqiptarët kishin qënë brenda Perandoris­ë Osmane në kohëra për çudi më rebeluesit, por dhe më shërbyesit, që nga Epoka Skënderbej­ane, deri tek 39 kyeministr­a perandorak­ë, sa asnjë komb tjetër brenda saj. Tashmë shërbimit të tyre shekullor Perandoria i hodhi një perde të errët që ky popull besnik të mos shihte flirtet e saj me sllavët. Vetë shqiptarët për disa privilegje kishin ndërruar me osmanët vetë ekzistencë­n duke marrë prej tyre religionin dhe duke shkallmuar nga themeli gjuhën më të vjetër indoeuropi­ane, shqipen dhe tanimë që quhen osmanë, ku çdo llogari eurosllave do të bëhej si mbi Turqi.

Po si i gjeti shqiptarët? Kjo ndodhi befasie i gjeti jo vetëm shqiptarët, por dhe shtetet europiane në gjumë, pasi prishja e kaq ekuilibrav­e kontinenta­lë në një kohë rekord, nuk kish ndodhur kurrë më parë. Të parët u zgjuan shqiptarët, të cilët e morën vesh me një muaj vonesë të vërtetën dhe

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania