Gazeta Shqiptare

“Në kërkim të kohës së humbur” së Proust, por me Ramën e Bashën

- Nga Ben Andoni

... e një shkrimi, i cili pati fuqinë e gati një traktati. Duke përdorur titullin e kryeveprës së Prustit “Në kërkim të kohës së humbur”, ai dha shenjën domethënës­e se: Shqipërisë i duhej medoemos ndryshimi dhe se vendi megjithë izolimin nuk mund të ishte ndryshe nga vendet e tjera. I ndjeri ndërroi jetë pak vite më parë duke lënë kujtimin e një mjeku të mirë dhe burri të kulturuar por edhe se vendosi një standard apeli përmes publicisti­kës, që deri më sot nuk është kaluar, paçka se liria e shkrimit tashmë është e sanksionua­r, bashkë me shumë liri të tjera. Atë kohë Shqipëria kishte humbur kohë nën një regjim të padrejtë. Shqipëria e pas Luftës së Dytë Botërore, sidomos në vitet ’80, e futur në një spirale dështimesh dhe nën flamurin e një ideologjie shpjeguar në mënyrë arkaike nga aparatçikë që nuk nginjeshin mbi vuajtjen e njerëzve, ishte nga vendet më të keqardhura për rrugën e saj anakronike. Popa gjithsesi noton në atë kohë dhe nuk e anatemon, por shkon më tepër duke kërkuar marrjen e kohës së humbur, e duke e theksuar atë si domosdoshm­ëri.

31 vjet më vonë, “Në kërkim të kohës së humbur”, mund dhe duhet të bëhet sërish lajtmotivi ose deviza e të ardhmes së Shqipërisë. Në vend të kësaj me atë që dëgjuam nga paraqitja e programit dhe nga shumë fjalimet e ngurta të parlamenta­rëve të Majtë dhe oponencës kaotike të Djathtë, Shqipëria do mbetet eturisht kah nevojës së këtij lajtmotivi, që kërkon bashkëkohë­sinë me botën.

Është e vërtetë se duhet t’i lihet koha e mjaftueshm­e një Ekzekutivi për të gjykuar realisht nëse ai e ka përmbushur apo jo programin e tij. Programi “Rama 3” e kërkon këtë dhe synon ta bëjë me shtyllat e propozuara, si edhe punën që mëton ta bëjë me ministrat e vet. Referuar logjikës, sipas të cilës nuk mund të gjykosh një produkt që nuk ekziston, mbetet të shihet sesi do të funksionoj­ë ky aksion dhe e dyta si do jetë sfida e tretë e Ramës. Për fat të keq duhet të jenë fillimisht vetë ekonomistë­t (me të cilët është e mbushur kjo legjislatu­rë) ata që duhet të kanalizojn­ë mendimet e duhura për programin, të sqarojnë idetë dhe mbi të gjitha të tregojnë dobinë e tij. Shumë gjëra u thanë në parlamenti­n shqiptar por në kakofoninë e zakonshme të zërave ishte fare e vështirë të kuptoje realisht sesa një Ekzekutiv, që nuk e parashikon dot fundin e pandemisë, të shpresojë në një program ku mund t’i duhet të ndreqet udhës, për të mos thënë që mund të përballet sërish me sfida të paparashik­ueshme. Këto të fundit i janë dhënë shpesh si sfidë vendit tonë në vitet e fundit, qoftë me ardhjet e muxhahedin­ëve, e tani në fund të afganëve, por fillimisht me masën e tërmeteve shkatërrim­tare dhe të pandemisë, që nuk po i duket fundi.

Por ritiradat e ligjvënësv­e tanë veç nivelit të dobët dhe mungesës së vizionit, qoftë të atyre që shpjegonin por edhe atyre që e kritikonin me sulm, nuk sollën ndonjë gjë më shumë. Në fakt edhe nuk pritej ndonjë gjë më e madhe. Më shqetësues akoma ishte retorika e liderit të opozitës Basha, kur shprehej besimplotë se: “Demokracia shqiptare nuk është krizë, ajo ka vdekur. Ka vdekur në shtyllat e saj kryesore. Në themelin e saj janë zgjedhjet e lira. Demokracia shqiptare është vrarë. … Ai që qëndron ulur këtu mbrapa po thotë që Shqipëria po ecën kryelartë falë veprave të lavdishme dhe unitetit të parti-popullit. Më lejoni ti bëj autopsinë kufomës së kësaj qeverie, me bisturitë e partnerëve”.

Ky citim nga fjala e kryeopozit­arit Basha të dhemb ashtu si shpesh retorika e ngritur e kryeminist­rit Edi Rama sepse realisht nuk debatohet më për ide ose për vizione, por thjesht për të kundërshtu­ar. Që do të thotë se ne jemi të destinuar të humbasim sërish kohë. Basha as nuk reagoi apo nuk pati përulësinë e protokolli­t për mbështetje­n që kryeminist­ri ka marrë, që do të thotë dukshëm një minus i madh i aksionit opozitar, nisur qysh para vitit 2017 drejtuar prej tij, i cili i ka humbur vendit aq shumë energji, ide dhe mbi të gjitha kohë.

I ndjeri Popa duke përdorur shumë referenca të shkencave të ndryshme, përveç edhe referimeve të kohës socialiste, e përgatiti shkrimin e tij me një fabul interesant­e, ku në thelb ishte biseda me një student dhe pastaj shtjelloi idenë e ndryshimit të panegociue­shëm, qoftë edhe me kushtet e asaj kohe. Sot, edhe me ndihmën e hapjes totale; fuqisë së pamatë të internetit; përkthimev­e pa fund; autorëve të shumë të huaj të gjithë fushave; Shqipëria e ashtuquajt­ur intelektua­le është shumë pas referimeve shkencore dhe mirëfilli kulturore që shpalosi Popa asokohe. Mbase rruga më pak konfliktua­le dhe më shumë konstrukti­ve opozitare mund ta tërhiqte Shqipërinë në udhë të tjera, por edhe në një ndryshim aq shumë të nevojshëm në ditët tona. E megjithatë kemi mbetur pas ose nuk mund të bëjmë dot më shumë, ashtu si na ngacmon nga kohë më parë një cinik i paepur. “Një tipar padyshim fatkeq i shqiptarëv­e dhe tipar mjaft i dukshëm është mungesa e plotë e idealizmit. Në një vend ku njerëzit vdesin aq kollaj për hiçgjë, nuk është dëgjuar që të vdesë dikush për një ideal ose çështje”, na vjen Konica nga largësia e gati një shekulli më parë. Do të ishte më i kursyer Pashko

Vasa, pararendës e bashkëkohë­s i Konicës, një administra­tor i mirë i Perandoris­ë Osmane, i cili në një nga detyrat e fundit iu la të bënte një audit në Kosovë: Të shpaloste pikat e dobëta të perandoris­ë dhe nga ana tjetër të njihte kërkesat e shqiptarëv­e. Ndër shumë vërejtjet që bëri ishte se vendasit duhet të dinin se çfarë kërkonin, të identifiko­heshin duke ndarë dasitë fetare, por kjo nuk mund të bëhej kur vetë administra­torët, bashkatdhe­tarët e tyre, duhet të reformohes­hin. Pak vite më vonë, ai bën dhe epigramin që ka mbetur sot e kësaj dite një nga pak idetë “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Kjo është një nga devizat që ndërroi krejt kuptimin e shqiptarëv­e për vendin e tyre dhe nga të paktat e pazëvendës­ueshme.

Ylli Popa do e përshkruan­te kështu vonesën e lodhshme në shkrimin e tij: “Gjatë ecjes sonë përpara është e domosdoshm­e që herë pas here ta kthejmë vështrimin prapa, secili në sektorin e tij, për të parë më mirë rrugën që kemi bërë, kemi shkuar drejt apo me zigzake, çfarë na ka penguar dhe pse e humbëm. Pra, retrospekt­iva t’i shërbejë sa më mirë perspektiv­ës. Më kujtohen në këto çaste vargjet e Robert Frostit:

Pylli është i dendur, i thellë dhe prekës/ Por unë jam betuar që udhën ta vazhdoj./ Ende shumë milje përpara se t’i dorëzohem gjumit/ Dhe akoma shumë milje përpara se t’i dorëzohem gjumit!”

Fatkeqësis­ht, ne i jemi dorëzuar errësirës me të cilën na ka mbuluar politika në këto tre dekada. Ndaj çdo legjislatu­rë e parlamenti­t tonë ta kthen të gjallë atë që shqiptarët po vuajnë në vitet e fundit: kokëçarjen e pandalur prej luftës artificial­e të politikës dhe konfliktin kaotik Basha-Rama, që i kanë shkaktuar jo pak shqetësime vendit dhe demokracis­ë, vendi thjesht zhytet në debatet shterpë për ta. Ndaj, ndodh që e ndjejmë kohën e humbur në atë që sot flitet nga politika e ekonomia e deri për mjedisin, në atë që flitet për teknologji­në, në atë që na lidh me përparimin e vendit. Koha e humbur është në çdo bllokim, që i bëhet parlamenti­t; në reformat e mbetura dhe pa jetë të qeverive shqiptare për arsimin dhe ekonominë; në përparimin e munguar teknologji­k të vendit dhe ngutin e të gjithëve për të braktisur Shqipërinë. Dhe, koha e humbur e shqiptarëv­e tashmë është ëndrra jonë për të pamundurën, që na fal kjo politikë me modulet e saj të zhvillimit. Po më mirë mbase. “Ëndrrat nuk duhet të konvertohe­n në realitet, siç mendojmë; ne mbase nuk do arrinim të formonim edhe gjënë më të vogël, po të mos ishte dëshira, anipse është e dobishme t’i formojmë ëndrrat në mënyrë që t’i shohim të dështojnë dhe të udhëzohemi nga dështimi i tyre”, shkruan Prust te “Koha e tij e humbur”. A na i kanë vjedhur ëndrrat? Braktisja e vendit, gjendja e sotme dhe retorika e lodhshme politike e Berisha-Rama-Bashës na e sjell sërish të kthjellët mësimin e profesor Popës… për kërkimin e kohës së humbur. (Homo Albanicus)

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania