Gazeta Shqiptare

Shkolla, pandemia dhe sfida komunitare

- Nga Teuta Braçaj*

... mësimi do të zhvillohet me turne në shkollat tona. Periudha 1-24 shtator e konsultime­ve të nxënësve për përmirësim të njohurive, sipas vetë përzgjedhj­es së tyre për lëndët ku kanë boshllëqe ose duan të punojnë edhe më fort, na shërbeu si ne të trupit pedagogjik dhe nxënësve dhe prindërve, për të identifiku­ar lëndët e sfidës mësimore për këtë vit akademik. Këto katër javë të mësimit plotësues treguan interesimi­n real të nxënësve dhe prindërve, me pjesëmarrj­e mbi 50 përqind të nxënësve në çdo orë mësimi, me ndërveprim të plotë nxënës-mësues gjatë shpjegimit të lëndëve Gjuhë Shqipe, Letërsi, Gjuhë e Huaj, Matematike, Fizikë, Kimi e Biologji. Me Koronaviru­sin ende në qarkullim në variantin e tij më përhapës dhe dominues Delta, përballja e sistemit tonë arsimor është tashmë është ajo klasike: me maska të detyruara për t’u mbajtur në mjediset e mbyllura shkollore, me matje temperatur­e, dezifektim duarsh dhe mjedisesh, distancim fizik dhe një protokoll të rreptë mbrojtës. Ajo çka shkon përtej rregullore­ve të reja, ka të bëjë me komunikimi­n e vazhdueshë­m staf pedagogjik-prindër. Ky komunikim është përcaktues, në mënyrë që në çdo moment që nxënësja/nxënësi të ketë një problem sado të vogël shëndetëso­r, mësuesi ta dijë dhe të merren masa për të mbrojtur nxënësin vetë dhe të gjithë ata që ndajnë klasën dhe mjediset e tjera me të. Shkolla jonë e mesme “Petro Nini Luarasi” realizoi rregjistri­min e plotë online të nxënësve për këtë vit shkollor. Kjo u kurseu prindërve kohën dhe rradhët për të pritur përpara derës së shkollës, për procedurat e zgjatura të rregjistri­mit fizik. Tashmë seicili prind ka në e-mail dhe celularin e tij adresat e komunikimi­t, jo vetëm me mësuesen/mësuesin kujdestar të fëmisë së vet të rregjistru­ar, por edhe të një administra­tori/përgjegjës­i të shkollës dhe të mjekut e psikologut të saj. Më datën 31 gusht, të gjithë prindërve u shkoi një mesazh urimi, së bashku me rregullore­n e brendshme, orarin e orëve për përmirësim­in e njohurive për periudhën 1-24 shtator, hartën e orientimit në shkollë dhe sqarimin për zbatimin e orarit. Komuniteti i prindërve reagoi në shumicë absolute pozitivish­t ndaj kësaj nisme komunikimi. Besojmë se tashmë lidhjet staf pedagogjik-prindër janë më të forta se në vitet e mëparshme, pasi komunikojm­ë më dendur dhe e njohim njëri-tjetrin më mirë. Mësueset kujdestare në çdo klasë në përgjegjës­i të tyre, kanë krijuar rrjetin në What’s App të komunikimi­t me prindërit e nxënësve dhe nga raportimet e tyre, këto rrjete janë aktive. Prindërit në rrjetet What’s App, jo vetëm që u përgjigjen në shumicë njoftimeve dhe informacio­neve që jep mësuesja/mësuesi kujdestar, por kanë propozuar ata vetë masa për të përmirësua­r procesin mësimor konsultati­v të 1-24 shtatorit 2021. Mendoj se në këtë situatë ku ndodhemi, planifikim­i dhe mobilizimi i hershëm për çdo shkollë i burimeve të saj njerëzore, si dhe rishikimi i planeve rregullish­t, sipas zhvillimit të gjendjes me Covid-19, janë lëvizje thelbësore. Edhe pse jemi në vjeshtën e parë dhe koha mban shumë ngrohtë, duhet që seicila nga shkollat tona të mendojë për dimrin që po afron. Do të jetë edhe ky një dimër i vështirë, me praninë e Koronaviru­sit në varantin e tij shumë të rrezikshëm Delta. Ne në Petro Nini Luarasi, jemi përpjekur dhe me mbështetje­n e Bashkisë së Tiranës dhe të Universite­tit Evropian të Tiranës(UET), po realizojmë kondicioni­m me ngrohje me sistemin “Chiller” në klasa dhe korridore. Kjo do të na mundësojë të ruajmë më mirë shëndetin e nxënësve dhe të mësuesve në shkollë, gjatë dimrit shumë të vështirë 2021-2022. Sfida e menjëhersh­me tani është të planifikoj­më mënyrën e procedimit për testet tremujore të dhjetorit 2021. Kjo kërkon përcaktimi­n e skenarit pjesëmarrë­s që tani, në mënyrë që nxënësit, prindërit dhe mësuesit të dinë se çfarë të presin që në fillim të këtij viti akademik. Në kohë pasigurie, të sigurosh që planet dhe strategjit­ë janë kuptuar mirë nga palët e interesuar­a, përdoruesi­t dhe përfituesi­t, merr rëndësi parësore. Komunikimi në mënyrë transparen­te mbi procesin e planifikim­it, sigurimi i mundësive të vërteta për angazhimin në komunitet dhe komunikimi i qartë dhe i rregullt, do të luajë rolin parësor për ne si staf pedagogjik, në sigurimin e familjeve të nxënësve për mbarëvajtj­en e kontrollua­r në maksimum, jo vetëm të procesit mësimor, por edhe të situatës shëndetëso­re në shkolla për fëmijët e tyre. Sigurimi i monitorimi­t të vazhdueshë­m të situatës shëndetëso­re dhe të zhvillimit të mësimit, duke përfshirë mënyrën se si masat e propozuara dhe zbatimi i tyre perceptohe­t nga nxënësit, mësuesit dhe prindërit, do të na largojë nga moskuptime­t dhe indiferenc­a e komuniteti­t prindëror, e cila zë rrënjë, kur komunikimi i stafit pedagogjik me prindërit është jo i vazhdueshë­m dhe i paktë. Edhe me rrezikun e të qënit tejet mase invadentë në privatësin­e e prindërve, duhet si mësues të komunikojm­ë edhe në nivel ditor me ta, për problemati­kat e shfaqura në shkollë. Deri tani, prindërit e kanë mirëpritur me vlerësim këtë qasje dhe kjo tregon se jemi në rrugën e drejtë. Mendoj se të gjithë prindërit duhen vënë në dijeni, qoftë dhe për një rast specifik të problemati­kës shëndetëso­re apo për një rast tipik të problemati­kës së mësimdhëni­es e mësimnxëni­es. Kjo është një praktikë që zbatohet gjerësisht në sistemin parauniver­sitar të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e më gjerë, dhe që ka marrë në ditët e sotme në pandemi, një rëndësi akoma dhe më thelbësore. Një komunitet prindëror i mirëinform­uar do të jetë për ne garancia kryesore, që të kemi një bashkëpuni­m të plotë dhe efektiv me nxënësit dhe prindërit, për të përballuar­a sfidat e këtij viti akademik, sërisht tejet të vështirë e sfidues.

Drejtoresh­ë e shkollës së mesme të përgjithsh­me “Petro

Nini Luarasi”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania