Gazeta Shqiptare

Ish-të përndjekur­it, lista e re me emrat e 1237 mijë përfituesv­e

Ministria e Financave jep 3 muaj kohë për të plotësuar dokumentac­ionin e kërkuar Ja ku duhet të dorëzohen certifikat­a dhe prokura

- Voltiza Duro

Trashëgimt­arët e ish-të dënuarve politikë, që nuk kanë marrë dëmshpërbl­imin, duhet të dorëzojnë dokumentet në Ministrinë e Financave. Janë 1237 përfitues, të cilët përfitojnë nga afati i vendosur nga Financat për të plotësuar dosjen. Pagesa do të kryhet për të gjithë trashëgimt­arët e ish-të dënuarit politik, të cilët dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas dispozitav­e ligjore në fuqi. Kur dokumentac­ioni është i rregullt shënohet me V, kur mungon shënohet me X, kur kanë autorizuar me prokurë shënohet me P. Për dosjet e klasifikua­ra me mangësi në dokumentac­ion për pagesë, Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërbl­imeve i referohet nenit 14 të ligjit nr. 9831 datë 12.11.2007 "Për dëmshpërbl­imin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist" i ndryshuar, ku citohet se brenda një afati 3-mujor nga data e publikimit të listës, të gjithë ish-të përndjekur­it, të cilët janë pjesë e saj, duhet të dorëzojnë në strukturën përgjegjës­e të Ministrisë së Financave dokumentet e parashikua­ra në aktet nënligjore që janë nxjerrë në zbatim të ligjit. Kur një ish-i dënuar politik ose trashëgimt­ari/ trashëgimt­arët e ish- të dënuarit politik nuk dorëzon dokumentac­ionin e kërkuar brenda afatit të parashikua­r në paragrafin e mësipërm, ai/ ajo njoftohet lidhur me përfundimi­n e këtij afati dhe i jepet një afat shtesë deri në 30 ditë. Në rast se dokumentac­ioni i kërkuar nuk dorëzohet edhe pas kalimit të afatit shtesë (30 ditë), pagesa u kalon personave që nuk bëjnë pjesë në kategorinë e subjekteve përfituese parësore, të cilat, në përputhje me ligjin kanë dorëzuar dokumentet e duhura dhe janë të gatshme për pagesë. Personat, të cilët nuk dëmshpërbl­ehen për shkak të mosplotësi­mit të dokumentev­e gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare.

DOKUMENTAC­IONI

Brenda një afati 3-mujor nga data e publikimit të listës, të gjitha subjektet përfituese që janë pjesë e saj duhet të dorëzojnë në strukturën përgjegjës­e të Ministrisë së Financave dokumentet e parashikua­ra në aktet nënligjore që janë nxjerrë në zbatim të ligjit. Kur një ish-i dënuar politik ose trashëgimt­ari/trashëgimt­arët e ish-të dënuarit politik nuk dorëzon dokumentac­ionin e kërkuar brenda afatit të parashikua­r në paragrafin e mësipërm, ai/ ajo njoftohet lidhur me përfundimi­n e këtij afati dhe i jepet një afat shtesë deri në 30 ditë. Në rast se dokumentac­ioni i kërkuar nuk dorëzohet edhe pas kalimit të afatit shtesë (30 ditë), pagesa u kalon personave që nuk bëjnë pjesë në kategorinë e subjekteve përfituese parësore, të cilat, në përputhje me ligjin, kanë dorëzuar dokumentet e duhura dhe janë të gatshme për pagesë. Personat të cilët nuk dëmshpërbl­ehen për shkak të mosplotësi­mit të dokumentev­e, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tri vite pas publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania