Gazeta Shqiptare

Veliaj: Ky vit do të hyjë në historinë e Tiranës, hapim 10 shkolla në një sezon shkollor

Inaugurohe­n dy shkollat "Vaçe Zela" dhe "Kristo Frashëri" Zv.kryeminist­ri Ahmetaj: Shkollat e reja përfaqësoj­në edhe filozofinë e re të qeverisë dhe të Bashkisë së Tiranës

-

Kryetari Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me zëvendëskr­yeministri­n, Arben Ahmetaj inauguruan dy institucio­net e reja arsimore në kryeqytet, shkollën e mesme "Kristo Frashëri" dhe shkollën 9-vjeçare "Vaçe Zela" në "Don Bosko", të cilat do t'i japin fund mësimit me dy turne për nxënësit në atë zonë. Teksa u uroi suksese të gjithë nxënësve që sot filluan shkollën, Veliaj tha: "Është një nga vitet që do të hyjnë në historinë e Tiranës, pasi më parë nuk janë hapur kurrë 10 shkolla në një sezon shkollor". Shkollën e re "Vaçe Zela", ai e cilësoi si më modernen në Ballkan. Kryebashki­aku ftoi edhe prindërit që të kontribuoj­në dhe të kujdesen që shkollat e reja të ruhen dhe të mbahen pastër, duke mos u dëmtuar. "Kjo është një hapësirë ku duam të ndryshojmë mentalitet dhe duhet të jemi ortakë me qytetarët, të jemi aksionerë të përbashkët me fëmijët me këtë investim. Nuk jemi këtu vetëm për t'i mbajtur 6-7 orë nxënësit, por duam që dhe në orët e tjera të mbetura ne të rrethohemi me kulturë. Një makinë mund të lahet dhe brenda në parkim, nuk ka nevojë të zaptohet i gjithë trotuari para shkollës. Kjo ndërtesë është vetëm fillimi i një pune, që do të vazhdojë me vite e vite tek brezi i shqiptarëv­e që do të rriten si 'Vaçe Zela' dhe 'Kristo Frashëri', të kenë një mundësi që të themi ua plotësuam kushtet që të bëheshin të mëdhenj që kur ishin të vegjël", sqaroi Veliaj. Zëvendëskr­yeministri Ahmetaj u shpreh se shkollat e reja përfaqësoj­në edhe filozofinë e re të qeverisë dhe të Bashkisë së Tiranës për t'i dhënë brezit të ri ambiente moderne akademike. "Shumëkush që e sheh, i duket si një ndërtesë moderne, kampus universita­r, por nuk është kampus universita­r. Në fakt janë dy shkolla, një shkollë 9-vjeçare dhe një shkollë e mesme. Është filozofia moderne e qeverisë shqiptare, e Erionit për t'i dhënë brezit të ri dhe brezit të ardhshëm ambiente dhe filozofi moderne akademike. Ndërkohë dua t'i kthehem gjithashtu momentit të parë, kur e filluam këtë punë së bashku në 2017-ën. U turrën të gjithë për t'i hedhur baltë. Sot kemi frytet e punës që do t'i gëzojë shoqëria, do t'i gëzojnë fëmijët, do t'i gëzojnë prindërit duke ardhur, duke mësuar më shumë, më mirë, sigurisht do t'i shijojnë edhe mësuesit", nënvizoi Ahmetaj.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania