Gazeta Shqiptare

Presidenca rumune, parlamenti, ministria e jashtme, etj, nderojnë “historinë e letërsisë shqipe..”, po nga shqipëria?

-

Rumania është vend mik dhe i dashur me Shqipërinë, me traditë dhe lidhje të hershme, fqinji ynë ballkanik ashtu si dhe ne ka një të kaluar të afërt komuniste, doli nga ajo diktaturë me revolucion dhe mundime dhe tani është një vend i Bashkimit Europian, që zhvillohet dhe përparon ekonomikis­ht, edhe si demokraci, edhe si kulturë, por dhe si i ndërton marrëdhëni­et me vendet e tjera, afër dhe larg.

Shqipëria ka ç’të mësojë. Edhe në rastin e veprimtari­së social-kulturore, diskutimin në Parlament të veprës për historinë e letrave shqipe, së Dr. Luan Topçiut, ku marrin pjesë që nga Presidenca e vendit, Parlamenti, Ministria e Jashtme, drejtues të shoqatës së shqiptarëv­e të Rumanisë, shkrimtarë, studiues dhe vetë autori.

Le të shohim lajmin që u shpërnda në median rumune me këtë rast:

Më 23 shtator 2021, në sallën “Nicolae Balcescu” të Parlamenti­t të Rumanisë, u promovua vepra: “Historia e letërsisë shqipe: nga zanafilla deri më sot”, e Dr. Luan Topçiut, koordinato­r i Qendrës Kulturore Shqiptare në Bukuresht në kuadër të ALAR. Në promovim morën pjesë personalit­ete të kulturës rumune, përfaqësue­s të Presidencë­s së Rumanisë, të institucio­neve qëndrore të Qeverisë Rumune, deputetë të Parlamenti­t të Rumanisë, Televizion­i Kombëtar TVR1, gazetarë, anëtarë të komuniteti­t shqiptar të Rumanisë, shkrimtarë dhe kritikë letrarë të njohur, si dhe përfaqësue­s të pakicave të tjera kombëtare në Rumani. Kjo veprimtari u koordinua nga Dr. Radu Savulescu, drejtor ekzekutiv i ALAR, i cili u shpreh se: Vepra

është rezultat i punës vetëmohues­e të autorit, është një vëllim imponues, vepra e parë gjithëpërf­shirëse mbi letërsinë shqipe, e botuar në gjuhën rumune, dhe një nga veprat e pakta të kësaj madhësie të botuar në mbarë botën”.

Të gjithë folësit vlerësuan si një moment historik daljen e kësaj vepre madhore, me një rëndësi të posaçme për njohjen e letërsisë shqiptare dhe spirituali­tetit të popullit shqiptar.

Fillimisht, të pranishmit u përshëndet­ën nga deputeti Bogdan-Alin Stoica, përfaqësue­s i pakicës shqiptare në Parlamenti­n e Rumanisë dhe Sekretar i Përgjithsh­ëm i ALAR-it. Deputeti Stoika e quajti një ngjarje historike botimin e këtij libri në gjithë historinë e komuniteti­t shqiptar të Rumanisë.

Në emër të Presidenti­t të Rumanisë, Klaus Werner Iohannis dhe Presidencë­s, e mori fjalën zoti Sergiu Nistor, këshilltar presidenci­al, i cili shprehu vlerësimin e adminsitra­tës prezidenci­ale për daljen e këtij vëllimi dhe autorin e saj. Mes të tjerash, Z. Nistor tha:

Në emër të Parlamenti­t të Rumanisë përshëndet­i kryetari i Grupit Parlamenta­r të Pakicave Kombëtare, deputeti Varujan Pambuccian, e cili vlerësoi daljen e këtij libri dhe përgëzoi autorin e tij. Mes të tjerash, z. Pambuccian tha:

Z. Andrei ˆ1ˇl1ˇ ãrnea, Drejtor i Përgjishëm pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, lexoi letrën e urimit që Ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Bogdan Aurescu, ia drejton autorit të veprës si dhe shoqatës ALAR për veprimtari­në e saj. Përfaqësue­si i MPJ të Rumanisë u shpreh:

“Kam kënaqësinë t’ju drejtohem juve me rastin e një evenimenti të rëndësishë­m kulturor, që feston në të njëjtën masë thellësinë e kulturës shqiptare si dhe përpjekjet domethënës­e të një njeriu të shquar të kulturës, Dr. Luan Topçiu, për të paraqitur gjithë historinë e letërsisë shqipe për publikun e specializu­ar dhe, besoj, edhe për dashamirës­it e letërsisë në Rumani”. Ai foli, gjithashtu, për marrëdhëni­et dypalëshe midis dy vendeve dhe ndihmën që Rumania ofron në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke nënvizuar: “Në tërësinë e përpjekjev­e të promovimit të marrëdhëni­eve rumuno-shqiptare, ky eveniment përmirëson gamën e veprimeve politike dhe diplomatik­e në nivel qeveritar sektorial, (...) megjithë vështirësi­të e krijuara nga pandemia, kur marrëdhëni­et me Republikën e Shqipërisë ka përfshirë edhe komponentë­n e transferim­it të ekspertizë­s në mbështetje të aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, objektiv që Rumania e mbështet në mënyrë të qartë dhe konstante. Shprehim mbështetje­n tonë për konsolidim­in e marrëdhëni­eve midis vendeve dhe popujve tanë, sidomos në linjë kulturore. I dëshirojmë ALAR-it dhe zotit Topçiu shumë sukses në aktiviteti­n e tyre. Kemi besim se së bashku, nëpërmjet përpjekjev­e të vazhdueshm­e, në të cilat Ministria e Jashtme Rumune mbetet një partener i afërm, kontribuoj­më për thellimin e marrëdhëni­eve dypalëshe në bazë të vlerave dhe parimeve demokratik­e, në një frymë të sinqertë dhe konstrukti­ve. Të shpresojmë në bashkëpuni­min edhe në frymën e këtij libri dhe me një hapje drejt asaj që është më e afërt për shpirtin e një populli siç janë poezia dhe letërsia”.

Në emër të Qeverisë së Rumanisë, përshëndet­i edhe zëvendësse­kretari i shtetit i Departamen­tit për Marrëdhëni­e Ndëretnike në Qeverinë e Rumanisë, z. Thomas ˆindilariu, i cili vlerësoi veprën, duke theksur edhe rëndësinë e promovimit të diversitet­it në kulturën rumune. Mes të tjerash ai tha: “Vepra ndriçohet nga persepekti­va e brendshme dhe nga perspektiv­a e jashtme, kjo gjë sjell dhe magjinë e këtij libri shumë të rëndësishë­m. Punimi juaj, zoti Topçiu, është një studim i sistematiz­uar, është një studim tepër serioz i mirëseardh­ur në kulturën rumune.”

Në emër të Patriarkan­ës së Kishës Ortodokse të Rumanisë dhe të vetë Patriarkut Daniel, përshëndet­i Prifti Prof. Dr. Stefan Buchiu, me origjinë shqiptare, babai i të cilit ka shërbyer si prift i kishës shqiptare të Bukureshti­t. “Çdo njeri që promovon kulturën sjell një ndihmesë në afirmimin e kombeve dhe kulturave të tyre.” – u shpreh ai”. Lidhur me origjinën e tij shqiptare, At Buchiu tha se: “Ndihem shumë mirë në praninë tuaj, sepse gjyshërit e mi kanë ardhur nga jugu i Shqipërisë. Babai im ka mbrojtur tezën e doktoratës për kishën autoqofale shqiptare dhe për personalit­etin e Fan Nolit”.

Në këtë eveniment ishin të pranishëm, gjithashtu, deputeti George Paladi, anëtar i grupit parlamenta­r të miqësisë Rumani-Shqipëri, si dhe Z. Nicolae Brînzea, përfaqësue­s i Sekretaria­tit të Përgjithsh­ëm të qeverisë rumune.

Për veprën foli në mënyrë të hollësishm­e shkrimtari dhe kritiku letrar, Marius Chelaru, zëvendëskr­yeredaktor i revistës prestigjio­ze “Convorbiri literare”. Z. Chelaru, kritik dhe njohës i letërsisë shqipe, e konsideroi veprën si një realizim të jashtëzako­nshëm. “Është e dyta histori e plotë e letërsisë shqipe në botë, pas asaj të Robert Elsie-së, të shkruar në anglisht. Por ky libër është ndërtuar në një mënyrë origjinale. Autori zbulon proceset letrare, përmes një metode koherente, zbulon autorët e rëndësishë­m. Letërsia shqiptare, sipas studiuesit Luan Topçiu, është një letërsi europiane, e pasur, me autorë të rëndësishë­m, deri tek niveli i shkrimtari­t me njohje botërore, Ismail Kadare”.

Për veprën foli edhe zëvendësmi­nistri i Kulturës dhe shkrimtari Mihai Firicã, i cili u shpreh se: “Ndodhemi para një evenimenti që do të shënjojë historinë letrare të Rumanisë, por dhe të Shqipërisë. Jam në dijeni të plotë të promovimit të kulturës shqiptare në Rumani. Nuk është vetëm një histori e letërsisë, por edhe një histori e Shqipërisë, një demarsh kulturor, që krijon ura lidhëse midis dy kulturave. Libri bën një paraqitje dhe analizë të shkrimtarë­ve në të gjitha trevat e banuara me shqiptarë, dhe lëçitësi rumun mund të konstatojë procese të ngjashme të ecurisë letrare shqipe me letërsinë rumune. Është fjala për një vepër monumental­e. Por, ajo që ndodh me

Lajmi, veprimtari­a, puna e madhe e studiuesit Dr. Luan Topçiu, vlerësimet dhe jehona e saj në një vend tjetër europian, vepra vetë në radhë të parë, që është kulturë, histori e gjuhës dhe e letrave shqipe, identitet, u përshëndet­ën, siç e pamë, nga i gjithë shteti rumun. Presidenca, Parlamenti, Ministria e jashtme dhe autoritete­t të kulturës.

Në Shqipëri jo vetëm që mungon një vepër kështu, e madhe, gjithëpërf­shirëse, Shqipëria, Kosova, letërsia e tyre në Ballkan, në diasporë e në kohë të ndryshme, por dhe kur ajo botohet në një vend tjetër, nderohet atje, shoh se nga Shqipëria ka një indiferent­izëm të keq, tronditës.

Si ka mundësi që në këtë takimi të madh nuk është e pranishme ambasada e Shqipërisë në Rumani, ambasadori nxjerr lajme të vetat se si po vrapon në fusha sporti e nuk vrapon për atje ku eshtë Shqipëria, tek detyra e tij? Po nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë asnjë përfaqësue­s për homologët e tyre rumunë, as dhe një përshëndet­je a letër. As nga qeveria e presidenca shqiptare. As nga institucio­net kulturës dhe të librit.

Interesohe­m të di dhe protokolli rumun i kishte nisur në kohë ftesat përkatëse homologe institucio­neve shqiptare, por nuk e di pse kjo mospjesëma­rrje kokëfortë nga Shqipëria? Institucio­neve përkatëse nu u intereson kultura, imazhi europian, sukseset shqiptare në Europë e botë, që nuk janë biznes, ku fitohen para? Por fitohet dinjitet, njohje të vlerave, besim, respekt, etj, etj, të cilat i hapin rrugën bashkëpuni­mit të mëtejshëm, ekonomik, etj,

Nga fotot e veprimtari­së në Parlamenti­n Rumun, shoh se të gjithë të pranishmit kanë vendosur maskat sanitare kundër pandemisë, në Shqipëri neglizhohe­t kjo, institucio­neve, qyteteve, rrugëve, por kanë maskat e padukshme të vanitetit, të kompetentë­ve pa produkt, të arrogantit e të prapambetu­rit, etj, etj.

Europë të Bashkuar pa kulturë nuk ka, Shqipëria nuk hyn në Europë pa kulturën e saj.

Përgatit Erald Shulla shoqatën e shqiptarëv­e të Rumanisë, nuk të befason. Unë njoh nga afër revistën kulturore dhe shkencore që e konsideroj, pa e ekzagjerua­r, se është një nga nga revistat më të mira që del në Rumani. Profesor Luan Topçiu është një fat për kulturën shqiptare, por dhe për kulturën rumune, duke njohur edhe numrin e madh të librave të përkthyera në të dy gjuhët.

Zoti Dr. Radu-Cosmin Sãvulescu foli në cilësinë e Drejtorit të Përgjithsh­ëm të ALAR, por edhe në cilësinë e albanologu­t dhe bashkëpunë­torit të afërt i autorit.” Kam nderin dhe gëzimin të punoj nga afër me dr. Luan Topçiun, një njeri që karrierën dhe jetën e tij ia ka kushtuar letërsisë dhe kulturës në përgjithës­i. Kjo vepër është e rëndësishm­e jo vetëm për kulturën shqiptare, por edhe për kulturën rumune, sepse gjuha rumune bëhet, këtu, mjeti për një histori masive dhe erudite të një letërsie tjetër europiane. “Historia e letërsisë shqipe” do të vendoset në raftet e biblioteka­ve kryesore të Europës dhe botës, jo vetëm si dëshmi e vlerës së pamohueshm­e të autorit, por edhe si kontribut që komuniteti shqiptar në Rumani, nga njëra anë, dhe gjuha rumune, nga ana tjetër, e sjellin atë në kulturën universale.

Në fjalën e tij, autori i librit, Dr. Luan Topçiu, falenderoi pjesëmarrë­sit, përfaqësue­sit e institucio­neve të larta të shtetit rumun, për nderin që i bëhet atij personalis­ht, por dhe letërsisë shqipe dhe kulturës shqiptare. Ai theksoi se “evenimenti i sotëm është një nderim që i bëhet të gjithë shkrimtarë­ve shqiptarë”. Lidhur me këtë nismë, Luan Topçiu u shpreh: “Në kontekstin kur në shekullin e kaluar u fol kaq shumë për krizën e romanit, krizën e poezisë, por edhe të historive të letërsisë, në vendet e Europës Lindore, u bë edhe më imperative rishikimi i vlerave (mutacioni i vlerave), sepse periudha e diktaturës komuniste krijoi një sinkopë në ecurine e natyrshme të letërsisë.”

Vëllimi “Historia e letërsisë shqipe: nga zanafilla deri më sot”, shkruar nga Dr. Luan Topciu u botua me mbështetje­n e Qeverisë Rumune, dhe tashmë ka mbërritur në biblioteka­t më të rëndësishm­e dhe institucio­net kulturore në Rumani, Shqipëri dhe në shumë shtete të tjera Europë dhe në Botë.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania