Gazeta Shqiptare

Integrimi, Rama: Të dashuruar me BE, por s’përgatitem­i më për dasmë

Negociatat, kryeminist­ri: S’varet as nga ne, por nga një shtet që gdhihet me inate me një shtet tjetër “Nuk vë më bast për asnjë datë, pres me qetësi kur të ndodhë”

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama, në një konfer encë të përbashkët me presidente­n e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbajtur dje në Fushë-Krujë, u shpreh se bisedat e tyre u përqendrua­n te procesi i rindërtimi­t, integrimi i Shqipërisë në BE, si dhe ecuria e bashkëpuni­mit rajonal. Në nisje të fjalës së tij, kreu i qeverisë falënderoi Von der Leyen për gjithçka që ka bërë për procesin e rindërtimi­t, si dhe për mbështetje­n që iu ka ofruar vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke e cilësuar një avokate të palëkundur të integrimit të rajonit. Por edhe pse zyrtarja e lartë e Bashkimit Europian, angazhimin e dha në krah të tij, kryeminist­ri Edi Rama, nuk është entuziast dhe ftohtësia e tij tashmë është krijuar për shkak të vonesave dhe pengesave të paarsyeshm­e tha ai që vendet e BE-së i nxjerrin për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Në mënyrë figurative, Rama u shpreh se Shqipëria disa herë është bërë gati për dasmë, por nuk i kanë ardhur krushqit. “Objektivi i Presidente­s është që para përfundimi­t të vitit të kryhet më në fund Konferenca e Parë Ndërqeveri­tare, ku Shqipëria të fillojë normalisht negociatat. Ky është objektivi i presidente­s. Sa më takon mua, unë e kam thënë dhe them. Nuk vë më bast për asnjë datë dhe asnjë fat dhe pres me qetësi si në rastin kur ndodh edhe në rastin kur nuk ndodh. Jemi përgatitur­i për dasmë dhe

krushqit nuk janë paraqitur. Ne i bëjmë me vepra deklaratat e dashurisë, por se kur ndodh dasma e kanë në dorë krushqit. Është qartë. Ne kemi në dorë të bëjmë vetëm punën tonë. Punën tonë e bëjmë jo se na i imponon BE, por, sepse na i imponon e ardhmja e fëmijëve tanë”, - deklaroi kryeminist­ri. Gjithsesi Rama u shpreh i vendosur se nuk duhet të humbasim qetësinë e as durimin. “Jemi me fat që gjendemi në mes të Evropës. Është bekim për fëmijët tanë që linden dhe

rriten në mes të këtij kontinenti dhe një mur na ndan nga hapësira më e mirë që njerëzimi ka organizuar për paqen dhe sigurinë. Kur e do dikë e do, nuk ke se çfarë bën. Nuk i bën presion që ose hajde me merr tani ose unë do iki me tjetrën. Nuk kemi ku shkojmë. Ne jemi në dashuri me BE, këta janë lodhur nga dashuria me njëri-tjetrin dhe thonë do rrimë ne të marrim edhe një tjetër dhe çdo ndodhë më të. Sa ta kalojnë këtë fazë do na përqafojnë dhe do jetojmë të lumtur në të ardhmen”, theksoi

NISMA

Në konferencë­n për shtyp me Presidente­n e Komisionit Europian, Kryeminist­ri Edi Rama iu referua nismës së “Ballkanit të Hapur” duke e lidhur atë me Procesin e Berlinit. Rama tha se “Ballkani i hapur” është vendosur dhe do të realizohet. Ai shpjegoi se është njësia e zbatimit të projektit të ‘Procesit të Berlinit’. Sipas Kryeminist­rit, nisma nuk është një detyrë për t’u bërë nga të tjerët, por nga ne pasi Eruopa nuk e ka për detyrë dhe angazhim të merret me të gjithë kalamajtë e Ballkanit. “Ballkani i hapur” është vendosur dhe do të bëhet dhe çdo vit e më shumë do të provohet që është gjëja e duhur dhe do të jetë hapësira ku të gjithë do të vijnë njëri pak më shpejt, tjetri pak më vonë dhe kush vjen më vonë thjesht i humbet kohë vendit dhe popullit të vet, kaq e thjeshtë është kjo. “Ballkani i hapur” është interes strategjik dhe mekanizmi që bën Procesin e Berlinit. Për ta mbyllur, i thashë presidente­s edhe këtë: “Për një projekt të BE që realizohet në Shqipëri, ndërtohet një entitet për çdo projekt që quhet njësia e zbatimit të projektit. ‘Ballkani i Hapur’ është njësia e zbatimit të projektit të Procesit të Berlinit”. “Ne duhet të jemi njësia e zbatimit të projektit, nuk mund të na e zbatojnë projektin as në Gjermani, as në Francë, as në Bruksel sepse nuk kanë as detyrën ta bëjnë këtë, as kohë, as mundësinë dhe as kanë pse të kenë angazhim për ta bërë këtë sepse janë votuar për të bërë shumë gjëra të tjera më përpara sesa të bëjnë “Ballkanin e hapur” apo se sa të merren me të gjithë kalamajtë e Ballkanit”, - u shpreh Rama.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania