Gazeta Shqiptare

“Ju i plotësuat detyrat”, Von der Leyen: Negociatat në fund të vitit

“Open Ballkan”, Presidentj­a e KE: Mirëpresim çdo lloj iniciative brenda ‘Procesit të Berlinit’ “Koha që BE të veprojë. Do të bëjmë gjithçka për të kaluar pengesat”

- Valentina Madani

Përpara Samitit BE-Ball kani Perëndimor që pritet të mbahet më 6 tetor, Presidentj­a e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, po viziton Ballkanin Perëndimor, duke e nisur me vizitën me Tiranën. Ajo u prit në një ceremoni shtetërore nga kryeminist­ri Edi Rama dhe më pas u takua edhe me presidenti­n Ilir Meta. Gjatë konferencë­s së përbashkët për shtyp me kryeminist­rin Rama, Von Der Leyen përgëzoi Shqipërinë për ecurinë e reformës në drejtësi dhe luftën kundër krimit e korrupsion­it. “Faleminder­it, vij si mike. Më la shumë mbresa, takova fëmijët, do të doja që fëmijët e mi të shkonin në një shkollë të tillë. Ky është simbol i miqësisë dhe të ardhmes sonë të ardhme në BE. E kemi bërë të qartë se e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Unë i qëndroj mendimit se Shqipëria i ka kryer detyrat. Ka qenë rrugë e gjatë dhe tani jemi ne ata që duhet të bëjmë pjesën tonë dhe duhet ta bëjmë këtë gjë. E dimë që është borxhi që ne i kemi të rinjve”, - u shpreh Ursula von der Leyen. Presidentj­a e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, vendosi si afat të radhës fundin e 2021-it, si vitin kur vendi ynë dhe Bashkimi Europian do të ulen në të njëjtën tryezë për të zyrtarizua­r nisjen e negociatav­e anëtarësue­se. Pasi nënvizoi se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e vendosura nga BE, Ursula Von Der Leyen, nuk tha nëse kjo do të shërbejë që vendi ynë të nisë negociatat i vetëm, për aq kohë sa Bullgaria nuk heq dorë nga vetoja e saj për Maqedoninë e Veriut. “Asgjë nuk duhet të pengojë procesin e zgjerimit”,-theksoi Presidentj­a e KE-së. Si anëtare e të ardhmes në BE, unë dua që Shqipëria të marrë pjesë në konferencë për të ardhmen e Europës, pasi ne duam të dëgjojmë zërin e qytetarëve shqiptarë. Ne kemi punuar fort për çeljen e Konferencë­s së Parë Ndërqeveri­tare. Ju i keni kryer detyrat tuaja, kemi kërkuar shumë dhe ju i keni bërë dhe ne do të bëjmë gjithçka për të kapërcyer penge

INTEGRIMI

“Ne kemi punuar fort për çeljen e Konferencë­s së Parë Qeveritare. Ju keni kryer detyrat tuaja. Kemi kërkuar shumë prej jush, Ju keni kryer e ne do të bëjmë gjithçka të tejkalojmë pengesat dhe kjo nuk duhet të pengojë procesin e zgjerimit. Dua të jem e qartë. Shpresoj që të nisim me konferencë­n e parë ndërqeveri­tare para fundit të këtij viti”, - deklaroi Ursula von der Leyen.

INICIATIVA

“Çdo iniciativë që është brenda për brenda ‘Procesit të Berlinit’, e cila është bashkëpunu­ese mirëpritet prej nesh. Ne nuk duhet të shikojmë me imtësi fjalët, por të shikojmë kontekstin, i cili propozohet, pra të jetë një proces i hapur, gjithëpërf­shirës, i cili i shtyn të gjithë që të ecin përpara dhe i fton të gjithë të jenë pjesë e tyre dhe thellon marrëdhëni­et mes vendeve dhe bashkëpuni­min, ndërmjet ekonomive të ndryshme të rajonit. Pra, të ketë një integrim të thellë të ekonomive, sepse kjo në vetvete është pjesë e ‘Procesit të Berlinit’”, - tha presidentj­a e KE.

sat. Shpresoj shumë që të fillojmë me konferencë­n e parë ndërqeveri­tare në fund të këtij viti”, -tha Von der Leyen.

VLERËSIMI

Presidentj­a e KE-së theksoi se po punohet fort që Shqipëria të ulet në tryezë me Bashkimin Europian brenda këtij viti, ndërsa vlerësoi zhvillimet në vendin tonë. Ursula von der Leyen tha disa herë se Shqipëria i ka kryer detyrat tani e ka radhën Brukseli. “Ne kemi punuar fort për çeljen e konferencë­s së parë qeveritare. Ju keni kryer detyrat tuaja. Kemi kërkuar shumë prej jush, Ju keni kryer e ne do të bëjmë gjithçka të tejkalojmë pengesat dhe kjo nuk duhet të pengojë procesin e zgjerimit. Dua të jem e qartë. Shpresoj që të nisim me konferencë­n e parë ndërqeveri­tare para fundit të këtij viti”, - deklaroi Presidentj­a e KE-së. Kurse përmes një postimi në “Twitter”, ajo vuri në dukje përparimin dhe arritjet që ka bërë Shqipëria në Reformën

NJOFTIM ANKANDI

ZYRA E PËRMBARIMI­T TIRANË

në Drejtësi. Për këtë, ajo thekson se mesazhi është i qartë se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian. “E kënaqur që fillova vizitën time në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri. Mesazhi im është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi. Me përparim të mirë në reformat në drejtësi, Shqipëria e ka bërë të qartë. Tani BE -ja duhet të bëjë të njëjtën gjë”, - shkruan presidentj­a e KE-së.

MBËSHTETJA

Presidentj­a e KE-së dha mbështetje­n e saj edhe për nismën ‘Ballkani i hapur’, duke nxitur vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin përpara me hapjen e tregut në rajon. Si në çdo deklaratë të Bashkimit Evropian për ‘Ballkanin e hapur’, presidentj­a e Komisionit përsëriti të njëjtin qëndrim. Çdo nismë tha UrsulaVonD­erLeyenqën­ëthelb ka ‘Procesin e Berlinit’ duhet të jetëgjithë­përfshirës­e,dukenënkup­tuar

që tre vendet kundër Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovin­a, duhet të jenë pjesë e ‘Ballkanit të hapur’ për të mundësuar një nga shtyllat kryesore të procesit të Berlinit, krijimin e tregut të përbashkët rajonal. “Po të shikojmë ecurinë ekonomike, si ky treg rajonal, mendoj se procesi i Berlinit është kuadri që ne po përdorim, dhe po shtyn këtë procesdhei­ntegriminp­ërparanë kuadër si të 6 vendet e rajonit do të përfitojnë. Çfarëdo lloj iniciative që është brenda ‘Procesit të Berlinit’, mirëpritet nga ne. Nuk duhet të shikojmë me imtësi fjalët, por kontekstin, që i fton të gjithë të jenë pjesë e tyre, thellon marrëdhëni­et, që të këtë një integrim të thellë të ekonomike, se është pjesë e procesit”, - u shpreh Presidentj­a e KE-së. Në vizitën disaorëshe në Tiranë, presidentj­a e KE-së, pati një takim me presidenti­n Ilir Meta dhe vizitoi në shkollë e një kopsht të rindërtuar pas tërmetit me fondet e BEsë në Fushë-Krujë.

NJOFTIM ANKANDI

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania