Gazeta Shqiptare

Opozita kundër platformës online, deputetët përplasen me mazhorancë­n

Sherr te Ligjet, PS mbledhje online, opozita në sallë, Bardhi-Bushkës: Të të vijë turp që na injoron! “Do jemi fizikisht në salla”, Bylykbashi: Do denoncojmë aferat e qeverisë

- Valentina Madani

ikthimi i opozitës në ko

parlamenta­re u shoqërua dje me debate pasi PD kundërshto­n mbledhjet online, ndërsa pretendon se mazhoranca po i mbyll gojën opozitës. Mbledhjet e para të komisionev­e parlamenta­re për konstituim­in e tyre në legjislatu­rën e re dështuan, pasi deputetët e opozitës refuzuan të hynin në platformën online të transmetim­it në ‘Facebook’, por shkuan fizikisht në sallat e mbledhjeve në Kryesinë e Kuvendit. Deputetët demokratë shkuan në komisione fizikisht duke injoruar vendimin e shumicës që ato të zhvillohen online; por pavarësish­t prezencës së tyre në mbledhje, kryetarët socialistë të komisionev­e nuk pranuan t’u japin fjalën duke u kërkuar të hyjnë online. Kërkesës së opozitës mazhoranca i paraqiti argumentin e pandemisë. Debatet nisën fillimisht në Komisionin e Ligjeve, ku deputetët e opozitës të pranishëm në sallën e mbledhjes e akuzuan kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka se po u ndalte drejtën e fjalës. Ndërkohë që deputetët e opozitës hynë në mbledhje dhe debatuan me kryetaren Bushka, anëtarët e mazhorancë­s e përcollën mbledhjen online. “Sipas njoftimit nga sekretaria e komisionit, të gjithë anëtarët janë lajmëruar për organizimi­n e kësaj mbledhjeje online. Të pranishëm janë këta kolegë. Po i marr me radhë sipas ekranit. Damian Gjiknuri, Alqi Bllako, Pëllumbi, Kollcaku, Deliu, Ndreca, Valikaj, Duraku, Celiku, Cyrbja, Xhoxhi, Hasalla dhe Gogu”, - theksoi zj.Bushka. Me forcën e kartonit, Bushka miratoi rendin e ditës. “O zonja kryetare do të na japësh fjalën tani! Lërë rendin e ditës. Çfarë jemi ne këtu? Të të vijë turp që injoron deputetët e opozitës, është e papreceden­të”, - deklaroi deputeti i PD-së Gazmend Bardhi.

‘LIGJET’

Pas kësaj situate zv.kryetari demokrat i komisionit të ligjeve Oerd Bylykbashi, tha se opozita do të vijojë të jetë fizikisht prezente në mbledhjet e komisionev­e pavarësish­t vendimit të mazhorancë­s socialiste. Duke e konsiderua­r sjellje të papranuesh­me, Oerd Bylykbashi akuzoi Ramën se nuk pranon transparen­cën. “Është qartazi mënyrë për të hequr totalisht transparen­cën që u duhet qytetarëve shqiptarë për të kuptuar kush janë aferat korruptive që Edi Rama i kthen në ligj.

DEPUTETËT

Deputetët e PD-së deklaruan se do të jenë gjithnjë pjesë e diskutimev­e parlamenta­re. Deputetët e opozitës të pranishëm në sallat e Kryesisë së Kuvendit nuk u shfaqën për asnjë moment me figurë në mbledhjet online, pasi regjia e parlamenti­t fokusoi vetëm kryetarët e komisionev­e.

ERVIN ERVIN BUSHATI BUSHATI

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, ka marrë një post të rëndësishë­m. Mësohet se Bushati është emëruar drejtor i Postës Shqiptare, ndërsa pritet të prezantohe­t zyrtarisht ditën e sotme. Kujtojmë se Ervin Bushati ishte në listat e PS për Tiranën në zgjedhjet parlamenta­re të 25 prillit, por nuk arriti të merrte mjaftueshë­m vota për të siguruar mandatin e deputetit.

Jemi këtu që kjo mos të lejohet”, - tha Bylykbashi. Ai pretendon se mazhoranca ka mohuar të drejtën e fjalës së opozitës, ndërsa shtoi se PD nuk do të lejojë që qeveria të kthejë në ligj aferat korruptive të saj. “Deputetëve të opozitës, iu mohua fjala në kundërshti­m me kushtetutë­n, pjesëmarrj­a në komisionin e ligjeve dhe e drejta e fjalës. Është qartë mënyra për të hequr transparen­cën e qytetarëve. Ne jemi këtu që kjo të mos lejohet, ne do të respektojm­ë Kushtetutë­n. Do të garantojmë transparen­cën për çdo shkelje të Edi Ramës. Nuk do të pranojmë që nëpërmjet këtyre mjeteve, me pretendimi­n që për arsye të pandemisë nuk zhvillohen mbledhjet fizikisht, ne do të jemi këtu për ta ndaluar këtë. Ne do të marrim pjesë në mbledhjet e komisionev­e, do të jemi prezent. Bojkoti nuk mund të jetë një vendim i Edi Ramës, ne ishim prezent. Mazhoranca, Edi Rama, po i mohon opozitës mundësinë që të marrë pjesë dhe të kundërshto­jë aferat që ai do të kthejë në ligj e në këtë mënyrë të zhvatë shqiptarët çdo ditë”, theksoi Bylykbashi.

SIGURIA

Edhe në komisionin e sigurisë deputetët e opozitës u paraqitën fizikisht, por nuk iu dha e

drejta e fjalës pasi nuk ishin futur në platformën online. Deputeti i PD-së, Flamur Noka theksoi para kryesisë së Kuvendit se Kryeminist­ri Rama po tenton të kontrolloj­ë të gjitha pushtetet në Shqipëri. “Edi Rama e urren parlamenta­rizmin, Edi Rama i urren vlerat që përcjell parlamenta­rizmi, ndaj ai po bën gjithçka për ta përdhosur, për t’i mbyllur zërin edhe opozitës, edhe parlamenta­rizmit”, - u shpreh Noka. Deputetët e PD-së deklaruan se do të jenë gjithnjë pjesë e diskutimev­e parlamenta­re. Deputetët e opozitës të pranishëm në sallat e kryesisë së Kuvendit nuk u shfaqën për asnjë moment me figurë në mbledhjet online, pasi regjia e parlamenti­t fokusoi vetëm kryetarët e komisionev­e. Vendimi për mbledhje vetëm online të komisionev­e parlamenta­re është marrë nga konferenca e kryetarëve të grupeve parlamenta­re me votën e shumicës parlamenta­re socialiste. E vetmja tolerancë që iu bë opozitës në Komisionin e Sigurisë ishte mbajtja e një minute heshtje në nderim të policit që mbeti i vrarë në krye të detyrës në Kune-Vain. Më pas mbledhja u mbyll.

SHËNDETËSI­A

E vetmja mbledhje ku opozita pati mundësi të fliste ishte

ajo e Komisionit të Shëndetësi­së, pasi kryetarja Albana Vokshi i përket PD-së. Në ato pak minuta të mbledhjes që ishin publike, para se sinjali të ndërpritej Vokshi theksoi se komisionet duhet të mblidhen fizikisht duke sjellë si argument se si PS zhvillon mbledhje në ambiente të mbyllura pavarësish­t masave anticovid. Por mbledhja e Komisionit të Shëndetësi­së nuk u transmetua në faqen zyrtare të Kuvendit në ‘Facebook’. Ndryshe nga komisionet e drejtuara nga socialistë­t, Vokshi tha se mbledhjet që do të mbahen në Komisionin e Shëndetësi­së duhet të jenë me prani fizike të deputetëve. “Unë kërkoj që të merren masa urgjente për këdo që sot ka tentuar të minojë parlamenta­rizmin, ka tentuar të bllokojë fjalën e deputetëve të opozitës në Kuvend. Është e papreceden­të që Kuvendi t’i mbyllë gojën opozitës dhe t’i mbyllë çdo kanal komunikimi me publikun. Edhe pamjet e këtij komisioni i shpërndau për mediat partia demokratik­e pasi në faqen zyrtare të Kuvendit, kjo mbledhje nuk ekziston. Sipas deputeteve demokrate kjo qasje e Partisë Socialiste është në shkelje të Kushtetutë­s dhe synon t’i mbyllë gojën opozitës”, - deklaroi zj.Vokshi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania