Gazeta Shqiptare

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Saimir Tahirit, çështja rikthehet në Apelin e GJKKO-s me trupë të re gjykuese

Ish-ministri: Do të ndjekim procedurën. Avokati: Ja shkeljet procedural­e që u konstatuan Rrëzohet kërkesa e SPAK-ut për kthim në shkallë të parë

-

jykata e Lartë ka kthy G er çështjen e ish-min

istrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në Apelin e GJKKO. Tashmë Tahiri do të rigjykohet nga Shkalla e Dytë, e cila do të marrë një vendim përfundimt­ar, por kësaj radhe nga një tjetër trupë gjykuese. Në fakt, kjo ishte edhe kërkesa e vetë ishministr­it. Kështu që është rrëzuar kërkesa e SPAK-ut për rigjykim në shkallë të parë. Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Çela, për t’u liruar. Në reagimin e parë pas vendimit, Tahiri ndryshe nga herët e tjera foli shumë pak për mediat, duke u shprehur se: “Do ndjekim procedurën dhe do të shkojmë prapë në Apel! Duke ia lënë më pas fjalën avokatit të tij mbrojtës, Maks Haxhia. Gjatë prononcimi­t të tij për mediat, avokati Haxhia renditi shkeljet procedural­e që konstatoi Gjykata e Lartë, duke shtuar se në Apelin e GJKKO do të kërkohet sërish pafajësia për Tahirin, pasi çështja do të gjykohet nga një tjetër trupë gjykatësis­h. Po ashtu, avokati ka sqaruar se ndaj klientit të tij është rrëzuar vendimi, por jo akuzat! Kujtojmë se SPAK-u kishte kërkuar që të lihet në fuqi vendimi i Apelit të GJKKO për rigjykim të Tahirit, ndërkohë që vetë ish-ministri kërkon ndryshimin e vendimit të Apelit dhe kthimin po në këtë shkallë me trupë tjetër gjykuese. Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi Tahirin me 3 vjet shërbim prove për shpërdorim detyre, një akuzë që nuk ishte ngritur nga prokuroria. Çështja “Tahiri” u ankimua në Apel nga avokatët e ishministr­it, që kërkojnë pafajësi, por edhe nga prokuroria, e cila shprehet se ka prova se ai është i përshirë në trafik droge, një nga akuzat që u rrëzua bashkë me të tjerat në Shkallën e Parë. Në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Asokohe Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, me 5 vite burg, për akuzën e “Shpërdorim­it të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul me 1/ 3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove. Ndërkohë që në seancën e sotme mungonte sërish ish-drejtori i policisë, Çela, i cili ndodhet në paraburgim. Çela ndodhet në qeli në zbatim të dënimit me 3 vjet e 4 muaj burg për “Shpërdorim detyre”, ndërkohë që u vetëdorëzu­a në 16 maj të vitit të shkuar, më shumë se 2 vjet e 6 muaj nga prerja e fletë-arrestit për të.

VENDIMI I GJYKATËS SË LARTË

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në datën 28.09.2021, ka marrë në shqyrtim, në seancë gjyqësore çështjen me palë; Dorëzues Rekursi: S.T. dhe J. Ç. dhe Kërkuese: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar. Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendimin nr. 60, datë 19/09/ 2019, ka vendosur:

Deklarimin fajtor të të pandehurit S.T. për veprën penale “Shpërdorim­i i detyrës”, të parashikua­r nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim. Në bazë të nenit 406, paragrafi i parë, të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit S.T., për shkak të gjykimit të shkurtuar, i ulet një e treta e dënimit me burgim dhe dënohet përfundimi­sht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i vuajtjes së dënimit me burgim për të pandehurin S.T. dhe vënien e tij në provë për një afat prej 3 (tre) vjet, me kusht që gjatë kësaj kohe të mos kryejë vepër tjetër penale, duke urdhëruar që i pandehuri të mbajë kontakte me shërbimin e provës. Heqjen e të drejtës të pandehurit S.T. për të ushtruar funksione publike, për një kohë prej 3 (tre) vjet, bazuar në nenin 35 paragrafi i dytë të Kodit Penal. Deklarimin fajtor të të pandehurit J.Ç. për veprën penale “Shpërdorim­i i detyrës”, të parashikua­r nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënimin e ti j me 5 (pesë) vjet burgim. Në bazë të nenit 406 paragrafi i parë të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit J.Ç., për shkak të gjykimit të shkurtuar, i ulet një e treta e dënimit me burgim dhe dënohet përfundimi­sht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim. Heqjen e të drejtës të pandehurit J.Ç. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 3 (tre) vjet. Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka vendosur deklarimin e pafajshëm të të pandehurve të mësipërm për veprat penale të “Trafikimit të narkotikëv­e, në bashkëpuni­m” dhe të “Grupit të strukturua­r kriminal”.

Pas ankimit të ushtruar nga prokuroria dhe të pandehurit, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 16, datë 26.6.2020, ka vendosur:

Prishjen e vendimit nr. 60, datë 19.09.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, aktualisht Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar dhe dërgimin e akteve në atë gjykatë, një trupe tjetër gjykuese. Pasi e shqyrtoi çështjen në tërësi dhe dëgjoi parashtrim­et dhe kërkesat e prokurorit dhe avokatëve të të pandehurve, Kolegji Penal i Gjykatës, vërejti se: Çështja e përbërjes së rregullt të trupit gjykues është çështje thelbësore e parimit të gjykatës së caktuar me ligj si pjesë e procesit të rregullt ligjor. Gjyqtari, që në bazë të Kodit të Procedurës Penale ka shkaqe papajtuesh­mërie sipas nenit 15 të këtij Kodi, nuk mund të jetë pjesë e një trupe gjyqësore e cila mund të japë një vendim të konsiderua­r të ligjshëm. Cilësimi i ndryshëm ligjor i fakteve për të cilat akuzohen të pandehurit mund të kryhet nga gjykata me vendimin përfundimt­ar, aq më tepër kur ai nuk është një cilësim juridik më i rëndë. Kolegji vërejti se nuk ka pasur mosrespekt­im të dispozitav­e për ushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori dhe pjesëmarrj­en e tij në procedim.

Pretendime­t e tjera në rekurset e paraqitura nga të gjykuarit, që kanë të bëjnë me vlerësimin e provave të paraqitura nga prokuroria në kërkesën për gjykim Kolegji konsideron se analiza dhe çmuarja e provave është atribut i gjykatave të faktit dhe si të tilla nuk janë objekt i shqyrtimit në Gjykatën e Lartë; aq më tepër që çështja në shqyrtim është zhvilluar me procedurën e gjykimit të shkurtuar, çka do të thotë se palët në gjykim kanë qenë dakord me aktet e fashikulli­t hetimor të prokurorit.

Përsa i përket kërkesës së të gjykuarit J.Ç., për zëvendësim­in e masës së sigurimit “Arrest në burg”, Kolegji vëren se masa e sigurimit si e tillë është trajtuar në Gjykatën e Lartë dhe, me Vendimin nr. 218, datë 03.07.2020, është vendosur mospranimi i rekursit të paraqitur kundër vendimit nr. 18 akti, datë 19.05.2020, të Gjykatës se Posaçme të Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar. Kërkesa e të gjykuarit J.Ç., që pretendont­e veprime procedural­e për marrjen e provave, siç është caktimi i një eksperti ose grupi ekspertësh mjekoligjo­rë për të verifikuar diagnozat mjekësore, vlerësohet si një kërkesë e papranuesh­me për sa kohë

AKUZAT NDAJ TAHIRIT

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, u akuzua për tri vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpuni­m” dhe “Grup të strukturua­r kriminal”, në kuadër të dosjes “Habilaj”. Akuza e argumentua­r nga prokuroria ishte për përfshirje­n e ish-ministrit në 4 episode trafikimi droge nga 2013-2015, por pa dhënë detaje për rolin konkret të tij.

DËNIMI

Në vendimin e arsyetuar të gjykatës, në analizë të të gjitha provave të paraqitura nga prokuroria nuk rezultonte asnjë fakt, që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpuni­min me grupin kriminal të Habilajve, kryetari i të cilëve është Mojsi Habilaj, i arrestuar dhe në gjykim në Itali. Po ashtu, thotë gjykata në arsyetimin e saj, pas përgjimeve edhe të prokuroris­ë italiane ku Habiljat diskutojnë për dhurata që do ia japin ministrit, çmohet fakti se nuk ka prova të mjaftueshm­e për t’i lidhur këto dhurata apo shuma monetare se do të shkonin te Tahiri. Në bazë të këtyre fakteve, gjykata vendosi dënimin me 3 vite shërbim prove. që Gjykata e Lartë nuk është një gjykatë fakti, por është gjykatë ligji. Duke vërejtur mosndryshi­min e kushteve, kritereve dhe nevojave të sigurimit për të cilat është vendosur masa e sigurimit “Arrest në burg”, duke e shqyrtuar në referencë të Kodit të Procedurës Penale, Kolegji nuk mund ta pranonte kërkesën. Nga sa më sipër, Kolegji Penal i

Gjykatës së Lartë vendosi:

1.Prishjen e Vendimit nr. 16, datë 26.6.2020, të Gjykata së Posaçme e Apelit për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me tjetër trup gjykues.

2.Rrëzimin e kërkesës së të gjykuarit J.Ç., për zëvendësim­in e masës së sigurimit “Arrest në burg”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania