Gazeta Shqiptare

Vrasja e policit, Çuçi: Saimir Hoxha do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”, kurrë nuk do të zmbrapsemi nga paligjshmë­ritë

-

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, reagoi sërish për vrasjen e oficerit të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha, gjatë aksionit për zbulimin e parcelave të kanabisit në Ishull Lezhë.

Në një konferencë nga Ministria, Çuçi i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të vijojë hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa theksoi se kanë nisur procedurat për shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të oficerit të rënë në krye të detyrës, 44-vjeçarit Hoxha, i cili u ekzekutua me plumb në zemër nga 21-vjeçari Aldi Rama.

DEKLARATA E PLOTË E MINISTRIT:

Jam në ketë komunikim, në një orë të pazakontë, pasi siç jeni në dijeni, paraditen e sotme në Ishull Lezhë, ra në krye të detyrës oficeri i Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha. Nënkomisar Saimir Hoxha ishte pjesë e grupit të kontrollit të territorit, për evidentimi­n dhe asgjësimin e lëndëve narkotike.

Autori i ngjarjes, Aldi Rama, një i ri i dënuar më herët në fushën e narkotikëv­e, u neutralizu­a pas disa orësh rrethim nga forcat speciale të policisë.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokuroris­ë po vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentim­in e gjithë detajeve të kësaj ngjarje të rëndë, që ka prekur dhe shokuar mbarë opinionin publik.

Përfitoj nga kjo dalje publike, t’u shpreh edhe njëherë ngushëllim­et më të thella familjes së të ndjerit, miqve dhe kolegëve të tij.

Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” ka nisur procedurat për shpalljen e oficerit Saimir Hoxha, “Dëshmor i Atdheut” duke i garantuar familjes së tij të gjithë vëmendjen dhe mbështetje­n e dhënë me ligj të posaçëm.

Po kështu me këtë rast, inkurajoj fort gjithë trupën e Policisë së Shtetit dhe i shpreh mbështetje­n time të pakufishme, dhe në emër të qeverisë shqiptare, për të vijuar me vendosmëri betejën e përditshme me krimin, i çfarëdollo­ji qoftë ai.

Dua të shpreh vetëm respekt e mirënjohje për të rënin në krye të detyrës, me premtimin se nuk do të ndalim asnjë moment të vëmë para drejtësisë këdo që guxon të ngrejë dorën e krimit mbi Policinë.

Ngjarje si kjo e sotmja, vërtet krijojnë dhimbje dhe indinjatë në zemrën e çdo shqiptari, por kurrsesi nuk na zmbrapsin apo dekurajojn­ë në luftën kundër paligjshmë­risë. As mua si Ministër i Brendshëm dhe as trupën e Policisë së Shtetit.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania