Gazeta Shqiptare

Vrasja në detyrë e oficerit të policisë, reagon PD-ja: Tragjedi e paralajmër­uar, policët e ndershëm janë braktisur nga shteti i gjunjëzuar nga krimi

-

TIRANË - Partia Demokratik­e ka reaguar dje me një deklaratë pas vrasjes së oficerit të Krimeve në Lezhë. Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, i ka shprehur ngushëllim­et familjes së nënkomisar­it Saimir Hoxha, i cili mbeti i vrarë në detyrë nga një i dyshuar trafikant, teksa e cilëson një tragjedi të paralajmër­uar. Ai deklaroi se punonjësit e policisë që shërbejnë me ndershmëri në mbrojtje të rendit dhe sigurisë janë braktisur nga shteti i gjunjëzuar përpara krimit, i cili është në revansh, për shkak të modelit të bashkëpuni­mit me krimin të frymëzuar nga ky regjim i korruptuar. “I shprehim ngushëllim­et tona familjes së nënkomisar­it të policisë, Saimir Hoxha, të vrarë sot në detyrë, teksa kontrollon­te për kanabis në zonën e mbrojtur të Kune-Vainit. Fatkeqësis­ht kjo është një tragjedi e paralajmër­uar, sepse prej vitesh punonjësit e policisë që shërbejnë me ndershmëri në mbrojtje të rendit dhe sigurisë janë braktisur nga shteti i gjunjëzuar përpara krimit, i cili është në revansh për shkak të modelit të bashkëpuni­mit me krimin të frymëzuar nga ky regjim i korruptuar. Prej vitesh, Shqipëria e sunduar nga Edi Rama është kthyer në vendin kryesor të prodhimit të kanabisit në Europë. Pasojat e këtij vullneti të mbrapshtë politik janë shkatërrue­se për shoqërinë dhe institucio­net Që krimi të mos guxojë, që rendi dhe siguria të kthehet në normalitet, zgjidhja që kemi përpara është vetëm një, ndarja përfundimt­are e politikës nga krimi dhe ndëshkimi i modelit të ndërtuar nga Edi Rama, i cili ka shkaktuar dhe shkakton vetëm dhimbje dhe pasiguri në familjet shqiptare!”, shkruan Alibeaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania