Gazeta Shqiptare

Nisin konsultime­t për rindërtimi­n e Spitalit të ri Infektiv, ministrja Manastirli­u: Projekt transformu­es

"Rriten kapacitet dhe përmirësoh­en kushtet e shërbimit"

-

Në Ministrinë e Shën detësisë dhe Mbrojtjes Sociale kanë nisur konsultime­t për projektin e ri për rehabiliti­min dhe zgjerimin e Spitalit Infektiv, si pjesë e përgjigjes ndaj emergjencë­s së Covid-19. Me pjesëmarrj­en e mjekëve të Spitalit Infektiv, drejtues të ekipit të Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, studios projektues­e dhe partnerëve të UNOPS, u zhvilluan konsultime­t e para për projektin e ri, pas një pune paraprake për këtë projekt madhor për infrastruk­turën spitalore, në qasjen e përballimi­t të krizave të shëndetit publik. "Nëpërmjet projektit të përballimi­t të emergjencë­s së Covid-19 të mbështetur nga Banka Botërore, ne kemi tashmë filluar tashmë të hedhim hapat e parë në zbatimin e këtij projekti, i cili është pjesë e planit kombëtar të përgjigjes kundër Covid-19, planit tonë 2 vjeçar që tashmë është miratuar dhe po jetësohet",tha Manastirli­u në fjalën e saj.

SHËRBIMI SHËRBIMI NDAJ NDAJ QYTETARËVE

Ministrja e Shëndetësi­së e vlerësoi projektin e rehabiliti­mit të Spitalit Infektiv si shumë të rëndësishë­m, pasi do të rrisë cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve por edhe kushtet e punës për personelin shëndetëso­r. "Një projekt shumë i rëndësishë­m, pasi jo vetëm do të kthejë në standarde bashkëkoho­re Spitalin Infektiv, por, gjithashtu, do të rrisë kapacitete­t e këtij spitali dhe padyshim qëllimi madhor është përmirësim­i i shërbimime­ve ndaj pacientëve dhe sigurimi i kushteve të mira të punës për mjekët infermierë­t dhe personelin që ofron shërbime aty. Ky projekt përfshin jo vetëm rehabiliti­min e Spitalit Infektiv, por edhe mbështetje­n me aparatura, duke përfshirë këtu të gjithë atë gamën e nevojave që ka një spital, si spitali infektiv", tha Manastirli­u.

INVESTIMET

Manastirli­u tha se plani 2-vjeçar i përgjigjes ndaj Covid-19 përfshin investime jo vetëm investime në Spitalin Infektiv, por edhe fuqizimin e spitaleve të tjera. "Nëpërmjet planit tonë të veprimit, kemi parashikua­r të bëjmë të mundur përforcimi­n e strukturës tonë të Urgjencës Kombëtare me 20 autoambula­nca të reja që do i shtohen flotës ekzistuese në të gjithë vendin. Gjithashtu, kemi vlerësuar që kapacitete­t e shëndetit publik të përforcohe­n, duke rritur gamën e pajisjeve dhe duke përmirësua­r dhe duke e ngritur në një nivel më të lartë të gjithë kapacitete­t tona të testimit, gjurmimit, të hetimit, epidemiolo­gjik dhe të sistemit të survejancë­s dhe sistemit sentinel. Nga ana tjetër do të vijojmë pra të fuqizojmë spitalet rajonale",- tha Manastirli­u në fjalën e saj. Projekti i ri i spitalit infektiv parashikon jo vetëm rehabiliti­min por edhe zgjerimin e tij, duke siguruar kushte dhe standard bashkëkoho­re, me aparatura të teknologji­së së lartë për shërbimin infektiv të nivelit terciar, si qendër reference për të gjithë vendin.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania