Gazeta Shqiptare

Vidhnin kartat ID të pacientëve, arrestohen infermieri­a e Spitalit Psikiatrik dhe shitësja e një dyqani

Operacioni “Elektro”, vihet nën hetim në gjendje të lirë edhe një tjetër Merrnin kredi me të dhënat e të sëmurëve

-

Policia e Tiranës ka zbuluar një skemë mashtrimi si nëpër filma, ndërsa ka vënë në pranga dy të reja, njëra prej të cilave infermiere. Bëhet fjalë për Elisabeta Bardhollar­in, infermiere në Spitalin Psikiatrik të Tiranës, e cila u arrestua si pjesë e një grupi që mashtronte për kredi. Mësohet se 39-vjeçarja u vidhte kartat e identiteti­t pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte ato shoqes së saj, Orjada Hoxha. Më pas 32-vjeçarja Hoxha, e cila punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektro-shtëpiake në një dyqan në zonën e Porcelanit, i përdorte kartat e identiteti­t për të marrë kredi në emër të pacientëve, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte. Ndërkaq, nën hetim në gjendje të lirë është edhe A.H., i cili i transporto­nte pajisjet elektrosht­ëpiake që bliheshin nga 32-vjeçarja dhe më pas i shisnin në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin. Infermierj­a e arrestuar ka qenë edhe më parë e proceduar për të njëjtën skemë mashtrimi, por në gjendje të lirë. Dy të arrestuara­t kanë përfituar një vlerë rreth 40 milionë lekë nga kreditë e marra në emër të personave të tjerë në mënyrë të paligjshme, ndërsa arrestimi i tyre ka ndodhur gjatë operacioni­t të koduar “Elektro”. Policia dyshon se në këtë skemë mashtrimi ka edhe persona të tjerë të përfshirë, ndaj ka nisur hetimi për këtë ngjarje.

NJOFTIMI I POLICISË

Finalizohe­t nga Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar operacioni policor i koduar “Elektro”. Iu vidhte kartat e identiteti­t pacientëve në spital, për t’i përdorur për kredi, vihet në pranga infermierj­a. Në pranga edhe shitësja e një dyqani, e cila merrte kredi në emër të pacientëve për të blerë pajisje në dyqanin ku punonte. Sekuestroh­en pajisje të ndryshme elektro-shtëpiake, me vlerë rreth 40.000.000 lekë. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë ka zhvilluar dhe finalizuar operacioni­n policor të koduar “Elektro”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetaseve E.B., 39 vjeçe dhe O.H., 32 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. H.. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasja E.B., e punësuar si infermiere në spital, vidhte kartat e identiteti­t të pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte shtetases O.H., e cila punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektro-shtëpiake. Shtetasja O.H. i përdorte kartat e identiteti­t për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transporto­heshin nga shtetasi A.H. dhe më pas i shisnin në bashkëpuni­m me njëritjetr­in. Po punohet për identifiki­min e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi dhe vënien e tyre para drejtësisë. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

VERIFIKIMI

Pas arrestimit, policia ka sekuestrua­r edhe elektrosht­ëpiake me vlerë 40 milionë lekë. Për pasojë, është arrestuar edhe shitësja Orjada Hoxha, edhe ajo banuese në Tiranë, ndërsa po ndiqet penalisht një tjetër person. Policia dhe prokuroria dyshojnë se në këtë skemë mashtrimi mund të jenë pjesë edhe persona të tjerë. Ndërkohë që po verifikohe­n të gjithë pacientët e Spitalit Psikiatrik të Tiranës që mund të jenë dëmtuar duke iu kaluar kredi bankare që nuk i kanë marrë asnjëherë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania