Gazeta Shqiptare

Skandali me infermiere­n e Spitalit Psikiatrik, denoncimi i mësueses zbardhi skemën e mashtrimit të 5 personave nëpërmjet kredive

-

TIRANË - L.D. e moshës 34 vjeç është mësuese në një shkollë në Tiranë. Ajo u telefonua herë pas here nga një operator i “LuteCredit” se kishte aplikuar për kredi me qëllim blerje produktesh dhe se ende nuk e kishte shlyer këstin. E gjetur në këtë situatë, e reja që nuk kishte aplikuar asnjëherë për kredi u bind se ishte një viktimë dhe dikush kishte mashtruar me emrin dhe të dhënat e saj. Mbas gjithçkaje që ajo tregoi në polici, u zbulua se në këtë skemë ishte e përfshirë një infermiere e Spitalit Psikiatrik që merrte kartat e identiteti­t të pacientëve, shitës dhe transportu­es. Deri më tani është zbuluar se janë mashtruar pesë persona. L.D. shprehet se “normalisht isha e shqetësuar dhe jam e shqetësuar pasi nuk kam marrë asnjëherë kredi dhe as kam aplikuar dhe për këtë arsye iu drejtova për informacio­n zyrave qendrore të Lute Credit”. Gruaja rrëfen në polici se rezultoi se në këtë institucio­n ajo kishte nënshkruar për kredi për elektro-shtëpiake me vlerën 400 mijë lekë të reja dhe këto pajisje i kishte marrë nga dyqani i GOTECH, që ndodhet në Porcelan, Tiranë. “Nuk jam unë personi që kam nënshkruar këtë kontratë kredie dhe nuk e kam idenë se kush është personi që e ka bërë këtë gjë, duke përdorur kartën time të identiteti­t dhe që ka përfituar elektro-shtëpiake, duke lënë si numër telefoni 06….. E kam provuar këtë numër, por ky numër rezulton i mbyllur” këmbëngul në polici e reja. Nga ajo që zbuloi më pas policia, doli që punonjësit e LuteCredit i kanë përmendur disa emra mes tyre edhe të Elisabeta

Bardhollar­it me detyrë infermiere pranë Spitalit Psikiatrik. “E vërtetë, unë me këtë shtetase kam pasur disa takime dhe komunikime mbasi motra ime do fillonte punë dhe mes tyre, Elisabeta ka marrë dokumentet, midis tyre edhe fotokopje të kartave të identiteti­t për t’i dorëzuar në spital”, thotë e mashtruara. Policia bën me dije se në korrik 2021 infermierj­a e Spitalit Psikiatrik ka komunikuar me A.O dhe e ka pyetur për kallëzuese­n. “E pyeti nëse kisha fituar kredinë e butë nga bashkia dhe ka kërkuar prapë kartën time të identiteti­t”, shton ajo. E reja është informuar se sakaq e motra doli që kishte marrë kredi prej 400 mijë lekë për elektro-shtëpiake dhe njëherazi kishte vënë emrin e saj si garante. “Dua të bëj kallëzim për këtë mashtrim dhe gjithashtu për shkak se motra ime nuk ka aplikuar për kredi dhe është shtatzënë dhe nuk vjen dot, dua të ngre të njëjtin kallëzim edhe në emër të saj, mbasi dhe ajo nuk ka marrë kredi”, thotë mes të tjerash denoncuesj­a. Një nga shitësit rrëfen se infermierj­a shkoi në dyqanin “GOTECH” për të kryer blerje “cash”. Policia tregon se si shitësja O.H. thotë se klienti paraqitej me kartë identiteti dhe se mund të firmoste “online”. “Pasi firmoset kontrata, klientit i jepen produktet, justifikoh­et e reja”. Policia e pyet se cilët janë klientët që ka nisur infermierj­a e Spitalit Psikiatrik dhe ajo përgjigjet: “Me sa më kujtohet, më ka nisur foto të shtetasve E.L, L.D, L.H, A.U, F.B”. Shitësja ia vë fajin infermiere­s, e cila i ka nisur të gjitha aplikimet me fotografi dhe se aplikimin për kredi e kishte bërë ajo./GAZETA SI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania