Gazeta Shqiptare

Mësuesja Alma Lama: Orët e reduktuara dhe turnet do të rëndojnë në dijen afatgjatë te nxënësit

Flet kreu i SPASH për Tiranën: Tallje me mësuesit, pagesa prej 275 lekësh për orët mbi normë "Kemi mbetur te shkumësi e tabelat e zeza. Ministria e Arsimit të alokojë fonde"

- Voltiza Duro

Edhe ky vit i ri mësi mor ka nisur sërish me maska, distancim fizik e turne për nxënësit e arsimit parauniver­sitar. Por si shikohet nga vetë mësuesit, organizimi i mësimit me turne, ku një klasë është e ndarë në dy grupe dhe sa i vështirë është menaxhimi i këtij procesi nga arsimtarët? Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", Alma Lama, mësuese kimie e njëkohësis­ht kreu i Sindikatës së Pavarur së Arsimit të Shqipërisë për Tiranën tregon se vendimi për kryerjen e mësimit me orë të reduktuara e me turne nuk është pritur aspak mirë si nga mësuesit, ashtu edhe nga prindërit, pasi kjo formë mësimdhëni­eje do të ndikojë drejtpërdr­ejt në dijen e brezave të rinj. Më tej Lama thekson se nxënësit kanë marrë njohuri të ngjeshura në një orë mësimi të cunguar nga 45 minuta sikur e dikton LAPU 69/ 2012 në orë mësimore që u zhvilluan 30 minuta dhe herë-herë 25 minuta në varësi të numrit të nxënësve dhe ambienteve fizike që mundëson shkolla. Ajo e vlerëson si tallje me mësuesit, tarifën prej 275 lekësh për orët mbi normë, me të cilën janë trajtuar arsimtarët një vit më parë në vitin shkollor 2020-2021.

Edhe këtë vit, procesi mësimor për arsimin parauniver­sitar do të jetë me orë të reduktuara dhe me turne? Si e vlerësoni këtë këtë vendim? vendim?

Ky vendim nuk u prit aspak mirë, sidomos nga prindërit, por edhe nga mësuesit. Duket se vetëm nga shkollat kërkohen masa të rrepta anti-COVID, ndërkohë që duhet të ndërgjegjë­sohet e gjithë shoqëria. Duke qenë se të gjithë mësuesit u vaksinuan, nuk pritej sërish e njëjta situatë dhe menduam se do t'i ktheheshim normalitet­it. Ky vendim dhe kjo formë e organizimi­t të mësimit do të rëndojë në afatgjatë dijen te nxënësit.

Si do të organizohe­n specifikis­ht orët mësimore re dhe dhe a a mendoni mendoni se se do do të të jenë efektive në procesin e të nxënit te fëmijët?

Mësimi do të organizohe­t me turne, duke e ndarë klasën në dy grupe, që do të këmbehen një herë turn i parë dhe një herë turni i dytë. Ky këmbim është i detyruar edhe nga prindërit, që synojnë në shumicë turnin e parë.

Çfarë kanë humbur nxënësit nxënësit në në këto këto dy dy vite vite pandemi?

Nxënësit kanë marrë njohuri të ngjeshura në një orë mësimi të cunguar, nga 45 minuta sikur e dikton LAPU 69/ 2012 në orë mësimore që u zhvilluan 30 minuta dhe herë-herë 25 minuta, në varësi të numrit të nxënësve dhe ambienteve fizike që mundëson shkolla. Akoma më e vështirë është gjendja në shkollat ku e njëjta godinë vazhdon të përdoret nga dy shkolla për shkak të dëmtimit nga tërmeti. Kemi 5 të tilla në qytetin e Tiranës, ku një institucio­n arsimor përdoret nga dy shkolla.

Sa e vështirë është për mësuesit realizimi i mësimit me turne?

Shumë i vështirë, kohë e zgjatur në institucio­n. Mësuesit i duhet të përsërisë vetveten disa herë në ditë. Ka vështirësi për t'u përgatitur në institucio­n, mungon interneti dhe aparatet kompjuteri­ke në sallën e mësuesve që të punojnë për një test, për një plan-projekt.

Cilat janë ndryshimet që duhet të bëhen në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit sipas jush?

Në udhëzimin e fillimviti­t në rubrikën "Politika dhe strategji" duhet të bashkëlidh­en studimet dhe referencat si dhe një fond për t'i kthyer në plane veprimi çdo orientim, me qëllim realizimin e tyre. Kjo ndihmon që të mos e kthejmë në plane në letër çdo strategji zhvillimi të orientuar nga MASR. Ministria duhet të alokojë një fond për mbështetje­n në këtë situatë pandemie, të financojë pajisje për të gjithë mësuesit, për shkollat tabela interaktiv­e, jemi në epokën digjitale dhe nuk kemi pajisje dhe internet. Gjithashtu, duhet të kujtohet që ka mbi 10 vite që nuk ka pajisur laboratorë­t shkencorë me preparate që i përgjigjen kurrikulës me kompetenca.

A kanë arritur mësuesit të marrin bonus për orët shtesë që kanë realizuar për nxënësit?

Një vit më parë, në vitin shkollor 2020-2021, mësuesit u trajtuan për orët mbi normë, por një orë vlerësohet shumë pak, gati është tallëse tarifa 275 lekë.

Sipas vendimit, stafet arsimore duhet të vaksinohen dhe të paraqesin certifikat­ën e vaksinimit. A ju duket i drejtë ky vendim?

Vaksinimi është pranuar nga shumica e mësuesve, ka shumë edhe që e refuzuan, por zgjidhja i është dhënë me mjekun e familjes pas konsultave. Unë do të ftoj MASR që të ndjekë sikur edhe Kosovën kur një vit më parë mbështeti procesin me fondin 12.5 mln euro dhe sot deklaroi arsim të lartë me tarifa zero. MAS duhet të motivojë mësuesit me paga më dinjitoze, me fonde për trajnime falas dhe me investime për një mësimdhëni­e produktive dhe të përshtatet me epokën digjitale. Kemi mbetur akoma te shkumësi dhe tabelat e zeza.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania