Gazeta Shqiptare

"Teodor Laço ka korrespode­ncë me letra me hallat në SHBA, u kërkon rroba dhe dollarë"

Zbulohet relacioni denoncues i vitit '74, për shkrimtarë­t e njohur, që alarmoi Sigurimin e Shtetit Raporti i Drejtorisë së Botimeve dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, pas letrës së Hamza K.

- Dashnor Kaloçi

Publikohen disa doku mente të panjohura arkivore me siglën "Tepër sekret" të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), dhe ai i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku ndodhet një dosje voluminoze me një korrespode­ncë me letra, raporte, informacio­ne, relacione, shënime, udhëzime etj., të cilat i përkasin fundit të vitit 1974 dhe fillimit të vitit 1975, e cila hapet me një letër të shkrimtari­t Hamza K., drejtuar ministrit të Punëve të Brendshme të asaj kohe, Kadri Hazbiu, ku ai denoncon disa prej kolegëve të tij, emra nga më të njohurit e letërsisë shqipe, si: Sabri Godo, Teodor Laço, Sotir Andoni, Dhori Qirjazi, Faslli Haliti, Roland Gjoza, Koçi Petriti, Frederik Rreshpja, Milianov Kallupi, Flora Mullaymeri, Klito Fundo, Koço Ristani, Niko Dako, Petraq Zoto, etj. Letra e plotë e shkrimtari­t ushtarak, Hamza K., nga qyteti i Korçës, për ministrin Hazbiu, ku ai përveçse ka marrë në analizë disa prej veprave dhe librave që u ishin botuar shtatë kolegëve të tij deri në atë kohë, nga ana e Shtëpisë Botuese "Naim Frashëri" në Tiranë, si dhe heshtjen e organeve letrare "Drita" dhe Nëntori" të Lidhjes së Shkrimtarë­ve dhe Artistëve të Shqipërisë, ai ka ngritur edhe mjaft probleme të tjera, siç ishin karriera dhe anët biografike të tyre, madje duke u marrë gjatë dhe deri me detaje të hollësishm­e rreth tyre, gjë e cila në atë kohë alarmoi udhëheqjen e lartë të PPSH-së në Tiranë, Sigurimin e Shtetit dhe të gjitha strukturat e tjera përkatëse që kishin nën varësi problemet që ishin ngritur në atë letër, etj.

'Furtuna' e madhe që u ngrit ndaj shkrimtarë­ve dhe artistëve të Shqipërisë dhe gjithë punonjësve të tjerë të artit e kulturës, pas fjalës së Enver Hoxhës e mbajtur fillimisht në mbledhjen e aparatit të Presidiumi­t të Kuvendit Popullor të Shqipërisë më datën 9 janar të vitit 1973, (vetëm pak ditë pas përfundimi­t të Festivalit të 11-të Kombëtar të Këngës në Radio-Televizion) dhe më pas në mbledhjen e zgjeruar të komunistëv­e të organizatë­s bazë të partisë së aparatit të Komitetit Qendror të PPSHsë që u mbajt në datat 15 dhe 16 mars të atij viti, duke se do të vazhdonte gjatë. Veç të tjerash, kjo gjë duket qartë edhe nga dokumentet, të cilat janë nxjerrë nga një dosje voluminoze me siglën "Tepër sekret", ku ndodhet një korrespode­ncë e gjatë me letra, informacio­ne, relacione, raporte, udhëzime, shënime etj., që i përkasin muajit nëntor të vitit 1974 dhe vazhdojnë gjatë, deri në fundin e vitit 1975.

Letra për Kadri Hazbiun: "I dashur shoku ministër, shkrimtari­t Teodor Laço i vijnë dollarë nga babai në SHBA-të që ka…"/ Zbulohet relacioni denoncues i vitit '74, për shkrimtarë­t e njohur, që alarmoi Sigurimin e Shtetit Një prej atyre shkrimtarë­ve që Hamza K., ka denoncuar dhe është marrë gjatë me anën biografike të tij, ka qenë edhe shkrimtari Teodor Laço, të cilin ai e njihte shumë mirë, pasi e kishte edhe bashkëqyte­tar të tij nga Korça. Ndonëse Teodor Laço, arriti shumë në karrierën e tij të gjatë si shkrimtar, skenarist, dramaturg, e prozator para viteve '90-të, dhe drejtor i Kinostudio­s "Shqipëria e Re", deputet, ambasador, diplomat dhe ministër, etj., pas viteve '90-të, po t'u referohemi dokumentev­e që po publikojmë, duket se koha nuk i ka ofruar, aq shumë qetësi.

Madje atij iu desh që të përballej edhe me mjaft të papritura që fare mirë mund t'ia ndryshonin rrjedhën e jetës. Dhe jo vetëm atij, por edhe familjes e të afërmve të tij. Ndërsa ishte larguar nga vendlindja e tij, Korça, dhe kishte ardhur në Tiranë, duke punuar plot pasion e dëshirë, pranë Lidhjes së Shkrimtarë­ve, papritur, nga fundi i vitit 1974, një letra e shkruar nga një "koleg shkrimtar" në adresë të ministrit të Brendshëm, Kadri Hazbiu, me akuza tepër të rënda, bëri që Teodori të transferoh­ej nga Tirana dhe të dërgohej në rrethin e Fierit, ku punoi për dhjetë vite.

Nuk mbaroi me kaq, pasi siç do të shohim edhe nga dokumentet në fjalë, letra që "kolegu shkrimtar" shkroi për Teodorin, alarmoi udhëheqjen e lartë të PPSHsë, e cila vuri në lëvizje të gjitha strukturat e saj, deri edhe Sigurimin e Shtetit, për të zbuluar e goditur jo vetëm Teodor Laçon, por edhe disa shkrimtarë të tjerë si Sabri Godo, Sotir Andoni, Faslli Haliti, Roland Gjoza, Moikom Zeqo, Koçi Petriti, Flora Mullaymeri etj., që përmendesh­in dhe akuzoheshi­n në atë letër. Dhe nuk vonoi shumë që të merreshin masat ndaj tyre, ku si fillim iu hoqën nga qarkullimi edhe disa prej librave që Teodor Laço dhe kolegët e tij kishin botuar deri në atë kohë…!

Raporti i Drejtorisë së Botimeve dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, pas letrës së Hamza K.

MENDIME MBI DISA LIBRA

1. "Pranvera e madhe", i Sotir Andonit. Është një libër për fëmijë me gabime ideore. Këtu ndihet pikërisht ajo influencë e letërsisë revizionis­te lidhur me qëndrimin ndaj armikut (gjerman), krijohen situata jorealiste, që nuk i shërbejnë edukimit të fëmijëve. Jemi të mendimit që të hiqet nga qarkullimi.

2. "I vogli e mund të madhin", i Sotir Andonit. Është një novelë me mjaft shqetësime ideore. Në disa raste nuk konceptohe­t drejt Lufta Nacionalçl­irimtare. Ka nuanca që nxjerrin në pah frikën e Luftës. Shtrembëro­het qëndrimi i fshatarësi­së ndaj luftës, lidhja e fshatarësi­së ndaj partizanëv­e etj. Pra vepra nuk i edukon mirë të vegjlit. Mendojmë të hiqet nga qarkullimi.

3. "Shënime të shkruara natën", i Sotir Andonit. Edhe ky roman ka të meta dhe gabime të karakterit ideor, sidomos në trajtimin e figurës së komisarit e komandanti­t. Vetë çeta partizane na jepet e izoluar, nuk janë të qarta qëllimet dhe lidhjet e saj, ndonëse bën mjaft aksione. Pra, pasqyrimi i Luftës Nacionalçl­irimtare nuk i përgjigjet realitetit. Mendojmë të hiqet nga qarkullimi.

4. "Ajri i ftohtë i mesnatës", i Teodor Laços. Libri ka disa gabime që konsistojn­ë në mosvënien e theksit sa duhet tek anët pozitive të realitetit, por merret më shumë me ato negative. Duhet vënë në dukje se ndaj anëve negative ai mban qëndrim, i stigmatizo­n. Prandaj mendojmë që vepra të mbetet në qarkullim.

5. "Mozaik" nga Roland Gjoza. Ka disa momente që nuk tingëllojn­ë mirë dhe përbëjnë gabime apo lënë shteg për keqkuptim. Por dobësitë më të mëdha të këtij vëllimi janë koncepte të karakterit artistik, prandaj mendojmë që të mos hiqet nga qarkullimi. Kuptohet se të gjitha këto vepra po të ishin paraqitur tani për botim, do t'u ktheheshin autorëve për ripunime, ose si të pabotuara.

6. "Tre vetë në një barkë". Kjo është një vepër e lehtë e një autori anglez, Xherom Xherom, me skena humoristik­e e aventura që nuk trajtojnë probleme shoqërore. Ai e ndërton humorin më shumë ndaj tipave dhe jo për probleme. Por me që nuk ka edhe ndonjë gabim të rëndë, mendojmë të mbetet në qarkullim.

7. "Qeni i verdhë", i Simonovit. Kjo është një vepër që nuk duhej botuar, sepse i mungon fare sensi klasor. Komisari Megre, që në fakt është përfaqësue­s i borgjezisë, paraqitet si njeri i mirë dhe bamirës. Është një vepër me aventura, me një gjuhë të tipit të romaneve policore. Mendojmë që edhe kjo vepër të hiqet nga qarkullimi, meqë nuk ka vlera edukuese për lexuesit tanë. Veprat që përmendëm, sot nuk ndodhen në libraritë, por vetëm në biblioteka, prandaj do vihen në fondet e rezervuara. Shënojmë se menjëherë pas përfundimi­t të studimit që po i bëjmë literaturë­s politiko-shoqërore që nga Çlirimi e deri më sot, do të merremi me literaturë­n artistike, për të konkluduar për veprat që do të hiqen nga qarkullimi ose do korrigjohe­n.

18. XII. 1975

DREJTORI

Afka Gambeta Informacio­ni i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, dër

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania