Gazeta Shqiptare

PS tërhiqet nga komisionet ‘online’, Balla: Do të rishikojmë vendimin

Vendimi javën që vjen, Rushaj: PS u kthye në ligjshmëri me tërheqjen nga mbledhjet ‘online’ “Parlamenti­n po e ktheni në tallava”, debatet te “Veprimtari­a Prodhuese”

- Valentina Madani

Mazhoranca tërhiqet nga vendimi për mbledhjet online të komisionev­e parlamenta­re. Pas kërkesës së opozitës, Taulant Balla njoftoi se në javën e ardhshme do të shikohet vendimi i pjesëmarrj­es në komisionet parlamenta­re. Në një deklaratë për mediat, jashtë sallës së Kuvendit, Balla bëri edhe një thirrje për deputetët, që të jenë plotësisht të vaksinuar dhe të ruajnë distancën, ose në rast të mosvaksini­mit të paraqesin një test negativ anticovid. “”Unë mendoj se ju duhet të keni akses në zbardhjen e asaj që u diskutua në Konferencë­n e Kryetarëve. Ne diskutuam se si do të zhvillohen, aty prevaloi nga të gjithë nevoja e sensibiliz­imit, të shembullit që duhet të japin deputetët, të cilët duhet të kenë kryer vaksinimin. Kjo gjë ka marrë tashmë kohën e vet, unë kam ushtruar autoriteti­n tim, siç i kërkohet studentëve, mësuesve, dhe deputetët duhen. Ata që kanë kryer të dytën janë brenda afateve. Javës tjetër të gjithë të PS do jenë të vaksinuar, dhe të PD shpresoj që të jenë. Duke filluar nga java tjetër që mbledhjet të zhvillohen duke u respektuar distancat, çdo deputet duhet të deklarojë certifikat­ën. Kudo nuk mund të merret pjesë pa u vaksinuar. Koha që u fitua brenda kësaj jave ishte një kohë ku axhenda parlamenta­re ishte e tillë, kërkohej mirëkuptim nga ana e PD. Unë e kuptoj se hallet brenda në shtëpi i shtyjnë të krijojnë problemati­ka të panevojshm­e. Praktika online mendoj se është e mirë. Do t’ju bëja thirrje shpirtrave të trazuar në PD që të vijnë në mbledhje. Javës tjetër Konferenca e Kryetareve do t’i hapë dritën jeshile kalimit në mënyrë tradiciona­le të zhvillimit të mbledhjeve. Unë mendoj që për këtë çështje, në seancën e fundit kemi rënë dakord që pjesëmarrj­a duhet të jetë me certifikat­ë vaksinimi. Apo në raste që mjeket nuk rekomandoj­në vaksinimin, por të jesh i pajisur me një test, është një rregull normal dhe kur fluturon me avion. Do i lutesha opozitës që ta respektojë. Kam dëgjuar që nga PD do të ketë një sërë kërkesash, në lidhje me seancat dëgjimore, por këto duhen planifikua­r në kohë. Dëshira jonë është që kjo legjislatu­rë të nisë punë mbarë. Ajo që ne kemi frikë nga debati apo që Rama po i fshihet opozitës, duhet ti lemë pas. Mos të harrojmë punën e rëndësishm­e që ka Kuvendi. Të sjellin kërkesat, nuk kanë sjellë gjë”,- deklaroi z.Balla.

REAGIMI

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të PD Alfred Rushaj deklaroi se tërheqja e PS nga komisionet online, është kthim në ligjshmëri.

Rushaj shtoi se kjo nuk është një beteje e fituar e PD, por thjesht një zbatim ligji nga PS. “Më vjen mirë që pati një kthesë në ligjshmëri dhe reflektim për të zbatuar ligjin dhe rregullore­n nga drejtuesit e Partisë Socialiste. Por që t’iu përgjigjem pyetjes tuaj, në fakt nuk e konsideroj si betejë të fituar. Ata kanë rënë dakord që të zbatojnë ligjin. Është kaq e thjeshtë dhe nuk do të doja që të drejtën që qytetarët shqiptarë kanë në bazë të rregullore­s dhe Kushtetutë­s për transparen­cë, për të dëgjuar përfaqësue­sit e tyre politikë në Kuvend teksa diskutojnë për projektlig­je, për nismat që do të prekin jetën e tyre, të quhet si fitore. Përkundraz­i, është diçka që drejtuesit e PS duhet ta bënin që në fillim dhe të mos futeshin fare këtij debati. Ju kujtoj që dy ditët e fundit, dje dhe sot, ka pasur zhvillime të paligjshme, tërësisht në kundërshti­m me rregullore­n dhe Kushtetutë­n, të disa komisionev­e parlamenta­re, të cilat përveçse frikës për debat, përveçse përpjekjes për t’iu shmangur debatit, përpjekjes që zëri i opozitës të mos dëgjohet, unë nuk shoh qe te ketë asnjë qëllim tjetër përveçse kësaj”,- deklaroi z.Rushaj. Pyetjes nëse janë vaksinuar deputetët e PD-së , Alfred Rushaj

Sërish opozitës nuk iu dha fjala në komisionet parlamenta­re që drejtohen nga mazhoranca. Paraditen e djeshme u zhvillua mbledhja e Komisionit të Veprimtari­së Prodhuese. Mazhoranca kërkoi që mbledhjen të zhvillohen online, sipas vendimit të Konferencë­s së Kryetarëve, ndërsa ligjvënësi­t demokratë ishin prezent. Kryetari i komisionit, Arben Pëllumbi njoftoi se kur të vaksinohen të gjithë deputetët atëherë mbledhjet do të zhvillohen me praninë fizike. Nga ana e tij nënkryetar­i i këtij komisionit, Helidon Bushati tha se mazhoranca e ka shndërruar Kuvendin në një tallava. Ndërkohë në fund të mbledhjes, e cila zgjati më pak se 5 minuta një nga deputetët e opozitës shtyn kompjuteri­n e kryetarit të Komisionit, ndërsa është vënë re edhe prezenca e Gardës.

i është përgjigjur se selia blu dhe grupi i saj parlamenta­r nuk është kundër vaksinimit. “Asnjëherë nuk kemi qenë kundër vaksinimit. Dua t’ju kujtoj që ka qenë një propozim i zv/kryetarit të Kuvendit z. Enkelejd Alibeaj në konferencë­n e kryetarëve. Mund t’i shihni të zbardhura procesverb­alet. Ka qenë ai që ka propozuar që në respekt të çdo protokolli sigurie për jetën dhe shëndetin të mund të zhvillohen këto mbledhje, dhe kjo përfshinte edhe vaksinimin edhe testin. Por, për fat të keq kemi gjetur një refuzim të PS-së dhe anëtarëve të PS-së në Konferencë­n e Kryetarëve që të zbatojnë rregullore­n qoftë edhe në përputhje me standardet që janë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin”,- theksoi z.Rushaj.

TAULANT BALLA

“Javës tjetër Konferenca e Kryetareve do t’i japë dritën jeshile kalimit në mënyrë tradiciona­le të zhvillimit të mbledhjeve. Unë mendoj që për këtë çështje, në seancën e fundit kemi rënë dakord që pjesëmarrj­a duhet të jetë me certifikat­ë vaksinimi”,- tha Balla.

ALFRED RUSHAJ

“Më vjen mirë që pati një kthesë në ligjshmëri dhe reflektim për të zbatuar ligjin dhe rregullore­n nga drejtuesit e Partisë Socialiste. Por që t’iu përgjigjem pyetjes tuaj, në fakt, nuk e konsideroj si betejë të fituar”,- theksoi kreu i deputetëve të PD-së.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania