Gazeta Shqiptare

Kaos edhe në Komisionin e Arsimit, Gjekmarkaj: Kukullat e Ramës s’kanë fuqi të përballen me opozitën

-

Përplasja dhe qëndrimet e kundërta mes mazhorancë­s dhe opozitës për zhvillimin e mbledhjeve të komisionev­e parlamenta­re fizikisht apo online, kanë vijuar edhe këtë të mërkure. Deputetët e opozitës kanë shkuar fizikisht në mbledhjen e programuar në Komisionin e Arsimit, ndërsa mazhoranca ishte përgatitur për ta kryer vetëm online. Pas pamundësis­ë për të zhvilluar normalisht mbledhjen, kryetari i Komisionit të Arsimit Agron Gjekmarkaj, dha një deklaratë për median në Kryesinë e Kuvendit. Sipas Gjekmarkaj­t, mazhoranca nuk është paraqitur pasi ka marrë urdhër nga Rama për mos u paraqitur në mënyrë që të mos përballet me opozitën për problemet reale që vendi ka. “Opozita u paraqit në sallën e Komisionit të Edukimit dhe Medias. U paraqit aty në përputhje me Kushtetutë­n dhe ligjet e vendit. U paraqit aty për të respektuar parlamenta­rizmin dhe lirinë e fjalës në Shqipëri. Por siç ju po e kuptoni dhe po e shihni gjendemi përballë një situate absurde, jo rastësore, të vetëdijshm­e.

Mazhoranca nuk u paraqit, sepse nuk do ballafaqim­in me opozitën. Kukullat e Edi Ramës nuk kanë fuqi të përballen me opozitën. Ata nuk duan të diskutojnë për çështjet e arsimit në Shqipëri, për fëmijët që braktisin Shqipërinë dhe prindërit, ketë plagë të madhe të emigracion­it. Nuk duan të flasin për shkollat që mbyllen. Nuk duan të flasin për dy orë mësim në ditë që zhvillohet në shkollat publike shqiptare.

Pra, kanë shumë gjëra të cilat ata duan t’i kalojnë në mënyrë që të mos përballen me opozitën”- u shpreh Gjekmarkaj. Gjekmarkaj përmendi se opozita përfaqëson mazhorancë­n pasi zgjedhjet e 25 prillit u masakruan. “Çështja është se kjo është një qeveri që ka dalë nga masakra zgjedhore e 25 prillit, i konvenon që të shmangë çdo debat themelor për çështjet e vendit, për çështjet institucio­nale.

Opozita është këtu për të ruajtur ligjet e vendit, për të mbrojtur Kushtetutë­n. Opozita nuk lutet. Opozita nuk është e vogël.

Opozita përfaqëson shumicën e qytetarëve shqiptarë sepse ne dimë që në 25 prill zgjedhjet në vend janë masakruar”,- theksoi Gjekmarkaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania