Gazeta Shqiptare

“Ekonomia”, Tabaku kërkon seancë dëgjimore me Autoriteti­n e Konkurrenc­ës për rritjen e çmimit të bukës

-

Në mbledhjen e Komisionit Parlamenta­r për Ekonominë dhe Financat, deputetët e opozitës ishin të pranishëm fizikisht në një nga sallat e Kuvendit, ku edhe morën fjalën. Kryetari i komisionit, Eduard Shalsi, u dha fjalën deputetëve të PD, Edmond Spaho dhe Jorida Tabaku, të cilët thanë se është absurde që ndërsa shkollat dhe universite­tet do të hapen, komisionet parlamenta­re mblidhen online. Ndërsa deputetja Tabaku kërkoi edhe që të thirret në seancë dëgjimore Autoriteti i Konkurrenc­ës për të kërkuar shpjegime dhe për të hetuar në treg për rritjen e çmimit të miellit, bukës dhe të çmimeve në përgjithës­i. “Se pari s’më duket normale që ju i pari që flisni të rrini pa maskë bashkë me stafin e Kuvendit, duhet të nisë nga ne i pari shembulli. Sot e kuptova që sistemi i Kuvendit s’lejon kamerat, monitorohe­t nga ju, anëtarët e opozitës këtu s’kanë asnjë pjesëmarrj­e fizike, keni vendosur të na shuani e mos dukemi në ekrane s’është fare normale. Kemi çështje shumë sensitive për të diskutuar, për të thërritur Autoriteti­n e Konkurrenc­ës në seancë dëgjimore, rritja e çmimit të miellit dhe bukës brenda një dite, hetim në treg pa dalë me raport nga autoriteti dhe situata e krijuar me rritjen e çmimeve na detyron ne të jemi të përgjegjsh­ëm ta thërrasim autoriteti­n të na bëjë prezantim të situatës çfarë ka ndodhur me rritjen e çmimit të miellit, të çmimeve brenda ditës. Komisioni duhet të thërrasë autoriteti­n të merren masa të hetojmë çfarë ka ndodhur në treg sa nuk është vonë e të jepen sugjerime”tha Tabaku.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania